Syri i Vizionit

Syri i Vizionit Organizatë që realizon veprime lokale të bazuara në praktikat më të mira
Organization that accomplishes local actions based on best practices

Zëri i fëmijëve, energji e re për Gjilanin! Asambleja Komunale e Fëmijëve në Gjilan ka zgjedhur kryesinë e re!Më 12 teto...
13/10/2026

Zëri i fëmijëve, energji e re për Gjilanin!

Asambleja Komunale e Fëmijëve në Gjilan ka zgjedhur kryesinë e re!

Më 12 tetor 2026, fëmijët u bënë bashkë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre dhe për të vazhduar angazhimin në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve dhe në vendimmarrjen komunale.

Njihuni me kryesinë e re të AKF-së në Gjilan:
Anik Hajrullahu – Kryetare
Loresa Aliu – Nënkryetare e parë
Arbora Murati dhe Froni Kryeziu – Sekretar

Urime kryesisë së re!
Ju urojmë suksese, ide kreative dhe shumë energji për të përfaqësuar zërin e bashkëmoshatarëve tuaj. Qoftë ky një mandat me më shumë pjesëmarrje, bashkëpunim dhe iniciativa që sjellin ndryshime pozitive për fëmijët në Gjilan!

🗣️ Asgjë për fëmijët, pa zërin e fëmijëve!
Aktiviteti është realizuar në kuadër të programit “Fuqizimi i Fëmijëve për Ndryshim Politikash dhe Pjesëmarrje”, të zbatuar nga Syri i Vizionit, në partneritet me Save the Children Kosova/o, me mbështetjen e Sida.

Asambleja  Komunale e Fëmijëve të Kryeqyetit ka zgjedhur kryesinë e re!Më 12 tetor 2026, fëmijët u mblodhën për të zgjed...
13/10/2026

Asambleja Komunale e Fëmijëve të Kryeqyetit ka zgjedhur kryesinë e re!

Më 12 tetor 2026, fëmijët u mblodhën për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre dhe për të vazhduar angazhimin për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, pjesëmarrjen aktive dhe përfaqësimin e zërit të tyre në vendimmarrjen komunale.
Njihuni me kryesinë e re të AKF-së në Prishtinë:
Kanita Abdyli – Kryetare
Olin Bushi – Nënkryetar i parë
Belma Ismaili – Nënkryetare e dytë, përfaqësuese e komunitetit turk Nahar Rrmoku – Sekretare
Hajrije Marmallaku – Sekretare

Urime kryesisë së re!
Ju urojmë suksese, ide të reja dhe energji për të sjellë iniciativa që përmirësojnë jetën e fëmijëve në Prishtinë. Qoftë ky mandat një mundësi e re për më shumë bashkëpunim, gjithëpërfshirje dhe pjesëmarrje ku çdo zë dëgjohet e vlerësohet!

🗣️ Asgjë për fëmijët, pa zërin e fëmijëve!

Aktiviteti është realizuar në kuadër të programit “Fuqizimi i Fëmijëve për Ndryshim Politikash dhe Pjesëmarrje”, të zbatuar nga Syri i Vizionit, në partneritet me Save the Children Kosova/o Save the Children Kosova/o, me mbështetjen e Sida.

Gratë rome dhe egjiptiane në Serbobran të Istogut flasin për shëndetin dhe mirëqenienIstog, 08 tetor 2026 – Syri i Vizio...
12/10/2026

Gratë rome dhe egjiptiane në Serbobran të Istogut flasin për shëndetin dhe mirëqenien

Istog, 08 tetor 2026 – Syri i Vizionit organizoi në Serbobran të Istogut një sesion këshillimi psikosocial me gratë e moshës së tretë nga komunitetet rom dhe egjiptian, me fokus shëndetin mendor, mirëqenien emocionale dhe sfidat që sjell mosha.

Sesioni, i udhëhequr nga Lumnije Maraj, këshilluese psikosociale, ofroi një hapësirë të ngrohtë për bashkëbisedim, ndarje përvojash dhe këshilla praktike për përballimin e stresit, vetmisë dhe ndryshimeve në jetë.

Pjesëmarrëset diskutuan për rëndësinë e shoqërimit, mbështetjes së ndërsjellë dhe përfshirjes në aktivitete që ndikojnë pozitivisht në shëndetin dhe cilësinë e jetës.

Takimi theksoi rëndësinë e krijimit të mundësive të barabarta për pjesëmarrje dhe përfshirje shoqërore të grave të moshës së tretë, veçanërisht të grave nga komunitetet joshumicë.

Aktiviteti u realizua në kuadër të projektit “Ndërtimi i komuniteteve miqësore për të moshuarit përmes veprimit ndërbrezor në Kosovë AGE + project II ”, i zbatuar nga Syri i Vizionit, me mbështetjen e Volkshilfe Österreich dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA).

NGA SOT, ÇDO FËMIJË KA NJË ADRESË KU MUND TË ANKOHET! 🗣️ Zëri yt ka rëndësi!Nëse je përballur me një padrejtësi, nuk je ...
12/10/2026

NGA SOT, ÇDO FËMIJË KA NJË ADRESË KU MUND TË ANKOHET!

🗣️ Zëri yt ka rëndësi!
Nëse je përballur me një padrejtësi, nuk je dëgjuar apo je ndier i/e pasigurt, mos hesht! Ke të drejtë të flasësh dhe të dëgjohesh.
Syri i Vizionit ju dëgjon dhe mund të ndash shqetësimin tënd me emër ose në mënyrë anonime.

📲 Skano QR kodin ose kliko në link për të na treguar shqetësimin tënd:
https://syriivizionit.org/sq/register/complaint-form2/

Çdo zë duhet të dëgjohet!


Respect Our Rights - ROR

Buzëqeshje, energji dhe kujdes për veten në çdo moshë Pejë, 9 tetor 2026 – Sot u mbajt seanca e radhës e aerobikut për g...
09/10/2026

Buzëqeshje, energji dhe kujdes për veten në çdo moshë

Pejë, 9 tetor 2026 – Sot u mbajt seanca e radhës e aerobikut për gratë e moshës së tretë në Qendrën e Solidaritetit, duke sjellë energji, buzëqeshje dhe momente të bukura shoqërimi.

Përmes ushtrimeve të përshtatura, gratë kujdesen për shëndetin dhe mirëqenien e tyre fizike e emocionale, duke forcuar njëkohësisht miqësinë dhe solidaritetin mes tyre. Çdo seancë dëshmon se lëvizja, energjia dhe dëshira për një jetë aktive nuk njohin moshë.

Aerobiku është më shumë se aktivitet fizik është mundësi për të qëndruar aktive, për t'u shoqëruar dhe për ta jetuar çdo ditë me më shumë buzëqeshje e plakje të shëndetshme.

Aerobiku realizohet në kuadër të projektit “Ndërtimi i komuniteteve miqësore për të moshuarit përmes veprimit ndërbrezor në Kosovë AGE + project II”, i zbatuar nga Syri i Vizionit, me mbështetjen e Volkshilfe Österreich dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA).

Aktivi Gruas Pensioniste

Gratë dhe personat me aftësi të kufizuara në Deçan dhe Klinë informohen për mundësitë në bujqësiDeçan/Klinë, 9 tetor 202...
09/10/2026

Gratë dhe personat me aftësi të kufizuara në Deçan dhe Klinë informohen për mundësitë në bujqësi

Deçan/Klinë, 9 tetor 2026 – Gratë dhe personat me aftësi të kufizuara nga zonat rurale të Komunës së Deçanit dhe Komunës së Klinës u informuan sot për mundësitë e trajnimeve dhe skemave të granteve në sektorin e bujqësisë, përmes dy sesioneve informuese të organizuara nga Syri i Vizionit, paradite në Deçan dhe pasdite në Klinë, në bashkëpunim me drejtoritë komunale të bujqësisë.

Gjatë sesioneve, pjesëmarrësit morën informacione praktike për kriteret e përfitimit, mënyrën e aplikimit, plotësimin e formularit të aplikimit, si dhe mbështetjen që ofrohet përmes projektit “Seeds of Inclusion in Kosovo: Bujqësi e Qëndrueshme, Punësim dhe Shërbime të Përmirësuara Sociale për Gratë dhe Personat me Aftësi të Kufizuara”.

Takimet synuan që informacioni për mundësitë e mbështetjes të arrijë drejtpërdrejt te gratë dhe personat me aftësi të kufizuara në zonat rurale, duke u krijuar atyre mundësi më të mëdha për fuqizim ekonomik, punësim dhe zhvillim të aktiviteteve të tyre në bujqësi.
Bashkëpunimi me drejtoritë komunale të bujqësisë në Deçan dhe Klinë kontribuon në informimin e qytetarëve dhe në lehtësimin e qasjes së tyre në mundësitë e mbështetjes në sektorin e bujqësisë.

Sesioni i paradites në Deçan dhe ai i pasdites në Klinë janë pjesë e ciklit të sesioneve informuese që Syri i Vizionit po zhvillon në komunat e përfshira në projekt, me qëllim që përfituesit potencialë të kenë informacion të qartë dhe të drejtpërdrejtë për mundësitë që ofrohen.

Si mund të aplikoni?
Të interesuarit mund të aplikojnë në këto mënyra:
👉 Online: Duke plotësuar formularin online të aplikimit: https://docs.google.com/forms/d/1VGeb_UvXyXHzZj4z6b4-ug3JjaJ6ddA9-dATFxz5k3o/viewform?edit_requested=true
👉 Fizikisht: Në zyrën e Syri i Vizionit, në adresën Sadri Kelmendi 48, 30000 Pejë.
Udhëzimet e plota për aplikim janë të publikuara në faqen e Syri i Vizionit: https://shorturl.at/kZuFk
Afati i fundit për aplikim është 2 nëntor 2026, ora 16:30.

Projekti “Seeds of Inclusion in Kosovo: Bujqësi e Qëndrueshme, Punësim dhe Shërbime të Përmirësuara Sociale për Gratë dhe Personat me Aftësi të Kufizuara” financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), në kuadër të International Partnerships Austria, bashkëfinancohet nga Diakonie ACT Austria / Brot für die Welt dhe zbatohet nga Syri i Vizionit, në partneritet me Brot für die Welt.

Këshillat e Moshës së Tretë trajnohen në Klinë për planifikim pjesëmarrës dhe bashkëpunim me qeverisjen lokaleKlinë, 9 t...
09/10/2026

Këshillat e Moshës së Tretë trajnohen në Klinë për planifikim pjesëmarrës dhe bashkëpunim me qeverisjen lokale

Klinë, 9 tetor 2026 – Organizata Syri i Vizionit mbajti sot në Klinë një trajnim me anëtarët e Këshillave të Moshës së Tretë nga komunat e Pejës, Klinës dhe Istogut, me temën “Planifikimi pjesëmarrës dhe bashkëpunimi me qeverisjen lokale”.
Trajnimi synoi të fuqizojë rolin e Këshillave të Moshës së Tretë në përfaqësimin e interesave dhe nevojave të personave të moshuar, si dhe të rrisë pjesëmarrjen e tyre në proceset e planifikimit dhe vendimmarrjes në nivel lokal.

Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit diskutuan rëndësinë e bashkëpunimit me institucionet lokale, identifikimin e nevojave dhe prioriteteve të personave të moshuar, si dhe mënyrat e përfshirjes së tyre në planifikimin e politikave dhe shërbimeve që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e tyre. Përmes diskutimeve dhe punës në grupe, ata shqyrtuan mundësitë për të forcuar komunikimin me komunat dhe për të adresuar më efektivisht çështjet e komunitetit të të moshuarve.

Fuqizimi i Këshillave të Moshës së Tretë është i rëndësishëm për ndërtimin e një bashkëpunimi të qëndrueshëm ndërmjet qytetarëve të moshuar dhe institucioneve lokale, duke siguruar që përvoja, nevojat dhe propozimet e tyre të merren parasysh në vendimmarrje.

Trajnimi u mbajt në kuadër të projektit “Ndërtimi i komuniteteve miqësore për të moshuarit përmes veprimit ndërbrezor në Kosovë – AGE+ II”, i zbatuar nga Syri i Vizionit, me mbështetjen e Volkshilfe Österreich dhe Austrian Development Agency (ADA), në bashkëpunim me komunat e Pejës, Klinës dhe Istogut.

Përmes këtyre aktiviteteve, projekti synon të forcojë pjesëmarrjen aktive të personave të moshuar në jetën e komunitetit dhe në proceset e vendimmarrjes lokale, duke kontribuar në krijimin e komuniteteve më gjithëpërfshirëse dhe miqësore për të gjitha gjeneratat.

Gratë dhe personat me aftësi të kufizuara në Istog informohen për mundësitë në BujqësiIstog, 8 tetor 2026 – Syri i Vizio...
08/10/2026

Gratë dhe personat me aftësi të kufizuara në Istog informohen për mundësitë në Bujqësi

Istog, 8 tetor 2026 – Syri i Vizionit, në bashkëpunim me Drejtorinë për Bujqësi të Komunës së Istogut, organizoi sot një sesion informues për gratë dhe personat me aftësi të kufizuara nga zonat rurale, me qëllim informimin e tyre për mundësitë e trajnimeve dhe skemave të granteve në sektorin e bujqësisë.

Gjatë takimit, pjesëmarrësit u informuan për kriteret e përfitimit, procedurat e aplikimit, plotësimin e formularëve dhe mbështetjen që ofrohet përmes projektit “Seeds of Inclusion in Kosovo: Bujqësi e Qëndrueshme, Punësim dhe Shërbime të Përmirësuara Sociale për Gratë dhe Personat me Aftësi të Kufizuara”.

Ky sesion synon të lehtësojë qasjen në informacion dhe mundësi konkrete për gratë dhe personat me aftësi të kufizuara, duke kontribuar në fuqizimin e tyre ekonomik, rritjen e mundësive për punësim dhe zhvillimin e aktiviteteve bujqësore.

Aktiviteti në Istog është pjesë e sesioneve informuese që Syri i Vizionit po realizon në komunat e përfshira në projekt, në bashkëpunim me institucionet lokale, për të siguruar që mundësitë e mbështetjes të jenë të qasshme për të gjithë përfituesit potencialë.

Si mund të aplikoni?

Të interesuarit mund të aplikojnë në këto mënyra:

Online: Përmes formularit të aplikimit:
https://docs.google.com/forms/d/1VGeb_UvXyXHzZj4z6b4-ug3JjaJ6ddA9-dATFxz5k3o/viewform?edit_requested=true

Fizikisht: Në zyrën e Syri i Vizionit, në adresën Sadri Kelmendi 48, 30000 Pejë.

Udhëzimet e plota për aplikim: https://shorturl.at/kZuFk

Afati i fundit për aplikim: 2 nëntor 2026, ora 16:30.

Projekti financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), në kuadër të International Partnerships Austria, bashkëfinancohet nga Diakonie ACT Austria / Brot für die Welt dhe zbatohet nga Syri i Vizionit, në partneritet me Brot für die Welt.

AKF Klinë – zë i ri, energji e reNë Klinë u mbajt takimi i radhës i  Asambleja Komunale e Fëmijëve - AKFe (AKF), ku u bë...
08/10/2026

AKF Klinë – zë i ri, energji e re
Në Klinë u mbajt takimi i radhës i Asambleja Komunale e Fëmijëve - AKFe (AKF), ku u bë përzgjedhja e Kryesisë së re dhe zëvendësimi i anëtarëve të cilëve u kishte përfunduar mandati, përfshirë ata që kanë kaluar në shkollën e mesme.
Kryesia e re e AKF-së në Klinë: Morena Kabashi – Kryetare
Dielli Boja – Nënkryetar Ema Prenaj – Sekretare
Euron Bashota – Arkëtar

Gjatë takimit u diskutua për rolin dhe përgjegjësitë e asambleistëve, përfaqësimin e zërit të bashkëmoshatarëve dhe prioritetet e fëmijëve në shkolla dhe komunitet.
Anëtarët do të identifikojnë nevojat dhe prioritetet e shkollave të tyre, të cilat do të përmblidhen dhe do t’u përcillen institucioneve lokale për adresim.
Një kryesi e re, zëra të rinj dhe më shumë hapësirë për fëmijët në vendimmarrjen lokale!

Aktiviteti është realizuar në kuadër të programit “Fuqizimi i Fëmijëve për Ndryshim Politikash dhe Pjesëmarrje”, të zbatuar nga Syri i Vizionit, në partneritet me Save the Children Kosova/ome mbështetjen e SIDA

Takim i Asamblesë Komunale të Fëmijëve në Mitrovicë të JugutNë kuadër të punës për fuqizimin e pjesëmarrjes së fëmijëve ...
08/10/2026

Takim i Asamblesë Komunale të Fëmijëve në Mitrovicë të Jugut

Në kuadër të punës për fuqizimin e pjesëmarrjes së fëmijëve në vendimmarrjen lokale, u mbajt takimi i rregullt i Asamblesë Komunale të Fëmijëve (AKF) në Mitrovicë të Jugut.

Takimi kishte për qëllim funksionalizimin e mëtejshëm të Asamblesë, forcimin e rolit të fëmijëve si përfaqësues të bashkëmoshatarëve dhe planifikimin e aktiviteteve të ardhshme.

Gjatë takimit u bë përzgjedhja e Kryesisë së re të Asamblesë Komunale të Fëmijëve, si dhe zëvendësimi i anëtarëve të cilëve u kishte përfunduar mandati, përfshirë ata që kanë kaluar në shkollën e mesme. Anëtarët e rinj do të vazhdojnë të përfaqësojnë zërin, nevojat dhe prioritetet e bashkëmoshatarëve të tyre në shkolla dhe në komunitet.

Gjithashtu, me anëtarët u diskutua për rolin dhe përgjegjësitë e tyre si asambleistë, mënyrën e funksionimit të AKF-së, rëndësinë e përfaqësimit të fëmijëve dhe nevojën për një plan pune të përbashkët për periudhën e ardhshme.
Ky takim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt një AKF-je më funksionale, përfaqësuese dhe aktive, ku fëmijët jo vetëm shprehin mendimet e tyre, por kontribuojnë në mënyrë konkrete në identifikimin e çështjeve dhe prioriteteve që ndikojnë në jetën e tyre.
Aktiviteti u realizua nga Syri i Vizionit, në partneritet me Save the Children, në kuadër të përpjekjeve për fuqizimin e pjesëmarrjes së fëmijëve dhe krijimin e strukturave të qëndrueshme të pjesëmarrjes në nivel lokal.

Address

Sadri Kelmendi, Nr. 48
Pejë
30000

Opening Hours

Monday 08:30 - 17:30
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 08:30 - 17:30
Thursday 08:30 - 17:30
Friday 08:30 - 17:30

Telephone

+38339423240

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Syri i Vizionit posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Syri i Vizionit:

Shortcuts

Share