08/10/2026
Në Qendrën Rinore “Dardania” u mbajt Konkursi i Poezisë për Autorë të Rinj, ku nxënës nga shkollat e Pejës patën mundësinë të prezantojnë krijimet e tyre dhe të ndajnë pasionin për letërsinë me publikun.
Ky aktivitet dëshmoi se talenti, imagjinata dhe dashuria për fjalën e shkruar vazhdojnë të jetojnë fuqishëm te gjeneratat e reja.
Këshilli i Veprimit Rinor Lokal mbështeti organizimin e këtij aktiviteti dhe kontribuoi në krijimin e një hapësire ku të rinjtë mund të shprehin kreativitetin dhe talentin e tyre.
Po ashtu, shprehim mirënjohjen tonë për bashkëpunimin e shkëlqyer me Komunën e Pejës, e cila vazhdon të mbështesë iniciativa që promovojnë kulturën, artin dhe aktivizmin rinor.