SHFD-UÇK-së PEJË

SHFD-UÇK-së PEJË Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së Dega në Pejë

15/06/2026
Qershori i luftës së UÇK-së për liri rreshtoi këta Dëshmorë që u bënë gurthemel i shtetit tonë dhe me pushkët e tyre nde...
12/06/2026

Qershori i luftës së UÇK-së për liri rreshtoi këta Dëshmorë që u bënë gurthemel i shtetit tonë dhe me pushkët e tyre nderuan Atdheun 👇🇦🇱

Maji i luftës sonë çlirimtare e ktheu Pejën dhe mbarë Dukagjinin në një arenë epike të qëndresës, ku stuhia e zjarrit u ...
25/05/2026

Maji i luftës sonë çlirimtare e ktheu Pejën dhe mbarë Dukagjinin në një arenë epike të qëndresës, ku stuhia e zjarrit u përball me guximin e çeliktë të trimave që nuk pranuan robërinë.
Në këtë muaj sakrifice, bijtë më të mirë të kësaj t**e ranë me idealin e lirisë në zemër, duke e shkruar historinë me gjakun e tyre të pastër. Sot, Peja dhe çdo cep i kësaj ane ushtojnë nga lavdia e tyre e përjetshme, një rrugëtim heroik ku dhimbja u kthye në krenari dhe gjaku i dëshmorëve u bë gurthemel i Kosovës së lirë!

Me pikëllim të thellë njoftojmë,shoket miqet dhe dashamirët, se është ndar  nga jeta  babai i Dëshmorit , të Kombit,Fato...
09/04/2026

Me pikëllim të thellë njoftojmë,shoket miqet dhe dashamirët, se është ndar nga jeta babai i Dëshmorit , të Kombit,Fatos Muhamet Ademaj
Muhamet Ademaj
Ngushellime familjes Ademaj

04/04/2026

Fyerjet ndaj ish-komandantit të UÇK-së për Zonën Operative të Dukagjinit Ramush Haradinaj, si dhe familjes së tij shkelin çdo kufi të pranueshëm njerëzor. Ato nuk janë thjesht sulme personale, por goditje të drejtpërdrejta ndaj një figure që mishëron sakrificën, qëndresën dhe idealin e lirisë. Ramush Haradinaj është prej heronjve të gjallë të këtij vendi, ndërsa familja e tij përfaqëson një shtyllë të fortë vlerash kombëtare, të ndërtuara mbi nderin, guximin dhe përkushtimin ndaj atdheut.
Të sulmosh një familje të tillë do të thotë të sulmosh vetë themelet mbi të cilat është ngritur Kosova.

Retorika helmuese nuk shfaqet nga hiçi. Ajo ushqehet dhe kultivohet. Për dy dekada me radhë, bartësit aktual të pushtetit, me narrativën e tyre përçarëse, krijuan këtë klimë të helmuar, për të cilën mbajnë përgjegjësi. Kur përçarja përdoret si mjet politik dhe gjuha e urrejtjes tolerohet apo edhe stimulohet, atëherë degradimi bëhet normë.

Përderisa pushteti nuk reagon, ai legjitimon çdo fyerje që synon të poshtërojë ata që mbajtën barrën më të rëndë të Luftës Çlirimtare. Kjo nuk është rastësi. Inati dhe ndasia kanë zënë vendin e unitetit kombëtar.

OVL-UÇK, dega në Pejë, kërkon nga organet e drejtësisë që personi përgjegjës për këto fyerje duhet të trajtohet me seriozitetin maksimal që parasheh ligji dhe të mbahet në paraburgim.
Çdo tolerim apo lehtësim i mundshëm është goditje për rendin publik, fyerje shtesë për dinjitetin e familjes së sulmuar. Drejtësia nuk mund të jetë e butë përballë akteve që cenojnë nderin e atyre që i dhanë gjithçka këtij vendi. Një qasje e tillë përbën dobësi institucionale dhe përçmim i vlerave të lirisë.
Ata që përdhosin emrat e lidhur me çlirimin, nuk duhet të presin as mirëkuptim e as mëshirë.

Address

Hasan Prishtina Nr. 60. Kati II-të
Pejë
30000

Opening Hours

Monday 09:00 - 13:00
Tuesday 09:00 - 13:00
Wednesday 09:00 - 13:00
Thursday 09:00 - 13:00
Friday 09:00 - 13:00
Saturday 09:00 - 13:00

Telephone

+38344205323

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHFD-UÇK-së PEJË posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to SHFD-UÇK-së PEJË:

Share