15/10/2026
THIRRJE PËR SOLIDARITET DHE NDIHMË HUMANITARE
TË BASHKOHEMI PËR JEHONA VOKSHIN NGA PEJA!
Këshilli i Bashkësisë Islame në Pejë nesër ditë e premtë, datë 16.10.2026 organizon aksion humanitar - SEXHADE në të gjitha xhamitë e territorit të Pejës për grumbullimin e mjeteve financiare në ndihmë të bashkëqytetares sonë, Jehona Vokshi, e cila po përballet me një sëmundje të rëndë, leukeminë akute limfoblastike të qelizave T.
Jehona po lufton kundër leukemisë akute limfoblastike të qelizave T dhe aktualisht po merr trajtim në Turqi.
Asaj i duhet transplant i palcës, për të cilin nevojiten edhe 100.000 €.
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka marrë përsipër të mbulojë 70% të shpenzimeve, por spitali Acibadem në Turqi nuk e ka pranuar fletëgarancinë e Ministrisë dhe kërkon që pagesa e plotë të kryhet paraprakisht.
Të dhënat bankare për kontribut
Banka: BKT BANKA
Swift Code: NCBAXKPR
Account Nr.: 19200047640211771
IBAN: XK0519200047640211771
Emri: Jehona Vokshi
Tel.: +383 49 125 132 –
Hekuran Vokshi (bashkëshorti)
Me këtë rast, u bëjmë thirrje të gjithë besimtarëve, qytetarëve, familjeve, bizneseve dhe njerëzve vullnetmirë që t’i bashkohen këtij aksioni humanitar, duke kontribuar sipas mundësive të tyre.
Sot, Jehona ka nevojë për ne!
Le të dëshmojmë edhe një herë se Peja është qytet i solidaritetit, humanizmit dhe zemërgjerësisë. Në momente të tilla, bashkimi ynë mund të bëhet shpresë për një jetë.
🤲 Asnjë kontribut nuk është i vogël kur bëhet fjalë për shpëtimin e një jete.
🤲 Allahu i Madhërishëm ia lehtësoftë sëmundjen Jehonës, i dhëntë shërim të plotë dhe i shpërbleftë të gjithë ata që kontribuojnë në këtë vepër humane!
KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME – PEJË
BASHKË PËR JEHONËN