17/01/2025
Lens ka hap thirrje - Apliko në CIRCULAR LAB
Nëpërmjet programit *“CIRCULAR LAB”*, ju do të përfitoni nga një seri aktivitetesh trajnuese dhe mentorimi të dizajnuara për të nxitur inovacionin dhe zbatimin praktik të parimeve të Ekonomisë Qarkore dhe 3R’së.
Ju mund të informoheni më shumë dhe të aplikoni në: https://forms.gle/sDd5JNGE5DsNks5S6
*KUSH MUND TË PËRFITOJ NGA KY PROGRAM?*
- Individët/qytetarët mbi moshën 18 vjeç.
- Përfaqësuesit/punonjësitë e Bizneseve, OJQ/Shoqatave, apo
Ndërmarrjeve Sociale.
Ky program është pjesë e 3R SPACE që operon brenda hapësirës së bashkëpunimit I2 SPACE. Hapësira e cila është në qytetin e Pejës është e pajisur me mjete dhe teknologji për të ndihmuar përfituesit, të mësojnë, të zhvillojnë ide, të prototipojnë dhe t'i sjellin në jetë. Ky program do të zhvilloj edhe aktivitete mobile në të gjitha qytetet e Kosovës.
Apliko në CIRCULAR LAB
Nëpërmjet programit “CIRCULAR LAB”, ju do të përfitoni nga një seri aktivitetesh trajnuese dhe mentorimi të dizajnuara për të nxitur inovacionin dhe zbatimin praktik të parimeve të Ekonomisë Qarkore dhe 3R’së. Ky program është kombinim ndërmjet inovacionit, qëndrueshmërisë dhe përgjegjësisë, e cila synon ti hap rrugë një të ardhme më të gjelbër.
Plan-programi do të ofrohet përmes një modeli praktik të të mësuarit. Është i dizajnuar të ndihmoj pjesëmarrësit në testimin, krijimin e ideve dhe prototipeve, përmirësimin e modeleve ekzistuese, zgjidhjen e problemeve, zhvillimin e produkteve nga materialet e ricikluara, si dhe eksploron për mundësitë e punësimit dhe hyrjes në industrinë e riciklimit.
Për më tepër, pjesëmarrësit do të njihen me temat e riciklimit, përfshirë konceptin 3R, Ekonominë Qarkore, proceset e riciklimit të mbetjeve, grumbullimin dhe transportin, praktikat më të mira, si dhe përfitimet mjedisore nga riciklimi i mbetjeve elektronike. Gjithashtu, do të familjarizohen me informacion mbi rregulloret dhe strategjitë lokale dhe nacionale, mënyrat e trajtimit të materialeve të mbetjeve të pajisjeve elektronike, si dhe protokollet e sigurisë gjatë punës dhe ato mjedisore.
Pjesëmarrësit do të përfitojnë nga prezantimet, punëtoritë, diskutimet, shkëmbimi i njohurive, vizitat në terren, mjetet e punës dhe teknologjia, simulimet dhe teknikat e zgjidhjes së problemeve.
KUSH MUND TË PËRFITOJ NGA KY PROGRAM?
Individët/qytetarët mbi moshën 18 vjeç.
Përfaqësuesit/punonjësitë e Bizneseve, OJQ/Shoqatave, apo
Ndërmarrjeve Sociale.
ÇKA OFROJMË NE?
Pjesëmarrësit do të kenë qasje falas në hapësira dhe në shërbime si:
Mentorim, trajnim dhe këshillim.
Vegla, makineri të riciklimit dhe pajisje elektronike pune për përpunimin dhe ripërdorimin e materialeve të mbetjeve elektronike.
Pjesë dhe komponentë të ricikluar për përdorim për zhvillimin e prototipeve dhe produkteve.
Printerë dhe skanerë 3D për të mundësuar krijimin e avancuar të prototipeve dhe dizajnimit të produkteve.
Tavolina pune dhe laptopë të përbashkët dhe internet.
Mjedise bashkëpunues të punës.
Qasje në rrjetin e ngjarjeve që organizon programi, LENS si dhe partnerët e saj në nivel lokal dhe rajonal për t'u lidhur me profesionistë, organizata, biznese dhe individë të fushave të Punësimit, Ndërmarrësisë, Teknologjisë Informative, Inovacionit Social, Ekonomisë së Gjelbër dhe Ekonomisë Qarkore.
Vizibilitet dhe bashkëpunim me biznese dhe institucione të përkushtuara ndaj praktikave të ekonomisë qarkore.
Njohuri praktike përmes vizitave në terren tek organizatat partnere që zbatojnë parimet 3R.
***
Pjesëmarrësit të cilët përfundojnë programin do të pajisen me Certifikatë.
Ky program është pjesë e 3R SPACE që operon brenda hapësirës së bashkëpunimit I2 SPACE. Hapësira e cila është në qytetin e Pejës është e pajisur me mjete dhe teknologji për të ndihmuar përfituesit, të mësojnë, të zhvillojnë ide, të prototipojnë dhe t'i sjellin në jetë. Ky program do të zhvilloj edhe aktivitete mobile në të gjitha qytetet e Kosovës.
Apliko ne: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLScY8JU0uGdw-4CWWJD6hu3-xDGReBmD5p5sZeClfknJv1p5wQ/viewform?pli=1
***
CIRCULAR LAB zbatohet nga LENS. Është pjesë e projektit EICEE – Eco-Innovation and Circular Economy Ecosystem i Ballkanit Perëndimor, i cili mbështetet nga programi IPA III i Bashkimit Evropian.
Synimi i partnerëve të projektit është, përveç zhvillimit të propozimeve të politikave, të krijojnë dhe testojnë shërbime, aplikimi i të cilave është vërtetimi i masave të propozuara për futjen e teknologjisë së gjelbër dhe eko-novacionit në zhvillimin e ekonomisë së gjelbër dhe riciklimit.