Shoqata Ndërkomunale e të verbërve -Mitrovicë

Call Directions Contact the organization

Shoqata Ndërkomunale e të verbërve -Mitrovicë Shoqata Ndërkomunale e të verbërve në Mitrovicë

19/10/2026
Me dhimbje të thellë njoftojmë se një nga anëtarët tanë të nderuar të Shoqatës Emin Haziri ka ndërruar jetë.Ngushllime t...
18/10/2026

Me dhimbje të thellë njoftojmë se një nga anëtarët tanë të nderuar të Shoqatës Emin Haziri ka ndërruar jetë.
Ngushllime të sinqerta familjes së tij!

Faleminderit Drejtorit të Mirëqenies Sociale, z. Ramadan Beshiri, i cili që nga dita e parë ishte pranë nesh!Faleminderi...
15/10/2026

Faleminderit Drejtorit të Mirëqenies Sociale, z. Ramadan Beshiri, i cili që nga dita e parë ishte pranë nesh!

Faleminderit Komunës së Mitrovicës së Jugut për përkrahjen dhe organizimin e aktiviteteve për Ditën Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë.

14/10/2026
Sot u mbajt takimi i organizuar nga drejtori Bekim Ferati, së bashku me anëtarët e Shoqatës së të Verbërve Ndërkomunale ...
26/09/2026

Sot u mbajt takimi i organizuar nga drejtori Bekim Ferati, së bashku me anëtarët e Shoqatës së të Verbërve Ndërkomunale të Mitrovicës, me qëllim të zhvillimit të një takimi me trajneren Shasmie Xhaferi, për mbështetjen në mësimin e mbajtjes dhe ecjes me shkop, orientimin dhe lëvizjen në kohë dhe hapësirë për personat e verbër.

Ky takim synoi të kontribuojë në krijimin e mundësive për një jetë më të lehtë, më fleksibile, me më shumë pavarësi dhe autonomi, si dhe në promovimin e një qasjeje gjithëpërfshirëse dhe mbështetëse.

Në takim nuk mungoi as psikologu klinik, Bedri Mehmeti, i cili dha këshilla psikosociale dhe organizative lidhur me gjithëpërfshirjen, mbështetjen dhe fuqizimin e personave me dëmtim të shikimit dhe të verbërve.

Mbi të gjitha, rëndësi e veçantë iu kushtua dëgjimit të zërit të tyre, brengave, nevojave dhe çështjeve me të cilat përballen, me synim që këto nevoja të adresohen në mënyrë sa më konkrete, të shpejtë dhe gjithëpërfshirëse.

27/05/2026
Shoqata Ndërkomunale e të Verbërve në Mitrovicë shpreh falënderimin më të sinqertë për Shoqatën Bereqeti, në krye me hox...
13/05/2026

Shoqata Ndërkomunale e të Verbërve në Mitrovicë shpreh falënderimin më të sinqertë për Shoqatën Bereqeti, në krye me hoxhën Burim Veliu, për dhurimin e mish*t për anëtarët e shoqatës sonë.

Ky gjest human dhe solidariteti juaj kanë sjellë gëzim dhe mbështetje për shumë familje dhe anëtarë të shoqatës sonë. Mirësia dhe përkushtimi juaj ndaj komunitetit janë shembull i vlerave të larta njerëzore dhe fetare.

Me respekt,
Shoqata Ndërkomunale e të Verbërve – Mitrovicë

03/03/2026

Address

Mitrovicë
Mitrovica
40000

Telephone

+38349385869

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shoqata Ndërkomunale e të verbërve -Mitrovicë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Shoqata Ndërkomunale e të verbërve -Mitrovicë:

Shortcuts

Share