Reforma Studentore Haxhi Zeka

Reforma Studentore Haxhi Zeka

15/05/2024

shkruan: Prof.Dr. Armand Krasniqi – Rektor i Universitetit ‘Haxhi Zeka’-Pejë Ekskluzivisht në bazë të modeleve që zhvillojnë universitetet evropiane të shekullit XXI, për kontribut shumë dimensional në shkencë, shoqëri e biznes, Universiteti “Haxhi Zeka”, ne mirëkuptim, partne...

     #8372
11/07/2023

#8372

10/07/2023

Senati i Universitetit ”Haxhi Zeka” në Pejë në bazë të kompetencave […]

08/07/2023

📢Të dashur maturantë,

♦️Me kënaqësi ju njoftojmë se Universiteti Haxhi Zeka në Pejë (UHZ) ka marrë konfirmimin nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) për numrin e studentëve që do të pranohen në vitin akademik 2023/24.
♦️Aplikimi do të jetë i hapur nga dita e hënë (10.07.2023).
♦️Universiteti Haxhi Zeka (UHZ) ju uron suksese!

-
-

Studio në Universitetin "Haxhi Zeka" në Pejë!-Programet e Fakultetit të Biznesit në Universitetin "Haxhi Zeka" në Pejë.-...
04/07/2023

Studio në Universitetin "Haxhi Zeka" në Pejë!

-Programet e Fakultetit të Biznesit në Universitetin "Haxhi Zeka" në Pejë.

-Programi i Fakultetit Juridik në Universitetin "Haxhi Zeka" në Pejë.

-Programet e Fakultetit të Menaxhimit në Turizëm, Hotelieri dhe Mjedis në Universitetin "Haxhi Zeka" në Pejë.

-Programet e Fakultetit të Agrobiznesit në Universitetin "Haxhi Zeka" në Pejë.

-Programet e Fakultetit të Arteve në Universitetin "Haxhi Zeka" në Pejë.

Reforma Studentore Haxhi Zeka ju uron festën e Kurban Bajramit të gjithë besimtarëve musliman. Shpresojmë të keni lumtur...
28/06/2023

Reforma Studentore Haxhi Zeka ju uron festën e Kurban Bajramit të gjithë besimtarëve musliman. Shpresojmë të keni lumturi, dashuri dhe harmoni në familjet e juaja.

Me shumë respekt, Kryesia e RS-HZ!

27/06/2023

Telegram ngushëllimi

E nderuara familja Koleci,
Me dhimbje të madhe sapo morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj dhe kolegut e mikut tonë të respektuar Prof.dr Baki Koleci. Profesor Koleci ndahet vetëm fizikisht nga ne, por puna, përkushtimi, vetëmohimi dhe veprat i tij në Fakultetin e Biznesit të Universitetit Haxhi Zeka në Pejë do të kujtohen dhe respektohen përjetësisht. Profesor Koleci ka dhënë një kontribut të çmueshëm në institucionin tonë për gati dy dekada dhe me punën e tij ka lënë gjurmë mbresëlënëse si njeri me vlera të veçanta, i dashur për studentë, i respektueshëm për kolegë dhe qytetarë dhe pedagog i zellshëm.

I pikëlluar e në emrin e të gjithë personalit akademik, joakademik dhe studentëve të Universitetit Haxhi Zeka, më lejoni të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen tuaj, për të afërmit dhe për miqtë e të ndjerit.

Po ashtu, njoftohen kolegët se varrimi i Prof.dr Baki Kolecit do bëhet nesër, me datë 28 Qershor 2023, në orën 16:30, në Dibër të Maqedonisë së Veriut. Familja e të ndjerit Koleci për tri ditë me radhë (29,30 Qershor dhe 01 Korrik) në Dibër pret në ngushëllime.

Universiteti Haxhi Zeka për nder të jetës, veprës dhe kontributit që ka dhënë në këtë institucion Prof.dr Baki Koleci, të hënën me datë 03 Korrik 2023 në orën 14:00 në Amfiteatrin e Fakultetit Juridik organizon mbledhje komemorative.

Prof.dr Baki Koleci FALEMINDERIT PËR GJITHÇKA QË ME AQ SHUMË DASHURI BËRE PËR NE.

Me dhimbje të thellë,
Prof.dr Armand Krasniqi, Rektor i UHZ

Jemi më se të pikëlluar me ngjarjen e mbrëmshme, nuk kemi fjalë tjera ta përshkruajmë atë që ndodhi, i humbëm dy engjuj ...
25/06/2023

Jemi më se të pikëlluar me ngjarjen e mbrëmshme, nuk kemi fjalë tjera ta përshkruajmë atë që ndodhi, i humbëm dy engjuj natën e kaluar.
Solidarizohemi me familjen e viktimave dhe lutemi që rastet e tilla të mos përsëriten.

Ngushëllime familjes Ademaj!

Qëndro e fort Peja jonë! 💔

Të nderuar,Ju njoftojmë se Parlamenti Studentor në bashkëpunim me Këshillet Studentore  organizojnë mbrëmjen e ABSOLVENT...
22/06/2023

Të nderuar,

Ju njoftojmë se Parlamenti Studentor në bashkëpunim me Këshillet Studentore organizojnë mbrëmjen e ABSOLVENTIADËS, BRUCOSHIADËS dhe MASTERIADËS 2023.

Mbrëmja, do të mbahet më 23 qershor 2023 (E premte), në Hotel Dukagjini

Çmimi për person është 22€.

Për muzikën do të kujdeset këngëtari i
mirënjohur Joni Lekaj

Sh*tja e biletave fillon nga data 19.06.2023, për t'i ikur çdo keqkuptimi biletat e sh*tura nuk kthehen!

-Të gjithë studentët duhet t'a kenë me vete biletën në hyrje, sepse nuk lejohet hyrja pa biletë!

-Pjesëmarrës mund të jenë studentët e të gjitha viteve.

- Mbrëmja fillon prej orës 19:00.

⚠️ Në rastin e humbjes së biletes nuk japim përgjegjësi!

Biletat mund t'i gjeni edhe nesër tek hyrja e hotelit, duke filluar nga ora 18:00 deri në orën 19:30.

Address

Pejë

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Reforma Studentore Haxhi Zeka posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Reforma Studentore Haxhi Zeka:

Shortcuts

Share