Kush jemi
Shoqata Trentino con i Balcani - ATB
Shoqata Trentino con i Balcani Onlus, u themelua në shkurt të vitit 2012 nga bashkimi i dy organizatave (Tavolo Trentino con Kraljevo dhe Tavolo Trentino con il Kossovo), aktive në Jug Lindje të Evropës qysh nga viti 1999. Janë themeluar nga një botëkuptim të përqendruar në paqe dhe solidaritet përgjatë luftës së viteve të Nëntëdhjeta. Këto dy organ
izata kanë promovuar në vitet e para, projekte të ndihmave humanitare që pastaj të koncentrohen mbi nismat për zhvillim të qëndruëshem lokal. ATB punon sot për krijimin e një Evrope më të hapur dhe gjithëpërfshirëse me fokus mbi Sërbinë dhe Kosovën, në këto sektore:
• Qytetari aktive dhe krijimin e mundësive të punësimit të qëndruëshem për të rinjtë;
• Integrimin socio-ekonomik të subjekteve të cenueshme (gratë, persona me aftësi të kufizuar, grupet minoritare);
• Promovimin e realiteteve të ndryshme që prekin shëndetin mendor territoriale;
• Zhvillimin e qëndruëshem lokal (turizëm, agrikulturë, mbrojtje të biodiversiteteve, ndërmarrje shoqërore)
Shoqata Trentino con i Balcani,(së pari duke i nisur nga themeluesit e saj dhe pastaj si ATB) realizon qysh se 17 vite, projekte të zhvillimit lokal nëpërmjet një metode të bashkëpunimit mes komuniteteve dhe partneriteteve territoriale, që realizohen pastaj, në aktivizimin e strategjive të zhvillimit lokal, promovimin e të drejtave të njeriut, shkëmbimin e praktikave të mira dhe ndërshkëmbimet kulturore dhe ekonomike, duke përfshirë aktivisht subjektet (insitutcionale, asociative dhe sipërmarrëse) të Trentinos dhe të Jug Lindjës së Evropës. Ka si bazë, vizionin, për të promovuar një Evropë më të hapur dhe më gjithëpërfshirëse, më vëmendje të madhe në nevojat e qytetarëve dhe të gjitha subjektet që jetojnë në komunitete dhe realitete të caktuara dhe të përbashkëta, që në të ardhmen të trajtohen tema dhe aktivitete të zhvillimit të qëndruëshem lokal dhe dialogjeve konstruktive mes kulturave, kombësive dhe përkatësive fetare të ndryshme.