05/06/2026
Sot, Qendra Psikosociale për Trauma Terapi nënshkroi marrëveshjen njëvjeçare me Ministrinë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare.
Falënderojmë Ministrinë për besimin dhe mbështetjen financiare, e cila na mundëson të vazhdojmë ofrimin e shërbimeve psikosociale dhe terapeutike për ata që kanë nevojë. Presim me kënaqësi vazhdimin e këtij bashkëpunimi në shërbim të mirëqenies së komunitetit.