Nga viti 2000 deri më 2015, Handikos Mitrovica ka funksionuar si Qendër e Rehabilitimit Bazuar në Bashkësi si rrjet i HANDIKOS, ku më pas në vitin 2015 pas decentralizimit të HANDIKOS, Handikos Mitrovica është regjistruar si entitet në vete duke vepruar si një organizatë jo-qeveritare dhe është përkrahësi kryesor i personave me aftësi të kufizuara në rajonin e Mitrovicës. Kjo organizatë punon në përmirësimin e cilësisë së jetës dhe pavarësimin e personave me aftësi të kufizuara fizike përmes shërbimeve, vetëdijësimit dhe avokimit. Vizioni i Handikos Mitrovica është që të krijojë një shoqëri gjithëpërfshirëse me njohje dhe respektim të plotë të të drejtave dhe mundësive të barabarta të personave me aftësi të kufizuara fizike.
----
From 2000 to 2015, Handikos Mitrovica functioned as a Community Based Rehabilitation Center as a network of HANDIKOS, where then in 2015, after the decentralization of HANDIKOS, Handikos Mitrovica was registered as an entity acting as a non-governmental organization and is the main supporter of people with disabilities in the Mitrovica region. This organization works to improve the quality of life and independence of people with physical disabilities through services, awareness, and advocacy. Handikos Mitrovica's vision is to create an inclusive society with full recognition and respect for the equal rights and opportunities of persons with physical disabilities.