13/04/2026
Ju ftojmë të bëheni pjesë e aktiviteteve përkujtimore:🕙 Ora 10:00 – Në oborrin e Gjimnazit “Frang Bardhi” do të vendosen 104 karrige, me 104 emra të të zhdukurve, si simbol i mungesës dhe dhimbjes që vazhdon.🕥 Ora 10:45 – Marshim përkujtimor nga Gjimnazi drejt Lagjes së Boshnjakëve dhe më pas homazhe në Varrezat e Martirëve në Shipol
Sot kujtojmë, nderojmë dhe nuk harrojmë.
Më 15 Prill, në Ditën e Personave të Pagjetur dhe Viktimave Civile të Mitrovicës, bashkohemi për të përkujtuar ata që mungojnë, por që mbeten gjithmonë pjesë e kujtesës sonë kolektive.
Le të qëndrojmë së bashku në nderim, reflektim dhe solidaritet.