27/06/2026
📢 THIRRJE PËR TË GJITHË BANORËT E LAGJES
Të nderuar bashkëfshatarë !
Ju njoftojmë se nesër do të organizohet aksioni për pastrimin e varrezave.
Për shkak të temperaturave të larta që priten gjatë ditës, lusim të gjithë ata që dëshirojnë të marrin pjesë të jenë të pranishëm në varreza në orën 06:00 e jo më vonë se ora 06:30, në mënyrë që punët të kryhen sa më herët dhe në kushte më të përshtatshme.
Ftojmë të gjithë banorët të japin kontributin e tyre në këtë aksion të përbashkët.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin! 🤝