SHBA Gjeravica Peje 1928

SHBA Gjeravica Peje 1928 Shoqeria Bjeshkatare Alpiniste GJERAVICA e krijuar ne vitin 1928 ne Peje.

💧 Një krua i ri te Shtegu i Livadhit të Sakës – te lokacioni “Veranda e Parë”Një tjetër risi po i shtohet Shtegut të Liv...
28/09/2026

💧 Një krua i ri te Shtegu i Livadhit të Sakës – te lokacioni “Veranda e Parë”

Një tjetër risi po i shtohet Shtegut të Livadhit të Sakës. Për realizimin e këtij kroi të ri është dashur një angazhim i madh, duke bartur mbi 1,500 metra gyp për të sjellë ujin deri te lokacioni.

Falë vullnetit, përkushtimit dhe ndihmës së njerëzve të mirë, kjo ide u realizua me sukses.

Një falënderim i veçantë për të gjithë ata që ndihmuan në këtë iniciativë, e në veçanti për anëtarët tanë Afrim Sadrija dhe Raif Gjikoli të cilët nuk kursyen asgjë për realizimin e këtij projekti.

Kur bashkohemi rreth një qëllimi të përbashkët, edhe idetë më të mëdha bëhen realitet. Ky shteg është i të gjithëve dhe çdo kontribut i vogël sot, krijon diçka të vlefshme për komunitetin dhe gjeneratat që vijnë.

Le ta vazhdojmë së bashku , për t’i bërë shtigjet tona më të bukura, më të sigurta dhe më të dobishme për të gjithë.

Shihemi me risitë e radhës q ë po vijnë në Shtegun e Livadhit të Sakës dhe shtigjeve tjera nẽ Komunen e Pejěs

🏔️ Më 11 -12 korrik, Shoqata Bjeshkatare “Gjeravica” realizoi me sukses një ecje dyditore dhe kamping në Vuthaj të Gucis...
13/07/2026

🏔️ Më 11 -12 korrik, Shoqata Bjeshkatare “Gjeravica” realizoi me sukses një ecje dyditore dhe kamping në Vuthaj të Gucisë.

Dita e parë nisi me mbërritjen në Luginën e Grebajës, prej nga i gjithë grupi u ngjit me sukses në tri majat: Vajusha, Taljanka dhe Popadija. Pas përfundimit të ecjes, vazhduam drejt Vuthajve, ku ngritëm tendat dhe kaluam një mbrëmje të mrekullueshme në natyrë.

Dita e dytë vazhdoi me ecjen nga Vuthajt drejt Thethit, një nga segmentet më të bukura të shtegut ndërkombëtar Peaks of the Balkans. Ecja u realizua me sukses nga i gjithë grupi, ndërsa pjesë e aktivitetit ishin edhe 4 vrapues malorë, të cilët e përshkuan këtë segment duke vrapuar.

Bukuritë e jashtëzakonshme natyrore, peizazhet mahnitëse dhe mikpritja e ngrohtë e kësaj ane e bënë këtë aktivitet një përjetim të paharrueshëm për të gjithë pjesëmarrësit.

Falënderojmë të gjithë ata që ishin pjesë e këtij organizimi dhe kontribuan në suksesin e tij.

Shihemi në organizimet dhe aventurat e radhës!

15/06/2026
Agjenda zyrtare e festivalit, regjistrimet jane hapur.
25/05/2026

Agjenda zyrtare e festivalit, regjistrimet jane hapur.

Sot realizuam pastrimin dhe identifikimin e disa shtigjeve të reja, të cilat në ditët në vazhdim do të markohen dhe sinj...
14/02/2026

Sot realizuam pastrimin dhe identifikimin e disa shtigjeve të reja, të cilat në ditët në vazhdim do të markohen dhe sinjalizohen sipas standardeve tona bjeshkatare.

Këto shtigje do të shërbejnë për organizimin e garës së parë të vrapit malor nẽ qytetin e Pejěs ku se bashku me pejatrailrun në kuadër të edicionit të tretë të Peja Outdoor Festival

Me shumë përkushtim po përgatisim terrenin që kjo ngjarje të jetë një përvojë e sigurt, sfiduese dhe e paharrueshme për të gjithë pjesëmarrësit.

Na priftë e mbara në organizimet e radhës!



Peja Trail Run

🎉 Urime Vitin e Ri 2026! 🏔️✨Me këtë rast, Shoqata Bjeshkatare GJERAVICA falënderon nga zemra të gjithë anëtarët tanë për...
31/12/2025

🎉 Urime Vitin e Ri 2026! 🏔️✨

Me këtë rast, Shoqata Bjeshkatare GJERAVICA falënderon nga zemra të gjithë anëtarët tanë për përkushtimin, energjinë dhe pjesëmarrjen aktive në aktivitetet tona gjatë vitit që lamë pas.

Një falënderim i veçantë shkon edhe për të gjithë mbështetësit dhe partnerët tanë, të cilët na kanë qëndruar pranë dhe kanë kontribuar në realizimin e projekteve të ndryshme.

Për vitin 2026, ju premtojmë se së bashku do të realizojmë aktivitete dhe projekte konkrete në shërbim të komunitetit bjeshkatar, natyrës dhe promovimit të vlerave tona.

Gëzuar, shëndet, suksese dhe sa më shumë ngjitje të bukura!

Sot, në njërin nga lokacionet më të frekuentuara për ecje dhe rekreacion, Horomoqa, janë rivendosur tri ulëse me tavolin...
29/12/2025

Sot, në njërin nga lokacionet më të frekuentuara për ecje dhe rekreacion, Horomoqa, janë rivendosur tri ulëse me tavolina falë një donacioni bujar nga një kompani Pejane, të cilën e falënderojmë sinqerisht për kontributin dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj hapësirave tona publike.

Këto ulëse do t’u shërbejnë të gjithë vizitorëve për pushim, relaks dhe qëndrim më të këndshëm në natyrë.
Të gjithë ju që e frekuentoni Horomoqat, ju urojmë pushime të këndshme dhe momente të bukura në këtë ambient të mrekullueshëm

Ju ftojmë që së bashku të tregojmë kujdes dhe përgjegjësi, në mënyrë që këto investime të ruhen dhe të jenë në shërbim të të gjithëve edhe në të ardhmen.
Vetëm së bashku mund të bëjmë gjëra të mira për komunitetin tonë

Sot u realizua ecja e fundit e organizuar për këtë vit Një ecje shumë interesante që nisi nga qendra e qytetit, përgjatë...
28/12/2025

Sot u realizua ecja e fundit e organizuar për këtë vit
Një ecje shumë interesante që nisi nga qendra e qytetit, përgjatë Lumëbardhit, duke u ngjitur në shtigjet më të bukura të zonës. Gjatë rrugës kaluam mbi 1000 metra disnivel për të arritur në Livadhin e Adilit. Kthimi u bë nga Qafa e Pejës – Taraboshi, për të dalë në lagjen e Zatrave.

Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve për energjinë dhe shoqërinë!
Shihem vitin e ardhshëm me ecje dhe organizime të tjera

27/12/2025

Sot, më datë 27.12.2025, është vendosur shënjizimi vertikal në lokacionin e Livadhit të Begut, në pikën ku ndahet shtegu për Majën e Vjellakut dhe Kreshtën e Peklenës.

Po ashtu, disa ditë më parë është hapur dhe pastruar shtegu nga Livadhi i Begut drejt Majës së Vjellakut, duke e bërë tani ngjitjen shumë më të lehtë nga ana e Peklenës.

Ky ndërhyrje synon rritjen e sigurisë dhe lehtësimin e orientimit për të gjithë bjeshkatarët dhe vizitorët e zonës.

⛰️ Ju urojmë ecje të sigurt dhe përvoja të bukura në bjeshkë!

Livadhi i Adilit – 1415 mTë nderuar adhurues të natyrës,Shoqata Bjeshkatare “Gjeravica” ju fton të merrni pjesë në ecjen...
24/12/2025

Livadhi i Adilit – 1415 m

Të nderuar adhurues të natyrës,

Shoqata Bjeshkatare “Gjeravica” ju fton të merrni pjesë në ecjen bjeshkatare që do të organizohet ditën e dielë, më 28.12.2025.

Pas kryerjes së obligimit qytetar për të votuar, kemi vendosur të realizojmë një ecje ndryshe nisjen ta bëjmë nga qendra qytetit.

Itinerari i ecjes:
Nisja nga qendra e qytetit në drejtim të Livadhit të Adilit (1415 m)

Detajet e aktivitetit:

Nisja: e dielë, 28.12.2025, ora 08:30

Vendi i nisjes: Soho Bar

E gjithë ecja do të karakterizohet nga pamje magjepsëse të shtigjeve të qytetit tonë.

Ushqimi është individual, andaj ju lutemi të merrni ushqim ditor (sanduiç, fruta, etj.), si dhe sasi të mjaftueshme uji.

Të gjithë të interesuarit mund të konfirmojnë pjesëmarrjen në:
📞 Tel & Viber:
+383 48 677 777
+383 49 135 590

Ju mirëpresim!

Address

Mbretersha Teute
Pejë
30000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHBA Gjeravica Peje 1928 posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share