06/10/2026
Falënderim për donacionin e çmuar për shkollën tonë!
Në kuadër të Bashkësisë Islame vepron Shoqata “Bereqeti”, e cila përmes angazhimit dhe përkushtimit të saj vazhdon të jetë pranë komunitetit dhe institucioneve tona arsimore.
Me shumë mirënjohje, falënderojmë Koordinatorin e Shoqatës “Bereqeti” për Podujevë, ish-nxënësin e shkollës sonë dhe Imamin e Xhamisë së Gërdocit, z. Nehat Bajrami, për donacionin e ofruar për shkollën tonë.
Donacioni përfshin pajisje të ndryshme, veshmbathje dhe materiale të tjera, të cilat do të jenë në shërbim të nxënësve dhe komunitetit tonë shkollor.
Është veçanërisht e bukur kur ish-nxënësit rikthehen te shkolla e tyre jo vetëm me kujtime, por edhe me kontribut, kujdes dhe mbështetje konkrete.
Shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për Shoqatën “Bereqeti” dhe z. Nehat Bajrami për këtë gjest human dhe bujar. Urojmë që bashkëpunimi ynë të vazhdojë edhe në të ardhmen, në të mirë të nxënësve dhe komunitetit tonë.
Faleminderit për mbështetjen dhe zemërgjerësinë!