Eko Klubi - SHM Mjekësisë

Eko Klubi - SHM Mjekësisë Eko Klubi Shkolla e Mesme e Mjekësisë, Pejë

🌍🌱 Gëzuar  ! 🌱🌍Sot, ne festojmë planetin tonë dhe njohim nevojën urgjente për ta mbrojtur atë jo vetëm sot, por cdo ditë...
05/06/2024

🌍🌱 Gëzuar ! 🌱🌍
Sot, ne festojmë planetin tonë dhe njohim nevojën urgjente për ta mbrojtur atë jo vetëm sot, por cdo ditë, për brezat e ardhshëm.
Ndryshimet klimatike, ndotja dhe shpyllëzimi kërcënojnë shëndetin, arsimimin dhe mundësitë e ardhshme të fëmijëve. Së bashku, ne mund të bëjmë një ndryshim! Këtu janë disa mënyra se si mund të ndihmoni:
🌳 Mbillni një pemë dhe ndihmoni në gjelbërimin e planetit tonë.
♻️ Zvogëloni, ripërdorni dhe ricikloni për të minimizuar mbetjet.
🌞 Mbështetni nismat e energjisë së rinovueshme.
💧 Ruajmë ujin dhe mbrojmë burimet tona natyrore.
📢 Mbështetni politikat që kanë prioritet qëndrueshmërinë mjedisore.
Le t'e angazhohemi të gjithë së bashku, nesi EKOKLUBE, Shkolla Organizatat jedisore e ambienaliste, dhe Institucionet përgjegjëse për të qenë mbrojtës të mjedisit.

Trajnimi i radhës për ngritje të kapaciteteve mbi ndikimin e ndryshimeve klimatike
25/04/2024

Trajnimi i radhës për ngritje të kapaciteteve mbi ndikimin e ndryshimeve klimatike

Përurimi i Projektit Mjedisor në shkollën e  Mjekësisë Eko Klubi - SHM Mjekësisë në bashkëpunim me  Organizata Syri i Vi...
23/01/2024

Përurimi i Projektit Mjedisor në shkollën e Mjekësisë

Eko Klubi - SHM Mjekësisë në bashkëpunim me Organizata Syri i Vizionit, kanë organizuar ceremonitë inaguruese të investimeve për zgjerimin dhe krijimin e hapësira të reja gjelbëruese në shkollë si dhe janë mbajt ligjërata e shpërnda broshura në fushën e mbrojtjes se mjedisit dhe ndryshimeve klimatike.

Përmes këtij projekti Eko klub në këtë shkollë ka arritur të zgjerojë hapësirat e gjelbërta në hapësirat e jashtme të shkollës ku përpos qe është intervenuar në rregullim e hapësirave të oborrit të shkollës dhe hapësirat parapa shkollës qe kanë qenë në një gjendje të te keqe mjedisore.

Eko-klubi përmes këtij projekti ka arritur qe të bëjë mbjelljen e mbi 200 drunjtë dekorues dhe bimëve tjera qe ndikojnë drejtpërdrejtë në përmirësimin e kualitetit të jetës duke zvogëluar ndotësit e ajrit me kultivimin e bimëve dhe zvogëlimi i substancave ndotëse në ajër.

Ngritjen e vetëdijesimit të nxënësve: djemve dhe vajzave mbi rreziqet shëndetësore të cilat burojnë si pasojë e ndotjes dhe degradimit të mjedisit ( ajrit, ujit , tokës, dhe ushqimit, ku 428 nxënës kanë ndjekur ligjëratat e mbajtura nga eko-klubi mbi rëndësinë e ruajtjes së ambientit dhe ndalimin e ndryshimeve klimatike.

Eko-klubi tashme ka zhvilluar kapacitete për të krijuar dhe implementuar projekte dhe kampanja në fushën e mjedisit dhe ndryshimet klimatike, si dhe zvogëlimi i emetimit të gazrave/mekanizmave të dëmshëm në ambient.
Rritje të vetëdijes mbi praktikat pozitive të nxënësve të shkollës lidhur me mbrojtën e ambientit dhe ndryshimet klimatike.

Investime këto që do të ndikojnë drejtpërdrejtë në parandalimin e ndryshimeve klimatike dhe rritjes së përgjegjësisë ndaj ruajtjes së ambientit si dhe ngritjen e kapaciteteve të eko-klubeve në realizimin e kampanjave vetëdijesuese mbi rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe parandalimin e ndryshimeve klimatike duke filluar që nga shkollat.

Të pranishëm në këto ceremoni ishin anëtarë e Eko-klubeve, nxënës të shkollave, drejtorët dhe mësimdhënësit e shkollave, Drejtori i Arsimit si dhe përfaqësues të Caritasi-t Zvicerran.
Investime të tilla së bashku me eko-klubet janë duke u bërë edhe në shkollën e artit “Odhise Paskali”, dhe shkollën e muzikës “Halit Kasapolli” në Pejë.

Ceremonia inaguruese është një rezultat i punës së Eko-klubeve të shkollave dhe investimeve në shkollat e tyre në kuadër të projektit YENI “Aksioni për ndryshime Klimatike dhe Mbështetja e Mjedisit në Kosovën Perëndimore 2022-2024” që synon të mbështesë dhe fuqizoj Këshillat e Nxënësve dhe Eko Klubet qe të jenë aktiv në fushën e mjedisit dhe ndryshimeve klimatike.

Projekti implementohet nga Syri i Vizionit, në mbështetje nga Caritasi Zvicerran dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal në partneritet me Komunën e Pejës.

Address

Pejë

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Eko Klubi - SHM Mjekësisë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share