18/05/2026
“Diakonie Kosova” pati kënaqësinë të mirëpresë Ministren e Drejtësisë, znj. Donika Gërvalla, në vizitën e saj në qendrën tonë në Fushë Kosovë.
E falënderojmë Ministren Gërvalla për vizitën, vlerësimin dhe mbështetjen ndaj punës sonë shumëvjeçare në fuqizimin dhe përfshirjen sociale të grave, vajzave dhe familjeve në nevojë.
Për më shumë se 25 vite, “Diakonie Kosova”, me mbështetjen e partnerëve tanë nga Gjermania dhe bashkëpunëtorëve lokalë, është përkushtuar të krijojë mundësi reale për njerëzit përmes trajnimeve profesionale, mbështetjes psikosociale dhe kujdesit të vazhdueshëm për komunitetin.
Gjatë vizitës, Ministrja Gërvalla u njoh nga afër me punën dhe përkushtimin e stafit tonë, si dhe me historitë frymëzuese të grave dhe vajzave që përmes programeve tona në rrobaqepësi, kuzhinë dhe parukeri po ndërtojnë një të ardhme më të sigurt dhe më të pavarur.
Vlerësojmë veçanërisht mesazhin e Ministres se përfshirja sociale nuk është vetëm zgjedhje politike, por përgjegjësi shtetërore dhe shoqërore. Besojmë se vetëm përmes bashkëpunimit të institucioneve, organizatave dhe komunitetit mund të krijohen mundësi të barabarta dhe jetë më dinjitoze për të gjithë.
“Diakonie Kosova” mbetet e përkushtuar të vazhdojë misionin e saj në shërbim të komunitetit dhe falënderon të gjithë partnerët dhe institucionet që mbështesin këtë rrugëtim.
“Diakonie Kosova” had the pleasure of welcoming the Minister of Justice, Ms. Donika Gërvalla, during her visit to our center in Fushë Kosovë.
We thank Minister Gërvalla for her visit, appreciation, and support for our long-standing work in empowering and promoting the social inclusion of women, girls, and families in need.
For more than 25 years, “Diakonie Kosova”, with the support of our partners from Germany and local collaborators, has been dedicated to creating real opportunities for people through vocational training, psychosocial support, and continuous care for the community.
During the visit, Minister Gërvalla had the opportunity to closely learn about the work and dedication of our staff, as well as the inspiring stories of women and girls who, through our programs in tailoring, cooking, and hairdressing, are building a safer and more independent future.
We especially appreciate the Minister’s message that social inclusion is not only a political choice, but a state and societal responsibility. We believe that only through cooperation between institutions, organizations, and the community can equal opportunities and a more dignified life for all be achieved.
“Diakonie Kosova” remains committed to continuing its mission in service of the community and thanks all partners and institutions that support this journey.