14/10/2026
Vizitë e Brigadës LMT të KFOR-it Italian 🇮🇹 në Qendrën tonë.
Sot, në orët e pasdites, Brigada LMT e KFOR-it Italian 🇮🇹 vizitoi Qendrën tonë.
Me ndërrimin e çdo brigade, afërsisht çdo gjashtë muaj, kemi kënaqësinë t’i mirëpresim për të parë nga afër shërbimet, aktivitetet dhe punën që zhvillojmë me përkushtim.
Gjatë qëndrimit të tyre, bashkëbiseduam për të arriturat dhe sukseset e Qendrës që nga themelimi, si dhe për sfidat dhe vështirësitë me të cilat përballet organizata në funksionimin e saj të përditshëm, duke filluar nga buxheti i pamjaftueshëm për realizimin e të gjitha nevojave dhe objektivave tona.
Falënderojmë Brigadën LMT të KFOR-it Italian 🇮🇹për vizitën, interesimin dhe gatishmërinë për t’u njohur nga afër me punën dhe përkushtimin tonë në shërbim të përfituesve.
Bashkëpunimi, mirëkuptimi dhe mbështetja janë thelbësore për të ndërtuar shërbime më të mira dhe për të krijuar mundësi të barabarta për të gjithë.
Ringraziamo il KFOR italiano che, sin dalla fondazione della nostra organizzazione, subito dopo la guerra nel 1999, ci è sempre stato vicino fino ad oggi. 🇮🇹🇽🇰