Shtëpia Botuese ''Dardania'', Podujevë

Call Directions Contact the organization

Shtëpia Botuese ''Dardania'', Podujevë Drejtor në Shtëpinë Botuese "Dardania", në Podujevë. Më 17 dhjetor 2024
Tel: (+383) 45 / 518 -265

📚🇦🇱 REVISTA SHQIPTARE “ALBANIA – SHQIPËRI NATYRALE” – NR. 27Të dashur lexues dhe miq të librit shqip!Revista shqiptare “...
14/10/2026

📚🇦🇱 REVISTA SHQIPTARE “ALBANIA – SHQIPËRI NATYRALE” – NR. 27

Të dashur lexues dhe miq të librit shqip!

Revista shqiptare “Albania – Shqipëri Natyrale”, nr. 27, ju sjell krijimtari letrare, shkrime dhe vlera që pasurojnë kulturën tonë kombëtare.

📖 Mbështetni fjalën shqipe, autorët tanë dhe kulturën kombëtare! Bëhuni pjesë e lexuesve tanë duke porositur kopjen tuaj të revistës!

📦 PËR POROSI TË LIBRAVE DHE REVISTAVE, ju lutemi të na dërgoni këto të dhëna:

✍️ Emri dhe mbiemri:
📞 Numri i telefonit:
🏠 Adresa e rrugës:
📍 Qyteti:

❤️ Çdo porosi është një mbështetje për autorët shqiptarë, botimet tona dhe ruajtjen e gjuhës e të kulturës sonë.

📚 Lexoni shqip, mbështesni krijimtarinë shqiptare!

Shtëpia Botuese “Dardania”, Podujevë 🇦🇱

Vështrim rreth libritFJALA QË SHNDËRROHET NË DRITËNga Rudi Berisha, redaktorKur ditët i numërojmë, dëbora e bardhë mbulo...
07/10/2026

Vështrim rreth librit

FJALA QË SHNDËRROHET NË DRITË

Nga Rudi Berisha, redaktor

Kur ditët i numërojmë, dëbora e bardhë mbulon tokën dhe gjethet e vjeshtës shndriten nën bardhësinë e saj. Si një fllad i freskët, na vjen libri i titulluar “Në djepin e fjalës”, i autorit Mustaf Krasniqi. Ky është një vëllim poetik që, në kapakët e tij – me dy zogj dhe ngjyrën e gjakut, simbol i flamurit – shpreh shpirtin e autorit, i cili shkrihet dhe thellohet në fjalët poetike. Këto fjalë janë një lidhje sublime e shpirtit, herë nën zë, herë me zë të lartë dhe kumbues, që na zgjojnë me fuqinë e fjalës së shkruar, të qëndisur dhe të gravuar në gurët e mëmëdheut, në tokën tonë të lashtë, Dardania Antike, dhe në Shqipërinë nënë.

Autori Krasniqi, në këtë vëllim poetik, nis me fjalët për gjuhën shqipe, duke i lidhur ato me ritmin e gjakut që lëviz në vena. Me zërin e një zogu që këndon degë pas dege, ai qëndis fjalët e bukura, duke i veshur stilistikisht me ngjyrën e shpirtit.

Në vargjet e tij, autori ligjëron:

“O gjuhë e nënës,
O zë i gjakut,
Në çdo fjalë
Kam mall për ty.”

Vëllimi poetik i autorit Mustaf Krasniqi, i titulluar “Në djepin e fjalës”, kalon përtej fjalës dhe bëhet një zë thirrjeje për mëshirë, edukim dhe mirëqenie. Autori, përmes vargjeve, shndërrohet në një kushtrimtar që, me fuqinë e mendimit – të kthyer në fjalë dhe fjalët e qëndisura në letër –, flet me zë melankolik dhe me buzë në vaj. Ai fton ata që mbajnë dorën e mbushur me pushtet të jenë shërbëtorë të popullit dhe të veprojnë në dobi të tij.
Kjo thirrje duhet t’u bjerë në vesh të gjithëve, atyre që janë të veshur me pushtet.

Në vargjet e tij, autori ligjëron:

“O ju që mbani pushtetin në duar,
Mos e harroni popullin,
Mos e lini në udhë të madhe!
Ai s’kërkon pallate as kulla,
Por drejtësi, bukë dhe fjalë të ngrohta.

Mos harroni lotin e fëmijës në bankë,
Mos harroni nënën që lutet çdo natë,
Mos harroni punëtorin pa gjumë,
Që jetën e ngre mbi djersë e mund.”

Autori Krasniqi, me vargjet e tij, bëhet gur i qëndresës dhe zë i atyre të dobëtve e të pafajshmëve dhe, në disa raste, në mënyrë figurative, edhe zë i dëshmorëve. Me poezitë e tij, Mustaf Krasniqi kthehet në një kumt për atdheun, tokën e larë me gjak, ku, si pjesë e uniformës së çlirimit, ishte edhe vetë autori. Në kohën e paqes, ai lidh penën si një forcë relikte për të shkruar, por edhe për të goditur aty ku ngurtësia, hekuri i ndryshkur dhe drita e errët janë shuar nga duar të liga.

Në vargjet e tij, autori ligjëron:

“Amanet ta lë, o tokë e shenjtë,
Mos i lë të pabesët të shkelin në këtë dhé.
Në çdo pëllëmbë të kësaj t**e lamë nder,
Dhe nuk duhet njollosur më emra pa vlerë.”

Vëllimi poetik “Djepi i fjalës”, i autorit Mustaf Krasniqi, është i lidhur ngushtë me besën dhe nderin e shqipeve, me gjakun e dëshmorëve, por edhe me amanetin e të parëve, të cilët jetuan dhe luftuan për atdheun, për lirinë e tij. Në vargje, autori sikur na kthen në kohë, duke na bërë të mendojmë se sa i shtrenjtë dhe i shenjtë është vendi ynë, votra jonë. Por pa harruar edhe flamurin, simbolin tonë përbashkues, i cili na bëri bashkë në betim, në luftëra dhe në përkujtim të fytyrave të dëshmorëve, kur ata ranë për lirinë e tokës dhe kur u ngritën në lapidare në kohë paqeje.

Në vargjet e tij, autori ligjëron:
“Na lanë amanet gurin e votrës,
Me gjak e nder, me djersë të tokës.
Na lanë besën që s’thyen kurrë,
Flamurin që ju ngritët mbi çdo mur.”

Me një zë të fortë, por edhe me melodi të ndjeshme dhe fjalë të shkruara qartë, autori Krasniqi na bën të ditur se të lartësuar dhe të nderuar janë vetëm ata që japin jetën për atdhe, por edhe ata që punojnë me ndershmëri dhe duar të pastra. Ndërsa ata që zëri i tyre kthehet në zë të hienave, ata që veprat e tyre janë pa rëndësi dhe pesha e punës së tyre shkon në dobi të xhepit të tyre, të tillët janë në humbje përherë.

Në vargjet e tij, autori ligjëron:

“Kush për atdheun jep shpirt e jetë,
Mbetet këngë në zemrat e brezave,
Kush për interes e shet e rrënon,
Mallkimi i dhéut e ndjek përgjithmonë.”

Kur kënga kthehet në kushtrim… kur zëri kthehet në plumba të pushkës… fjala e shkruar, në këtë rast, kthehet në vargje – në dorën e vetë çlirimtarit. Kjo tregon dritën e diellit të lidhur me bardhësinë e hënës. Në vargje, autori Krasniqi i këndon edhe gurëthemelit të Njësitit të Parë të UÇK-së, Zahir Pajazitit, trimit që ia dha jetën tokës, që toka të na mbajë të lirë. Sa herë kujtojmë ditët e lirisë, aty në mendje na rri figura e fortë dhe e ndritur e çlirimtarit tonë, Zahir Pajazitit, së bashku me shokët, të cilët jetën e tyre ia falën tokës sonë arbërore!

Në vargjet e tij, autori ligjëron:

“Zahiri u rrit si shqipe,
Me zemër të fortë si gurë,
Ai s’dinte ç’ishte frika,
Veç besa e fisit t’vet burrë.”

Vëllimi poetik i titulluar “Në djepin e fjalës”, i autorit Mustaf Krasniqi, është i mbushur me ngjyra jete, me fjalë të spikatura dhe të zgjedhura me mjeshtri. Ai ofron frymëzim për breza, por edhe një qortim për të gjithë ne që jetojmë në të njëjtën kohë me autorin dhe lindjen e vargjeve të tij. Gjuha e autorit është gjuhë e një poeti të lënduar, të thyer dhe të revoltuar. Por, edhe kështu, lind vargu – lind nga dhimbja, nga malli, nga dashuria, nga zjarri etj. Fjala vetë bëhet litar i fortë poetik, mesazh, thirrje dhe zë që trazon shpirtin, duke bërë lexuesin të ndjejë thellë, të qajë dhe të mendojë.

Por në vargje, duke kalëruar, hyn edhe Skënderbeu, si kalorësi i Arbërisë, i tokës së etnisë sonë, i cili bëri luftëra të ashpra për të na sjellë pak dritë, që ne të rrojmë të lirë dhe të mbajmë frymën tonë shqiptare. Autori Krasniqi lidh frymën e kohës së Skënderbeut me lashtësinë dhe me përjetësinë e trashëgimisë sonë ilire.

Në vargjet e tij, autori ligjëron:

“Nga Iliria e Dardanisë rrjedh gjaku ynë i shenjtë,
Për çdo fjalë dhe flamur, zemra jonë është e fortë.
Në çdo mal, në çdo fushë të vendit,
Ruhet historia dhe identiteti i shenjtë i shqipes.

Në valle, në këngë, në luftë e në penë,
Shqiptari shkëlqen, dritë në çdo arenë.
Nga Skënderbeu te lashtësia ilire,
Ndrit emri ynë, flakë e Ilirisë së Madhe.”

Në shumë raste janë shkruar libra, por shpesh armiqtë tanë janë munduar të mohojnë qenien dhe ekzistencën tonë shqiptare. Autori Krasniqi na kujton edhe njëherë përmes vargjeve se ne shqiptarët duhet të krenohemi: nuk jemi të huaj në vendin tonë, jemi autoktonë dhe jemi bij të baballarëve tanë. Këtu, në këtë tokë, në Shqipëri, jemi që nga lindja dhe do të qëndrojmë përjetësisht.

Në vargjet e tij, autori ligjëron:
“Krenohu, bir i Arbërisë së shenjtë,
Autokton dhe trim, shpirt luftëtari.

Në çdo zemër je bir i madh,
Shqiptar i lashtë, kreshnik i paepur,
Përjetësisht në atdheun tënd.”

Autori Mustaf Krasniqi, në vëllimin e tij poetik të titulluar “Në djepin e fjalës”, me gjuhën prej një shqiponje, shkruan edhe për lisin e madh dhe të pathyeshëm, i cili qëndroi për shumë vite si një qiri i ndezur për shqiptarët, duke iu bërë dritë dhe duke u treguar rrugën se kah duhet rreshtuar. Fjala e shkruar e poetit Krasniqi për këtë pishtar drite është më shumë se fjalë: është nderim dhe mirënjohje për gurin e bardhë të ngritur në madhështinë e fjalës poetike.

E ky lis është Baca ynë, simboli i rezistencës dhe i sakrificës, i burgut, i qelisë, i ushtrisë – Adem Demaçi, guximtari dhe trimi i ditëve më të vështira. Poeti e skalit me mjeshtëri të rrallë të fjalës poetike, duke e quajtur edhe “legjendë”, por në fakt ai është i gjallë dhe i formësuar në kohën kur autori Krasniqi jetoi ditët në të njëjtën kohë me të.

Në vargjet e tij, autori ligjëron:

“Në heshtjen e qelive ku nata s’mbaron,
Ku muret kanë dëgjuar britmat e shpirtit,
Një burrë qëndroi si lis nën rrufe,
Me sy që digjnin zjarrin e lirisë.

Jo prangat, as muret, as hija e vdekjes,
S’e thyen betimin që dha për Atdhe,
Se Demaçi s’ishte njeri prej kockash e mishi,
Por një gur i Kosovës në trupin e vet.”

Vëllimi poetik, i titulluar “Në djepin e fjalës”, i autorit Mustaf Krasniqi, është i ngjyer me gjak, i larë me shumë lot dhe i sforcuar me dashuri. Ai ringrihet mbi kulla prej gurësh dhe shpesh shndërrohet në flamur kuqezi që valon mbi ato kulla të heronjve, dëshmorëve dhe mbi popullin tonë shqiptar.

Fjalët e shkruara nga autori, si një thesar shpirti, janë kushtuar nënës, vëllait, babait, dajës, dëshmorëve dhe bashkëluftëtarëve, por edhe rrugëve të tij, nga lufta deri te paqja. Sa bukur është kur nga pushka arrin të bëhesh mjeshtër i fjalës, kur gdhend lëvoren e lisave për të gjetur fjalët, për të shkruar për atdheun – për atdheun për të cilin dikur luftove, për liri, për lirinë e fjalës që flasim dhe fjalës që shkruajmë.

A ka botë më të bukur se bota e të qenurit ti vetvetja? Ai që shkruan, lehtëson shpirtin duke e derdhur në fletët e bardha, ai që rri zgjuar në natën e vonë për t’i shkruar dashurisë, mallit, vjeshtës, dëborës së bardhë, ai që shkruan respektin e vajzës, nderin e djalit dhe ndjesinë për krijesën që të do pa interes – e ajo është Nëna, krijesa më e dashur, më e butë dhe e bekuar nga Zoti, e që duhet të jetë e dashur edhe nga robi.

Por autori Krasniqi nuk i lë anash as ata që ditë e netëve të vona kërkojnë lëmoshë me dorë të zgjatur, në disa raste edhe bashkëbisedon me ta dhe në vargje sikur sjell dialogun mes atij që kërkon dhe poetit që shkruan.

Me një gjuhë tepër të butë, të shkruar për dashurinë, vargjet e tij zbuten dhe bëhen më të ndjeshme, më të nënshtruara, sepse para dashurisë janë përkulur edhe malet, edhe mbretëritë. Ashtu do të ndodhë edhe me fjalën e shkruar, e cila është kultivim dhe rritje e dashurisë mes të dashuruarve. Por nuk mungojnë as vargjet kushtuar universit, krijimit nga Krijuesi, Atij që ka në dorë gjithçka që ne e shohim, si dhe atë që syri ynë i lirë nuk e sheh.

Mund të themi lirisht se vëllimi poetik i titulluar “Në djepin e fjalës”, i autorit Mustaf Krasniqi, është një thesar që i duhet letërsisë sonë bashkëkohore dhe do të radhitet denjësisht mes librave që sot ndriçojnë shpirtin dhe mendjen e lexuesve. Ky vëllim, i cili ka mjaft vargje, në thelbin e tij mbart një zë që buron nga shpirti i një luftëtari të lirisë, i një poeti të ditëve të rënduara të paqes dhe i një personaliteti që ka zgjedhur fjalën si mbrojtje dhe luftim ndaj së keqes. I cili është një zë i fuqishëm kundër dukurive negative dhe një opozitar i gjithçkaje që nuk përputhet me të vërtetën dhe me vlerat tona shqiptare, por përherë reflektues për të mirën dhe mbrojtës i së mirës sonë zakonore e kombëtare.

Miku im, Mustaf Krasniqi, suksese për librin tënd të dytë! Paçi shëndet dhe çdo të mirë për ju dhe familjen tuaj.

Urime dhe suksese në vazhdim!

Dardani, 2026

📖 BOTIM I RI🌟 AVENTURAT E LULIT🧸 Përrallë për fëmijë – Pjesa e parë✍️ Suzana Llanaj-Vangjeli🫶 Të dashur miq dhe lexues,S...
26/09/2026

📖 BOTIM I RI
🌟 AVENTURAT E LULIT
🧸 Përrallë për fëmijë – Pjesa e parë
✍️ Suzana Llanaj-Vangjeli

🫶 Të dashur miq dhe lexues,

Shtëpia Botuese “Dardania” ka kënaqësinë të prezantojë botimin më të ri të autores Suzana Llanaj-Vangjeli, një libër i krijuar për lexuesit e vegjël dhe për botën e tyre plot fantazi e kureshtje.

📚 “Aventurat e Lulit” është një përrallë që i fton fëmijët në një botë aventurash, imagjinate dhe zbulimesh, duke përcjellë edhe mesazhe e vlera të bukura.

👨‍👩‍👧‍👦 Ftojmë prindërit dhe të gjithë dashamirësit e librit që “Aventurat e Lulit” ta bëjnë pjesë të bibliotekës familjare dhe t’ua dhurojnë fëmijëve.

🙌 Shtëpia Botuese “Dardania” i uron autores shëndet, frymëzim dhe suksese të mëtejshme në krijimtarinë e saj letrare!

📖 “Dardania” – ku fjala merr vlerë, libri merr jetë.

————————————

⚖️ KUR GJYKOHEN ÇLIRIMTARËT, GJYKOHET EDHE KUJTESA E NJË POPULLI Dardania, 17 shtator – Kaloi një ditë nga vendimi i Gjy...
17/09/2026

⚖️ KUR GJYKOHEN ÇLIRIMTARËT, GJYKOHET EDHE KUJTESA E NJË POPULLI

Dardania, 17 shtator – Kaloi një ditë nga vendimi i Gjykatës Speciale, të cilën që nga fillimi e kam konsideruar si një gjykatë të ngritur me qëllime tendencioze, për arrestimin dhe dënimin e luftëtarëve dhe çlirimtarëve të lirisë së Kosovës.

Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për dënimin e Thaçit, Krasniqit, Veselit, Selimit, Calit dhe Shalës. Për mua, ky vendim ngre një çështje shumë më të gjerë: rrezikun e barazimit të krimit dhe përgjegjësisë mes Kosovës, e cila luftoi për liri, dhe Serbisë, e cila zhvilloi një luftë për pushtim dhe kreu krime të rënda kundër njerëzimit.

Gjatë luftës, popullsia shqiptare e Kosovës u dëbua me dhunë nga shtëpitë e veta, u vranë civilë, u dogjën shtëpi dhe u kryen krime të rënda ndaj popullsisë së pafajshme. Mes viktimave kishte edhe fëmijë dhe gra shtatzëna. Të gjitha këto krime u kryen nga Serbia fashiste dhe kriminale, përmes forcave të saj ushtarake, policore dhe paramilitare.

Prandaj, ky vendim nuk duhet parë vetëm në prizmin e individëve të dënuar, por në kontekstin më të gjerë të historisë së luftës së Kosovës, të viktimave të saj dhe të së drejtës së një populli për të jetuar i lirë dhe me dinjitet.

Sepse drejtësia nuk duhet ta barazojë viktimën me agresorin, as sakrificën për liri me krimin e pushtimit.

🩸 Nuk u dënuan vetëm individët, u godit edhe UÇK-ja

Këtë të mërkurë që po e lëmë pas, nuk u dënuan vetëm katër apo gjashtë individë. U goditën shkronjat e arta të historisë sonë. U godit UÇK-ja dhe të gjithë ata që u radhitën në radhët e saj, qofshin të gjallë apo të vdekur.

Sipas qëndrimit tim, provat e përdorura në këtë proces janë të rrejshme, ndërsa janë anashkaluar provat e paraqitura nga pala mbrojtëse dhe dëshmitë në favor të të akuzuarve. Për mua, ky përfundim është i gabuar dhe mbart një dimension politik dhe kriminal.

Ky vendim nuk mund të shihet vetëm si një çështje që lidhet me disa individë. Ai prek historinë e luftës së Kosovës, sakrificën e mijëra njerëzve dhe vetë emrin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

⚠️ Dhimbja e dëshmive kundër luftëtarëve

Por një gjë edhe më e dhimbshme është se, sipas qëndrimit tim, dëshmitë e disa personave që i konsideroj dëshmitarë të rremë, spiunë, tradhtarë dhe bashkëpunëtorë të Serbisë, njerëz që flasin gjuhën tonë, u përdorën kundër luftëtarëve të lirisë.

Ata, siç i shoh unë, kanë vënë në pazar dinjitetin, atdheun dhe qenien e tyre, duke i shkëmbyer për çmimin e interesit.

Nga dëshmitë e këtyre njerëzve, të cilët i konsideroj tradhtarë dhe spiunë të udhës së kombit, u ndërtuan e u montuan prova që rënduan mbi luftëtarët e UÇK-së. Për mua, pas kësaj qëndron hija e zezë e tradhtarëve, e ndikimeve dhe e ndërhyrjeve që lidhen me Serbinë, në dobi të Rusisë dhe të armiqve të kombit shqiptar.

Kjo është një nga dhimbjet më të mëdha për popullin shqiptar: që në një proces ku duhej të fliste drejtësia, zëri i atyre që u shërbyen armiqve tanë serbo-sllavë dhe interesave të Serbisë u përdor kundër atyre që luftuan për lirinë e Kosovës.

🕯️ Një plagë e vjetër e historisë sonë

Por kjo nuk më befason. E njëjta dhimbje është përsëritur edhe më herët në historinë e familjes sime, në gjykimin e dajës tim, simbolit të rezistencës sonë kombëtare, Adem Demaçit.

Edhe atëherë, dëshmitarë kundër tij ishin shqiptarë. Ishin njerëz të rrethit të tij, shokë, shkrimtarë, poetë e politikanë. Dëshmitë e tyre u përdorën kundër një njeriu që ia kushtoi jetën lirisë dhe dinjitetit kombëtar.

Për shkak të atij gjykimi, daja im, Adem Demaçi, kaloi mbi 28 vjet në burgje dhe në izolim, nën regjimet e Rankoviqit, Titos dhe Millosheviqit.

⚖️ Kur dëshmitari bëhet plagë e atdheut

Historia, për fat të keq, na ka mësuar se plagët më të thella ndonjëherë nuk vijnë vetëm nga armiku përballë, por edhe nga ata që flasin të njëjtën gjuhë dhe që, në momente vendimtare, zgjedhin të dëshmojnë kundër njerëzve të vet.

Dhe kjo është dhimbja që nuk harrohet lehtë: kur njeriu që lufton për lirinë e popullit të tij gjendet i vetëm përballë gjykatës, ndërsa disa nga zërat që duhet të ishin pranë tij kthehen në dëshmitarë kundër tij.

🇦🇱 Tani barra dhe përgjegjësia janë mbi ne

Por historia nuk mbyllet me një vendim gjykate. Historia mbetet aty ku kanë mbetur gjaku, sakrifica dhe kujtesa e një populli.

Por një peshë e rëndë bie mbi ne, që jemi jashtë grilave të atij burgu famëkeq dhe kriminal. Çlirimtarët e kanë kryer misionin e tyre para luftës, gjatë luftës dhe në proceset politike që pasuan. Tani barra e rëndë dhe përgjegjësia bien mbi ne, mbi ata që janë duke udhëhequr institucionet dhe mbi të gjithë shqiptarët, jo vetëm në Kosovë, por në mbarë trojet shqiptare dhe në mërgatë.

Kjo është përgjegjësia jonë: të mos e lëmë historinë në duart e atyre që duan ta shtrembërojnë, të mos e harrojmë sakrificën dhe të mos heshtim përballë padrejtësive që prekin kujtesën dhe dinjitetin e popullit tonë.

🔥 Nuk kemi më kohë për të humbur

Çdo minutë e humbur është shumë. Na duhet të mobilizohemi, të bashkohemi dhe të krijojmë unitet, sepse po na gjykohet liria, po na mjegullohet historia dhe po tentohet të na barazojnë me kriminelët serbosllavë dhe me një shtet që, sipas kësaj pikëpamjeje, ka vepruar përmes një aparati shtetëror të përfshirë në krime, si Serbia fashiste.

Tani është koha të jemi bashkë, të flasim me një zë dhe ta mbrojmë të vërtetën historike, kujtesën dhe dinjitetin tonë kombëtar.

Ne duhet të bëjmë atë që mundemi, por një gjë e kemi në dorë: Jo në emrin tim, jo në emrin tim, jo në emrin tim.

❗ JO NË EMRIN TIM! JO NË EMRIN E POPULLIT SHQIPTAR!

Ne duhet të bëjmë gjithçka që kemi në dorë. Por një gjë është e qartë: ata që sot po gjykohen dhe dënohen në Hagë, sipas bindjes sime, po përballen me një padrejtësi të madhe. Dhe ajo që më dhemb më shumë është se këto vendime po shpallen në emër të popullit shqiptar.

Prandaj, këtë duhet ta themi qartë, pa frikë dhe pa mëdyshje:

Jo në emrin tim!
Jo në emrin tim!
Jo në emrin e popullit shqiptar!

Mos e përdorni emrin tim dhe mos e përdorni emrin e popullit shqiptar për të legjitimuar një gjykim që unë e konsideroj kriminal dhe fashist, një gjykim të padrejtë ndaj atyre që luftuan për lirinë e Kosovës.

Ata u shpallën fajtorë nga një gjykatë që unë e konsideroj politike dhe të organizuar në mënyrë kriminale, si pjesë e një ndërmarrjeje të përbashkët të trupit gjykues dhe prokurorisë, ku, sipas informacioneve, disa prej tyre kishin qenë më parë pjesë e EULEX-it në Kosovë.

Ky gjykim mund të pranohet nga tradhtarë të kombit, por jo kurrë nga shqiptarët dhe nga luftëtarët e lirisë. Askush nuk mund të flasë në emër të të gjithë popullit shqiptar për historinë, luftën dhe sakrificën tonë, aq më pak të pretendojë se ky gjykim përfaqëson vullnetin dhe qëndrimin e shqiptarëve.

Ky gjykim nuk është në emrin tim dhe nuk është në emër të popullit shqiptar.
Në emrin tim, jo!

Në emër të popullit shqiptar, jo!

Historia do të vazhdojë të flasë. Kujtesa nuk gjykohet me aktgjykim. Dhe emri i një populli nuk mund të merret peng për të justifikuar një padrejtësi.

🕊️ JO NË EMRIN TIM!

E DREJTA E LIRISË: DRITA E SYRIT SHQIPTAR    ❤️ Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte dhe mbetet ushtria më e lavdishme në ...
16/09/2026

E DREJTA E LIRISË: DRITA E SYRIT SHQIPTAR

❤️ Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte dhe mbetet ushtria më e lavdishme në historinë tonë. Ajo e nxori popullin shqiptar të Kosovës dhe vetë Kosovën nga kthetrat pushtuese, pas shekujsh robërie.

-Por si është e mundur që të dënohen ata që dhanë gjithçka, që sakrifikuan dhe luftuan për lirinë, e të gjykohen nga të huajt dhe nga disa ish-struktura spiunazhi e bashkëpunëtorë, njerëz pa ndërgjegje, që për fat të keq flasin shqip?

>Të dashur shqiptarë, sot po tentohet që, në emër të drejtësisë, të dënohen krerët e UÇK-së dhe të njolloset vetë Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë dhe duhet të shpresojmë e të angazhohemi që të mos ndodhë.

Nëse dikush nga ju mendon se këta duhet të dënohen, atëherë ose nuk gjykon me mendje të kthjellët dhe ka rënë pre e propagandës, ose është i sh*tur te armiqtë tanë serbo-sllavë. Në çdo rast, ai nuk përfaqëson ndërgjegjen kombëtare shqiptare.

“Po ju rikujtoj librin e titulluar Realiteti i ri, ku thuhet: ‘Do të tentohet të burgosen ushtarët, eprorët, komandantët dhe themeluesit e UÇK-së, për të ndërtuar një narrativë të rreme se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk është dashur të ndodhë fare.’'

“Siç paralajmërohet në librin Realiteti i ri: ‘Synimi nuk është drejtësia, por përmbysja e së vërtetës historike – kriminalizimi i UÇK-së dhe mohimi i luftës për liri.’'

Ju lutem të gjithë ju që keni gjak shqiptari, mos u gëzoni për këtë dënim, sepse këtë dënim e dëshirojnë vetëm armiqtë tanë – serbët. Ata janë ata që i gëzohen dhe e duartrokasin këtë padrejtësi.

Por një gjë mos e harroni kurrë: ju që jeni kundër UÇK-së, jeni edhe kundër Kosovës. Qoftë edhe nëse vini nga gjaku ynë, me këtë qëndrim tregoni se jeni të humbur në mendje dhe të djallëzuar në shpirt. Fjala e shkruar, megjithatë, nuk harron kurrë dhe historia i mban shënimet e saj.

Një gjë duhet thënë saktë dhe troç: luftën nuk e bëri populli në tërësi, por e bëri një grup i vogël njerëzish, të cilët ishin dhe mbetën të shkëputur nga masa e popullit. Sepse po të ishte luftë e bërë nga populli, sot do të ishim të bashkuar, ashtu siç u bashkua dikur kombi në kërkim të lirimit të atdhetarit Avni Rustemi, i cili vrau tradhtarin e kombit, Esat Pashë Toptanin.

Kjo revoltë e zbehtë, ky mllef i munguar dhe këto duartrokitje të sotme të disa shtresave të shoqërisë sonë, vetëm sa po e dëshmojnë dhe po ma forcojnë bindjen se një pjesë e madhe e popullit paskësh qenë në kumari me Serbinë, me armiqtë tanë.

Andaj, është koha të reflektojmë, është koha të jemi zëri i së vërtetës, zëri i atdheut dhe i lirisë, dhe të jemi zëri i UÇK-së, ashtu siç ishte dikur zëri që vinte nga malet e Berishës – zëri i Kosovës.

Unë, nuk mund të mendoj dhe veproj ndryshe, jam i një trungu të Adem Jasharit, jam gjaku i Adem Demaçit dhe pasues i Zahir Pajazitit e nënshtrues i të vetmit Zot të Madh. Nëse do mendoja, shkruaja dhe veproja ndryshe, do të dënohesha nga Zoti, do të shkelsha mbi sakrificën e Dajës tim dhe mbi gjakun e dëshmorëve të kombit shqiptar, mbi gjakun e atyre që dhanë jetën për lirinë tonë.

Por këtë liri po e gëzojnë edhe spiunët, tradhtarët e kombit shqiptarë. Ata ishin shumë, por janë ende shumë, ata po punojnë, ndërsa ne po ndahemi në ne dhe ata, po përçahemi dhe jemi bërë pikë e pesë. Ata po e shfrytëzojnë këtë hapësirë që të na godasin në vlerat më sublime që kemi ne shqiptarët në Kosovë, siç thotë një miku im, Nexhi, në Dritë të syrit mos me prek!

Dhe UÇK-ja është dhe do të mbetet. Drita e syrit për të gjithë shqiptarët. E UÇK-ja janë ato figura që luftuan, që sakrifikuan dhe me pushkën dhe luftën e tyre sollën lirinë!



––––––––––––––––––––––––––––––––


& &

📖 MBËSHTETNI FJALËN SHQIPE! Revista Shqiptare “ALBANIA – SHQIPËRI NATYRALE”, nr. 26 është një botim që ruan, promovon dh...
09/09/2026

📖 MBËSHTETNI FJALËN SHQIPE!

Revista Shqiptare “ALBANIA – SHQIPËRI NATYRALE”, nr. 26 është një botim që ruan, promovon dhe përcjell vlerat tona kombëtare, kulturore e historike.

Mbështeteni këtë nismë duke e porositur një kopje apo më shumë. 📚❤️

Ne i kemi në dispozicion edhe numrat e tjerë, nga nr. 1 deri në nr. 26, kështu që mund ta plotësoni koleksionin tuaj.

________________________________

📦 Për porosi, na dërgoni:
👤 Emri dhe mbiemri
📞 Numri i telefonit
🏠 Adresa e rrugës
📍 Qyteti
________________________________
Faleminderit për mbështetjen tuaj! ❤️

📢 NJË PYETJE PËR MKRS-në📖 Revista Shqiptare “Albania – Shqipëri Natyrale”, që botohet nga Shtëpia Botuese “Dardania”, Po...
08/09/2026

📢 NJË PYETJE PËR MKRS-në

📖 Revista Shqiptare “Albania – Shqipëri Natyrale”, që botohet nga Shtëpia Botuese “Dardania”, Podujevë, filloi të botohet më 28 Nëntor 2019, me daljen e numrit të parë. 🇦🇱 Nga numri 1 e deri më sot, janë botuar 26 numra, duke i shërbyer letërsisë, kulturës dhe fjalës së shkruar shqipe.

✍️ Në faqet e saj janë botuar mbi 3.100 autorë, nga të gjitha trojet shqiptare dhe nga mërgata. 🌍

Megjithatë, revista nuk është përfshirë në listën e botimeve të mbështetura nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

❗ Ajo që shqetëson është se nuk është dhënë asnjë sqarim, asnjë vërejtje dhe asnjë arsyetim për këtë vendim.

❓ Ku jeni ju që thirreni në shqiptari, kur mohohet vetë fjala e shkruar shqipe?

Ku është mbështetja për një revistë që ka hapur faqet e saj për mijëra autorë shqiptarë, duke i dhënë hapësirë krijimtarisë, mendimit dhe vlerave tona kombëtare?

🤝 Nuk kërkojmë privilegje. Kërkojmë transparencë, drejtësi dhe respekt për fjalën e shkruar shqipe.

❤️ Unë betohem se, me frymë, me shpirt dhe me gjakun tim, do ta mbaj këtë revistë në gjirin e kombit deri në frymën e fundit të jetës sime. Nuk do të ketë injorim dhe asnjë fuqi që mund të ma ndalë vullnetin, dashurinë dhe përkushtimin tim për këtë revistë – faqe drite dhe portë e hapur për ruajtjen e vlerave kombëtare, shpirtërore dhe shqiptare.

🇦🇱 “Liri a vdekje! Lidhja është gjallë, nënë Shqipëri!”

🔥 Për sa kohë të kem frymë, do të vazhdoj ta mbroj këtë mision dhe këtë fjalë të shkruar.

🤲 Dhe ju bëj thirrje, si shqiptari shqiptarit: ta blini dhe ta mbështesni këtë revistë, sipas vullnetit, mundësive dhe formave tuaja. Çdo mbështetje për të është mbështetje për fjalën shqipe, për autorët tanë dhe për ruajtjen e vlerave tona kombëtare. 🇦🇱📖

💬 Presim, miq, komentet, mendimet dhe fjalët tuaja. Zëri juaj ka rëndësi!

❓ Cila është arsyeja që Revista Shqiptare “Albania – Shqipëri Natyrale” nuk u mbështet?

📚 Shtëpia Botuese “Dardania”, Podujevë 🇦🇱

📚 TRE LIBRA QË IA VLEN T’I KENI NË BIBLIOTEKËN TUAJ! 📚📖 Dhimbja e Rrugës📖 Gjurmët e Hapave të Tu📖 Nënë – Fjalë Shpirti❤️...
02/09/2026

📚 TRE LIBRA QË IA VLEN T’I KENI NË BIBLIOTEKËN TUAJ! 📚

📖 Dhimbja e Rrugës
📖 Gjurmët e Hapave të Tu
📖 Nënë – Fjalë Shpirti

❤️ Nëse e doni librin, fjalën e bukur dhe rrëfimet që prekin shpirtin, këta libra janë një zgjedhje e veçantë për ju ose për një dhuratë të bukur për dikë që doni.

📩 POROSITINI TANI!

Për porosi të librave, na shkruani këto të dhëna:

👤 Emrin dhe mbiemrin tuaj
📞 Numrin e telefonit
🏠 Adresën e rrugës
📍 Qytetin

🚚 Ju vetëm porositni, ne kujdesemi që librat t’ju vijnë në derën e shtëpisë!

📚 Zgjidhni librin tuaj, bëjeni porosinë sot dhe lejojini fjalët të vijnë në shtëpinë tuaj! ❤️

📚 DY ROMANE QË MUND T’I POROSISNI 📚❤️ 1. “Dashuria u kthye në lot” - Tahir MusajNjë roman i mbushur me ndjenja, dhimbje,...
28/08/2026

📚 DY ROMANE QË MUND T’I POROSISNI 📚

❤️ 1. “Dashuria u kthye në lot” - Tahir Musaj

Një roman i mbushur me ndjenja, dhimbje, dashuri dhe emocione të forta.

🌅 2. “Pas stuhisë lind dielli përsëri” - Tahir Musaj

Një rrëfim për dhimbjen, qëndresën dhe shpresën se pas çdo stuhie vjen një ditë e re.

––––––––––––––––––––––––––––––––

📦 Ju vetëm porositni, ne jua sjellim librin deri te dera e shtëpisë apo e banesës suaj!

📝 Për porosi, na shkruani:

👤 Emrin dhe mbiemrin

📞 Numrin e telefonit

📍 Adresën e rrugës

🏙️ Qytetin

📖 BOTIM I RI – SHTËPIA BOTUESE “DARDANIAShtëpia Botuese “Dardania” me kënaqësi të veçantë njofton botimin më të ri nga a...
25/06/2026

📖 BOTIM I RI – SHTËPIA BOTUESE “DARDANIA

Shtëpia Botuese “Dardania” me kënaqësi të veçantë njofton botimin më të ri nga autori Ma. Sc. Adem Ajvazi:

✍ “Ramish Lluga - Pleqnar i Llapit” (Monografi, 2026)

Ky libër shënon një tjetër hap të rëndësishëm në krijimtarinë e autorit dhe paraqet një vlerë të shtuar në fondin bibliotekar të botimeve tona.

👉 Me këtë botim, arrijmë numrin e 2️⃣7️⃣-të të librave të botuar në kuadër të Shtëpisë Botuese “Dardania” - Podujevë

Në këtë libër monografik, lexuesi do të gjejë ndjeshmëri, kujtesë, identitet dhe rrënjë të thella shpirtërore që lidhen me njeriun dhe kohën. Po ashtu, ai do të njihet me thënie të mençura dhe do të mësojë për pleqnarinë dhe veprimtarinë e pleqve në pajtimin e gjaqeve, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve e ngatërresave, me theks të veçantë në figurën e Ramish Llugës.

📚 Ftojmë të gjithë dashamirësit e librit të bëhen pjesë e kësaj bote interesante arkivore, një rrugëtim nëpër thënie të mençura dhe fjalë të ndritura, të cilat dhurojnë emocione të veçanta dhe zgjojnë përjetimin e bukur të fjalës së shkruar.

🙌 Shtëpia Botuese “Dardania” i shpreh mirënjohje autorit Ma. Sc. Adem Ajvazi dhe mbështetësit të librit, Muhamet Konushefcit, për besimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, duke u uruar suksese të reja.

📖 Lexim të këndshëm!

–––––––––––––––––––––––––––


& &

Address

Gërdoc "Sadik Koliqi"
Podujevë

Telephone

+38345518265

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shtëpia Botuese ''Dardania'', Podujevë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Shtëpia Botuese ''Dardania'', Podujevë:

Shortcuts

Share