Siparantum Choir

Siparantum Choir WHEN MUSIC AND
MOVEMENT SPEAK AS ONE. www.siparantumchoir.com Pejë
Republic of Kosovo
30 000

Qëndrim publik i Korit “Siparantum” mbi mbështetjen financiare të Komunës së Pejës për vitin 2026Kori “Siparantum” e ka ...
09/10/2026

Qëndrim publik i Korit “Siparantum” mbi mbështetjen financiare të Komunës së Pejës për vitin 2026

Kori “Siparantum” e ka ndërtuar emrin e tij përmes punës së pandalshme, disiplinës artistike dhe sukseseve që sot i japin nder Pejës dhe Republikës së Kosovës në skenën ndërkombëtare. Çdo çmim i fituar, çdo bashkëpunim dhe çdo skenë ku kemi ngritur zërin tonë mbart përkushtimin e artistëve që besojnë në fuqinë e kulturës për ta përfaqësuar vendin me dinjitet.

Nga kjo pozitë e arritjeve dhe e përgjegjësisë ndaj së ardhmes, Kori “Siparantum” bën publik qëndrimin e tij lidhur me mbështetjen financiare të Komunës së Pejës për vitin 2026.
Gjatë viteve 2023, 2024 dhe 2025, Komuna e Pejës e ka mbështetur korin me nga 10,000 euro në vit. E vlerësojmë këtë kontribut si pjesë të një partneriteti që ka ndihmuar zhvillimin artistik dhe përfaqësimin e qytetit tonë.

Për vitin 2026, mbështetja e përcaktuar nga Komuna e Pejës është vetëm 2,000 €, që përbën një reduktim prej 80%. Një reduktim kaq drastik e konsiderojmë të pamjaftueshëm dhe joreal ndaj punës, rezultateve dhe kontributit të Korit “Siparantum” në jetën kulturore,
veçanërisht në një vit të karakterizuar nga aktivitet i shtuar artistik, bashkëpunime ndërkombëtare dhe përfaqësim i Republikës së Kosovës në skenën ndërkombëtare.

Vetëm gjatë vitit 2026, “Siparantum” ka sjellë në Pejë artistë dhe ansamble që e kanë kthyer qytetin në një hapësirë takimi, mësimi dhe shkëmbimi kulturor ndërkombëtar:

• Më 2 maj, koncerti i përbashkët me ARTyn Choir nga Lituania, nën drejtimin e Iveta Valickienė, në Kishën Katolike “Shën Katarina”.

• Më 30 korrik, “Northern Echoes”, koncerti i përbashkët me Defrost Youth Choir nga Norvegjia, nën drejtimin e Thomas Caplin, si dhe një punëtori falas e muzikës korale, me ftesë të hapur për koristë nga e gjithë Kosova.

• Më 12 shtator, koncerti i përbashkët me Charité Chor Berlin nga Gjermania, nën drejtimin e Adrian Emans, i shoqëruar me një punëtori falas për t’u ofruar të rinjve përvojë dhe mundësi zhvillimi artistik.

• Në gusht, në Malaysian International Choral Festival 2026 në Kuala Lumpur, “Siparantum” përfaqësoi Kosovën dhe u kthye me tri çmime: Gold në kategorinë Vocal Ensemble, Gold në kategorinë Mixed Choir dhe Çmimin special “Creative Staging”.

Vetëm pak ditë më parë, në International Choir Festival Herceg Novi 2026, kori fitoi vendin e parë në kategorinë Mixed Choir me 97 pikë, çmimin Outstanding Performance of Contemporary Composition, ndërsa dirigjenti ynë Memli Kelmendi u vlerësua me çmimin Award for the Most Promising Conductor.

Më 30 shtator 2026 kemi kërkuar zyrtarisht rishqyrtimin e kësaj shume, ndërsa dje, më 8 tetor 2026, në mungesë të një përgjigjeje, kemi njoftuar Komunën për refuzimin e mbështetjes prej 2,000 €.
Kjo shumë është e pamjaftueshme për 48 antarët e Korit Siparantum, jo vetëm për shkak të vlerës së saj të ulët, por edhe për faktin se paraqet shumën më të vogël të mbështetjes financiare që Kori “Siparantum” ka marrë nga Komuna e Pejës që nga themelimi i korit (2017).

Duke u bazuar në rritjen e aktivitetit artistik, bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe rezultateve të arritura ndër vite, kemi pritur që mbështetja për Korin Siparantum të rritej, e jo të pësonte një reduktim kaq drastik.

Pavarësisht kësaj situate, “Siparantum” do të vazhdojë të krijojë, të bashkojë njerëz dhe ta përfaqësojë Kosovën me dinjitet. Sukseset tona janë një ftesë që institucionet të ecin me ne, me besim dhe përgjegjësi ndaj kulturës që na përfaqëson të gjithëve.

Kori “Siparantum”�
Pejë me 9 tetor 2026

Mbrëmë, në Kishën Katolike “Shën Katerina” në Pejë, muzika u bë ura që bashkoi dy kultura, dy tradita korale dhe dy komu...
06/10/2026

Mbrëmë, në Kishën Katolike “Shën Katerina” në Pejë, muzika u bë ura që bashkoi dy kultura, dy tradita korale dhe dy komunitete artistike nga Kosova dhe Gjermania.

Në një koncert të përbashkët, Charitéchor Berlin, nga Gjermania, nën drejtimin e dirigjentit Adrian Emans, dhe Siparantum Choir, nën drejtimin e Memli Kelmendit, sollën një program të pasur me vepra nga periudha të ndryshme të historisë së muzikës.

Një vend të veçantë në program zunë veprat e kompozitorëve shqiptarë – Ramadan Sokoli, Baki Jashari, Gjon Shllaku, Prenk Jakova dhe Memli Kelmendi, duke i dhënë mbrëmjes një dimension të veçantë kulturor dhe duke prezantuar një pjesë të identitetit tonë muzikor para miqve dhe artistëve nga Gjermania.

Momenti më i bukur dhe më simbolik i mbrëmjes ishte ai kur dy koret u bashkuan dhe u bënë një. Pas punës së përbashkët gjatë workshop-it njëditor, artistët interpretuan së bashku “So wünsch ich ihr ein gute Nacht” të Frank Martin dhe “Me nji lule” të Memli Kelmendit.

Koncerti u pasurua nga interpretimet e pianistëve Agron Shujaku dhe Denita Dedushaj, si dhe solistëve Shaban Behramaj, Erijon Palucaj, Dea Musliu, Fidan Strumcaku, Klea Dina dhe Elona Alshiqi.

Kjo mbrëmje ishte një takim kulturash, një shkëmbim artistik dhe një dëshmi se muzika ka fuqinë të krijojë ura që tejkalojnë kufijtë.

🇽🇰🇩🇪

📸 Foto: Erijon Palucaj / Siparantum Choir

Edukimi muzikor dhe koral fillon këtu.Bëhu pjesë e Siparantum Kids, korit të fëmijëve për moshat 7–15 vjeç.Audicioni ësh...
03/10/2026

Edukimi muzikor dhe koral fillon këtu.
Bëhu pjesë e Siparantum Kids, korit të fëmijëve për moshat 7–15 vjeç.
Audicioni është i hapur deri më 15 tetor 2026.

AUDICION PËR KORIN E FËMIJËVE SIPARANTUM KIDS

Ftohen të gjithë fëmijët e moshës 7–15 vjeç të marrin pjesë në audicionin për Siparantum Kids.

Data: 15 Tetor 2026
Ora: 17:00
Vendi: Qendra Kreative Dukagjini
(ish-Shkolla e Muzikës)

Linku i aplikimit:
https://forms.gle/yExEARhjUUrMnBXs9

Siparantum Kids ❤️
02/10/2026

Siparantum Kids ❤️

Sot në RTK1Agron Shujaku,Drejtor Artistik dhe Pianist i Korit Siparantum
30/09/2026

Sot në RTK1
Agron Shujaku,
Drejtor Artistik dhe Pianist i Korit Siparantum

Video zyrtare nga Radio Televizioni i Kosovës (RTK).Ndiqni RTK pë...

Faleminderit Kryeministër!
28/09/2026

Faleminderit Kryeministër!

Mbrëmë, në Park Hall në Herceg Novi, Siparantum Choir doli fitues i trefishtë.Në Kategorinë C2 – Mixed Choir, në konkurr...
27/09/2026

Mbrëmë, në Park Hall në Herceg Novi, Siparantum Choir doli fitues i trefishtë.

Në Kategorinë C2 – Mixed Choir, në konkurrencë me dy kore nga Serbia dhe dy kore nga Mali i Zi, Siparantum Choir fitoi vendin e parë me 97 pikë, duke u shpallur Fitues i Kategorisë në International Choir Festival

🏆 Çmimi për Interpretimin të jashtëzakonshëm në kompozim Bashkëkohor
🏆 Çmimi për Dirigjentin më Premtues – Memli Kelmendi
🥇 Vendi i Parë – 97 pikë dhe Fitues i Kategorisë C2

Një mbrëmje e jashtëzakonshme, tri çmime dhe një tjetër sukses i madh për Siparantum Choir, në përfaqësimin e Kosovës në skenën ndërkombëtare.

Konkursit i parapriu një performancë e shkurtër në programin jo-garues, në mesin e të gjitha shteteve pjesëmarrëse, e cila u mbajt në Clock Tower, nën drejtimin e Fidan Strumcaku, me pianistët Agron Shujaku dhe Denita Dedushaj, si dhe solistët Leon Shehu, Erijon Palucaj, Klea Dina dhe Dea Musliu.

Falenderojmë nga zemra për mbështetjen e jashtëzakonshme të Ambasadës së Kosovës në Mal të Zi dhe ambasadorës znj. Ariana Zherka. Të pranishëm në mbështetje të korit ishin dhe përfaqësues nga Ambasada e Kosovës, Saranda Stublla, diplomate.

Poashtu falenderojmë festivalin International Choir Festival Herceg Novi, dhe gjithë ata që kontribojnë dhe mbështesin rrugëtimin tonë.

📸 Foto: Erijon Palucaj / Siparantum Choir

26/09/2026

Edhe tre çmime për kulturën tonë 🇽🇰 nga Kori Siparantum, në Herceg Novi 💫

Një tjetër sukses i madh ndërkombëtar për Siparantum Choir në International Choir Festival – Herceg Novi, Mali i Zi.

🥇Në Kategorinë C2 – Mixed Choirs, Siparantum Choir fitoi vendin e parë me 97 pikë, duke u shpallur Fitues i Kategorisë, në konkurrencë me dy kore nga Serbia, Nota Bene dhe Sveti Joakim i Ana, si dhe dy kore nga Mali i Zi, Matthiola Consort dhe Mješoviti Hor Zima.

🏆Përveç çmimit kryesor, kori u vlerësua edhe me Outstanding Performance of Contemporary Composition.

🏆Dirigjenti Memli Kelmendi u nderua me çmimin Award for the Most Promising Conductor.

Një tjetër arritje e rëndësishme për Siparantum Choir dhe një përfaqësim i denjë i Kosovës në skenën ndërkombëtare.

Urime Kosovë 🇽🇰

Rrugëtimi ndërkombëtar i Siparantum Choir vazhdon nesër, më 26 shtator, në International Choir Festival – Herceg Novi, M...
25/09/2026

Rrugëtimi ndërkombëtar i Siparantum Choir vazhdon nesër, më 26 shtator, në International Choir Festival – Herceg Novi, Mali i Zi.

Në programin garues, Siparantum Choir do të prezantojë Kosovën në Kategorinë C2 – Mixed Choirs (Kore të Përziera), në konkurrencë me kore pjesëmarrëse nga Mali i Zi dhe Serbia.

Po të njëjtën ditë, Siparantum Choir do të marrë pjesë edhe në Exhibition Program – programin jo-garues, së bashku me kore nga vendet pjesëmarrëse në festival.

Kjo pjesëmarrje shënon një tjetër etapë të rëndësishme në rrugëtimin artistik dhe ndërkombëtar të Siparantum Choir, duke vazhduar misionin tonë për të përfaqësuar dhe promovuar Kosovën përmes muzikës korale në skenat ndërkombëtare.

Mirënjohje dhe falënderim për të gjithë sponsorët, partnerët dhe mbështetësit tanë, të cilët kontribuojnë vazhdimisht në realizimin e projekteve dhe pjesëmarrjeve ndërkombëtare të korit.

Një falënderim i veçantë për Ambasadën e Republikës së Kosovës në Mal të Zi, për mbështetjen, bashkëpunimin dhe kontributin e saj në realizimin e kësaj pjesëmarrjeje.

METAMORPHOSIS V Shtatëmbëdhjetë ❤
24/09/2026

METAMORPHOSIS V
Shtatëmbëdhjetë ❤

Address

Pejë
30000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Siparantum Choir posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Siparantum Choir:

Shortcuts

Share