07/07/2026
DREJTËSI, SIGURI DHE VEPRIM!
Dje qytetarët u bashkuan për të ngritur zërin kundër dhunës dhe pasigurisë. Nuk kërkojmë privilegje, por kërkojmë një shtet ku ligji zbatohet për të gjithë dhe ku jeta e çdo qytetari mbrohet.
Çdo armë pa leje është një rrezik për shoqërinë. Çdo vrasje e pazbardhur është një plagë për drejtësinë. Heshtja nuk është zgjidhje, veprimi është.
Falënderojmë të gjithë qytetarët që morën pjesë në këtë marsh paqësor dhe treguan se zëri i bashkuar mund të kërkojë ndryshim.
Siguria është e drejtë, jo privilegj. Drejtësi për qytetarët. Kosova meriton rend, siguri dhe drejtësi.