Njoftime për Podujevë

Njoftime për Podujevë TABELA E NJOFTIMEVE PËR QYTETIN E PODUJEVËS

12/10/2026
Sot mbahet aktiviteti “Tetori Rozë” në PodujevëSot, më 8 tetor, nga ora 14:00, në Galerinë e Arteve në Podujevë do të mb...
08/10/2026

Sot mbahet aktiviteti “Tetori Rozë” në Podujevë

Sot, më 8 tetor, nga ora 14:00, në Galerinë e Arteve në Podujevë do të mbahet një aktivitet kushtuar ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.

Gjatë aktivitetit, gra që e kanë kaluar këtë sëmundje do të ndajnë përvojat e tyre, ndërsa profesionistët shëndetësorë do të flasin për rëndësinë e kontrolleve dhe zbulimit të hershëm.

PROF. DR. JUSTINA SHIROKA P**A, GRUAJA E PARË NË KRYE TË ASHAK-UTProf. Dr. Justina Shiroka P**a, e lindur në vitin 1953 ...
06/10/2026

PROF. DR. JUSTINA SHIROKA P**A, GRUAJA E PARË NË KRYE TË ASHAK-UT

Prof. Dr. Justina Shiroka P**a, e lindur në vitin 1953 në Prishtinë, është një ndër figurat e rëndësishme të arsimit të lartë dhe shkencës ekonomike në Kosovë.

Ajo diplomoi në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1976. Studimet pasuniversitare në fushën e teorisë dhe politikës së zhvillimit ekonomik i përfundoi në Fakultetin e Shkencave Ekonomike të Universitetit të Zagrebit, në vitin 1984. Studimet e doktoratës i kreu në Universitetin e Prishtinës.

Karrierën profesionale e nisi në Bankën e Kosovës, ndërsa në fund të viteve ’70 filloi angazhimin akademik në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës. Gjatë karrierës u avancua deri në titullin profesore ordinare.

Veprimtaria e saj shkencore lidhet veçanërisht me kërkimet operacionale, përdorimin e metodave matematikore dhe statistikore në planifikim, optimizimin e proceseve të biznesit, menaxhmentin dhe vendimmarrjen. Përmes mësimdhënies dhe udhëheqjes së studentëve në studimet bachelor, master dhe doktoratë, ajo ka kontribuar në zhvillimin e kësaj fushe në Kosovë.

Gjatë karrierës ka ushtruar edhe përgjegjësi të shumta institucionale, përfshirë drejtimin e Departamentit të Matematikës dhe Statistikës, angazhimin në Senatin dhe Bordin e Universitetit të Prishtinës, si dhe pjesëmarrjen në këshilla e komisione akademike dhe shkencore.

Përvojën profesionale e ka pasuruar përmes studimeve, trajnimeve dhe specializimeve në Austri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Itali dhe Belgjikë. Ajo ka ligjëruar gjithashtu në Universitetin e Tetovës dhe në Universitetin e Evropës Juglindore.

Një pjesë e rëndësishme e veprimtarisë së saj lidhet me fuqizimin ekonomik të grave, barazinë gjinore dhe ndërmarrësinë. Prof. Dr. Shiroka P**a ka qenë e angazhuar në organizata dhe iniciativa vendore e ndërkombëtare në mbështetje të grave dhe zhvillimit ekonomik.

Në jetën institucionale dhe publike ajo ka shërbyer edhe si ministre e Energjisë dhe Minierave, nga viti 2008 deri më 2011, si dhe deputete e Kuvendit të Kosovës gjatë periudhës 2011–2014.

Anëtare e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës që nga viti 2016, ajo ka shërbyer si sekretare e Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe si nënkryetare e Akademisë. Në dhjetor të vitit 2025 u zgjodh kryetare e ASHAK-ut, duke u bërë gruaja e parë që drejton këtë institucion.

Prof. Dr. Justina Shiroka P**a mbetet një emër i rëndësishëm në historinë e arsimit të lartë, shkencës ekonomike dhe jetës institucionale në Kosovë.

Hapen 11 vende pune në QKMF-në e PodujevësKomuna e Podujevës ka hapur konkurs për plotësimin e 11 vendeve të lira të pun...
06/10/2026

Hapen 11 vende pune në QKMF-në e Podujevës

Komuna e Podujevës ka hapur konkurs për plotësimin e 11 vendeve të lira të punës në shërbimet shëndetësore të QKMF-së.

Kërkohen:

• 1 specialist/e i/e biokimisë
• 1 mjek/e i/e përgjithshëm
• 2 logopedë
• 2 fizioterapeutë
• 2 psikologë klinikë
• 2 punëtorë socialë
• 1 teknik/e i/e rentgenit

Afati i fundit për aplikim është 14 tetor 2026.

Aplikacionet merren dhe dorëzohen në Qendrën e Shërbimit për Qytetarë, në ndërtesën e Komunës së Podujevës.

Kushtet dhe dokumentet e kërkuara:

https://kosovajob.com/jobs?id=47416

Konkurs për drejtor të Teatrit të Qytetit “Avdush Hasani”Komuna e Podujevës ka hapur konkursin publik për pozitën e drej...
06/10/2026

Konkurs për drejtor të Teatrit të Qytetit “Avdush Hasani”

Komuna e Podujevës ka hapur konkursin publik për pozitën e drejtorit të Teatrit të Qytetit “Avdush Hasani”.

Pozita është me mandat pesëvjeçar, ndërsa afati i fundit për aplikim është 24 tetor 2026.

Kushtet, përgjegjësitë dhe dokumentet e kërkuara mund të shihen në shpalljen e plotë:

https://kosovajob.com/jobs?id=69864

Jeton Sopa ishte pjesë e UÇK-së, kurse sot është gazetar. Të dyja janë pjesë e rrugëtimit të tij.Të sulmosh një ish-pjes...
05/10/2026

Jeton Sopa ishte pjesë e UÇK-së, kurse sot është gazetar. Të dyja janë pjesë e rrugëtimit të tij.

Të sulmosh një ish-pjesëtar të UÇK-së vetëm pse sot ushtron profesionin e gazetarit dhe e thotë të vërtetën në secilën storie që bën, do të thotë se dikujt nga udhëheqësit e protestës nuk i ka pëlqyer e vërteta.

E dënoj sulmin ndaj gazetarit Jeton Sopa.

Address

Podujevë
11000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Njoftime për Podujevë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share