Eko Klubi Ali Hadri

Eko Klubi Ali Hadri Eko Klubi Ali Hadri, Pejë

Nxënësit e shkollës sonë krijojnë rrethojë të gjelbër për një mjedis më të pastërNë kuadër të projektit “Horizontet e Gj...
19/03/2026

Nxënësit e shkollës sonë krijojnë rrethojë të gjelbër për një mjedis më të pastër

Në kuadër të projektit “Horizontet e Gjelbëra – Nismë për tranzicion të gjelbër të udhëhequr nga të rinjtë dhe komuniteti në Kosovën Perëndimore”, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga CARE Deutschland e.V. – Zyra në Kosovë, në partneritet me organizatën Syri i Vizionit, po ndërmerren iniciativa konkrete që fuqizojnë të rinjtë për t’u angazhuar në mbrojtjen e mjedisit.

Në këtë kontekst, përmes “Shkollës së Aktivizmit për Mjedisin”, nxënësit kanë marrë pjesë në trajnime dhe punëtori të fokusuara në aktivizmin mjedisor. Në vijim të kësaj, përmes thirrjes “Veprime Lokale të Udhëhequra nga të Rinjtë – Aktivizimi i Komunitetit për Mbrojtjen e Mjedisit”, ata janë inkurajuar të propozojnë ide dhe iniciativa konkrete për përmirësimin e mjedisit në komunitetet e tyre.

Si rezultat, nxënësit e shkollës sonë kanë hartuar dhe zbatuar projektin “Krijimi i rrethojës së gjelbër të oborrit të shkollës me drunj ‘selvi’”. Në kuadër të kësaj nisme është krijuar një rrethojë e gjelbër përreth oborrit të shkollës, e cila jo vetëm që zbukuron ambientin shkollor, por edhe rrit sigurinë për nxënësit, duke e ndarë hapësirën e shkollës nga objektet dhe zonat përreth.

Mbjellja e drunjve pritet të kontribuojë gjithashtu në krijimin e një mjedisi më të pastër dhe më të shëndetshëm, me ndikim pozitiv në cilësinë e ajrit dhe në zgjerimin e hapësirave të gjelbra në shkollë. Kjo iniciativë ka ndikuar edhe në rritjen e vetëdijes së nxënësve dhe të komunitetit shkollor për rëndësinë e ruajtjes dhe kujdesit ndaj mjedisit, duke promovuar veprime konkrete që ndihmojnë edhe në adresimin e sfidave që lidhen me ndryshimet klimatike.

Në fund, falënderojmë organizatën Syri i Vizionit dhe donatorët për programin dhe mundësinë që shkolla jonë të jetë model i fuqizimit të nxënësve në mbrojtje të mjedisit dhe adresimin e ndryshimeve klimatike.

************************************************

Students of our school create a green perimeter for a cleaner environment
Within the framework of the project “Green Horizons – An initiative for a green transition led by youth and the community in Western Kosovo”, co-funded by the European Union in Kosovo and implemented by CARE Deutschland e.V. – Office in Kosovo, in partnership with the organisation Syri i Vizionit, concrete initiatives are being undertaken to empower young people to engage in environmental protection.

In this context, through the “School of Environmental Activism”, students have taken part in training sessions and workshops focused on environmental activism. Following this, during the call “Youth-Led Local Actions – Community Engagement for Environmental Protection”, they were encouraged to propose concrete ideas and initiatives to improve the environment in their communities.

As a result, students of our school designed and implemented the project “Creating a green perimeter around the school yard with cypress trees”. As part of this initiative, a green boundary has been created around the school yard, which not only enhances the school environment aesthetically but also increases safety for students by separating the school premises from surrounding buildings and areas.

The planting of trees is also expected to contribute to a cleaner, healthier environment, improving air quality and expanding green spaces within the school. This initiative has also helped raise awareness among students and the wider school community about the importance of protecting and caring for the environment, while promoting concrete actions that help address climate change challenges.

Finally, we would like to thank the organisation Syri i Vizionit and the donors for the program and the opportunity for our school to serve as a model for empowering students in environmental protection and addressing climate change.

Nxënësit e shkollës sonë të gatshëm të Dizajnojnë Projekte për Mjedisin🌳🌿♻️🚮
26/11/2025

Nxënësit e shkollës sonë të gatshëm të Dizajnojnë Projekte për Mjedisin🌳🌿♻️🚮

Ju lutem gjeni kohë 5 minuta për të u përgjigj në këtë anketëJu faleminderit!
05/05/2025

Ju lutem gjeni kohë 5 minuta për të u përgjigj në këtë anketë
Ju faleminderit!

Kjo anketë e shkurtër është për gratë dhe të rinjtë që janë të angazhuar në aktivitete qytetare të lidhura me ekonominë qarkore dhe proceset e zhvillimit të tranzicionit të gjelbër në komunat e Prizrenit, Pejës, Gjakovës dhe Mitrovicës (Veri dhe Jug). Qëllimi është të kuptoh...

Address

Pejë

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Eko Klubi Ali Hadri posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share