24/08/2026
✨ Edhe një rrugëtim që u përmbyll me sukses!
Pas 6 muajve plot mësim, kreativitet dhe inovacion, përmbyllëm projektin “United by Innovation”, duke festuar së bashku punën dhe arritjet e fëmijëve që ishin pjesë e këtij rrugëtimi.
Gjatë këtyre 6 muajve, projekti solli:
🔹 4 klasa STEAM
🔹 15 punëtori praktike
🔹 1 program veror 5-javor – Summer Makers Lab
🔹 Mbi 260 fëmijë pjesëmarrës
Përmes programimit, robotikës, elektronikës, artit, dizajnit, fabrikimit digjital dhe aktiviteteve praktike, fëmijët patën mundësi të mësojnë duke krijuar, të eksperimentojnë dhe t'i shndërrojnë idetë e tyre në projekte konkrete. 💡🛠️
Në ngjarjen përmbyllëse, prezantuam disa nga punët e realizuara gjatë projektit dhe, mbi të gjitha, festuam kreativitetin, kuriozitetin dhe përkushtimin e pjesëmarrësve tanë.
Faleminderit të gjithë fëmijëve, familjeve, partnerëve dhe mbështetësve që ishin pjesë e United by Innovation. 🚀
Një tjetër projekt përfundoi, por idetë, aftësitë dhe dëshira për të krijuar vazhdojnë! 💙