22/09/2026
Karvani shëndetësor “pérSHÉNDETje”, stacionohet në sheshin e qytetit të RAHOVECIT
E premte: 25 shtator
ora : 10:00 -13:00
Aktiviteti organizohet në bashkëpunim me Drejtorinë e Shëndetësisë dhe përkujdesjes sociale të komunés së Rahovecit dhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Fahredin Hoti “ në Rahovec
Aktivistët tanë, të vendosur nëpër stacionet tematike do të informojnë qytetarët për dëmet që shkakton duhanpirja, kosumimi i tepruar i alkoolit, benefitet e të ushqyerit të shëndetshëm dhe aktivitetit fizik.
Personeli shëndetësor i QKMF RAHOVEC do të ofrojnë këshilla të rëndësishme për sëmundjet jo ngjitëse, matjen e BMI, glikemisë (sheqerit në gjak ) dhe të tensionit arterial, për qytetarët e interesuar.
Karvanet shëndetësore implementohen nga OJQ “MUNDESIA” në kuadër të projektit “Kujdesi shëndetësor i qasshëm dhe cilësor” AQH ,i cili zbatohet nga Swiss TPH dhe financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).
🖐🏻përSHËNDETje nga Rahoveci