24/10/2026
🎾Drejtoria për Kulturë, Rini Dhe Sport - Komuna Pejë FUNDJAVË SPORTIVE
Në Pejë po zhvillohet edicioni i 9-të i Turneut Memorial “Enes Nallbani”, me pjesëmarrjen e 16 tenistëve më të mirë të qytetit.
📍 Sot, nga ora 17:00, zhvillohen gjysmëfinalet, ndërsa finalja e madhe luhet nesër, nga ora 14:00.
Turneu organizohet nga Klubi i Tenisit Peja, me mbështetjen e Komunës së Pejës.
📌 Ju mirëpresim në terrenet e tenisit “Enes Nallbani”!
Komuna e Pejës