Myriad

Myriad Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Myriad, Community Service, Mitrovica.

Zymtë. Rrugëve, duket se sherri i fëmijëve si të vetmit që qeshin sot, në nji botë të padrejtë,asht bartë te gëzimi i di...
16/09/2026

Zymtë.
Rrugëve,
duket se sherri i fëmijëve si të vetmit që qeshin sot, në nji botë të padrejtë,
asht bartë te gëzimi i disave të rritunve,
në struka.
Pa dinjitet.
Si buzëqeshja e tyne sot,
dhe gëzimi i atyne,
qi na e mohuan buzëqeshjen,
dikur.

Berti, Myriad, 16.09.2026

Poetët/et palestinezë/e më fascionojnë me poezitë e tyne për lirinë, tokën, natyrën, Zotin, luftën, dashurinë, e ndër to...
10/09/2026

Poetët/et palestinezë/e më fascionojnë me poezitë e tyne për lirinë, tokën, natyrën, Zotin, luftën, dashurinë, e ndër to, edhe kjo e poetit të famshëm palestinez Ghassan Kanafani (1936-1972), të cilën e përktheva me sëmbim:

„Kisha dashtë qi mos me vdekë fëmijët ma,
e me u ngritë përkohësisht,
në qiej,
derisa të kryhet lufta.
Atëherë kishin me u kthye në shpia të sigurt,
e kur t’i pyetnin prindërit e tyne,
ku jeni kanë?
Ata me thanë,
ishim t’u luejtë në re“

Besart Peci, Myriad, 11.9.2026

BUKË PËR UDHËGünter Grass“Me një thes arra,dua të varrosemdhe me një palë dhëmbë të rinj.Atëherë kur të kërcet toka,atje...
06/09/2026

BUKË PËR UDHË

Günter Grass

“Me një thes arra,
dua të varrosem
dhe me një palë dhëmbë të rinj.
Atëherë kur të kërcet toka,
atje ku unë prehem
mund të merret me mend,
se aty është
ende ai”

Günter Grass konsiderohet gjerësisht si një nga shkrimtarët dhe intelektualët më të rëndësishëm të Gjermanisë së pasluftës. Ai ishte një shkrimtar, skulptor dhe artist grafik gjermano-polak. Në vitin 2012, Grass nxiti polemika për shkak të poezisë “Çfarë duhet thënë”, e cila kritikon ashpër Gjermaninë për sh*tjen e armëve Izraelit dhe godet Izraelin për programin e tij bërthamor të pacaktuar qartë. Grass jetoi në Wewelsfleth, Indi dhe së fundmi në Lübeck, ndërsa në vitin 1999 u nderua me Çmimin Nobel në Letërsi. Në këtë vit, si një nga shkrimtarët e rrallë të së majtës, ai u rreshtua kundër regjimit të Sllobodan Milloshoviqit, duke mbështetur ndërhyrjen ushtarake të NATO-s në Kosovë. Në një intervistë dhënë radiotelevizionit publik gjerman ARD, ai u shpreh qartazi se “Milloshoviçi e ka shfrytëzuar kohën e bisedimeve vetëm për të përgatitur në mënyrë sistematike spastrimin etnik”.
U nda nga jeta më 13 prill 2015, në moshën 87-vjeçare. Ai mbetet një nga figurat më me ndikim në letërsinë e shekullit XX.

Përktheu dhe përgatiti: Besart Peci

Myriad, 9.6.2026

Gloria Steinem gazetarja, shkrimtarja dhe aktivistja që e ktheu feminizmin prej një ideje në një lëvizje politike e shoq...
04/09/2026

Gloria Steinem gazetarja, shkrimtarja dhe aktivistja që e ktheu feminizmin prej një ideje në një lëvizje politike e shoqërore vdiq sot në moshën 92-vjeçare, por një jetë e kaluar duke luftuar për barazi e drejtësi shoqërore nuk përfundon me vdekjen e saj.

Për më shumë se pesë dekada, ajo luftoi për barazi gjinore, të drejtat riprodhuese dhe një shoqëri ku gratë nuk maten me rolet që u janë caktuar nga shoqëria patriarkale. Bashkëthemeluese e Ms. Magazine, organizatore e shumë protestave, shkrimtare dhe një prej zërave më të njohur të valës së dytë feministe, Steinem e kuptoi kohë më parë se emancipimi i grave nuk mund të ishte vetëm çështje individuale, por duhej të ishte edhe luftë politike.

Trashëgimia e saj është se ajo nuk e la lëvizjen feministe aty ku e gjeti. E la atë me më shumë zë, me më shumë organizim politik dhe me një histori të tërë rezistence pas vetes.

Armela Hajra, Myriad, 4.9.2026

Çka kish me u bë ni njeri kur qyteti ku jeton fillon me iu dokë si pasqyrë e krejt asaj që e urren? Një taksist, sipas M...
27/08/2026

Çka kish me u bë ni njeri kur qyteti ku jeton fillon me iu dokë si pasqyrë e krejt asaj që e urren? Një taksist, sipas Martin Scorsese.

Recension nga Armela Hajra për filmin „Taxi Driver“.

New York-u te filmi Taxi Driver është larg prej të qenurit qytet i ëndrrave, pasi shihet përmes syve të një njeriu që është shkëputë prej tij. Travis është veteran i luftës së Vietnamit, me probleme me pagjumësi, i vetmuar dhe pa ndonjë qëllim të qartë. Punon natën si taksist, duke vozitë në rrugët e qytetit dhe duke i pa njerëzit, narkomanët, prostitucionin, alkoolistët, pra çdo sen që atë e bën me mendu që New York-un e ka kaplu nji kalbje morale. Sipas tij New York-u duhet me u pastru.

Por sa më shumë që e bind veten se qyteti ka nevojë për shpëtim, aq më shumë e sheh veten si shpëtimtar. Përgjatë filmit e shohim nji transformim të Travis, prej një njeri që ndihet i parëndësishëm në një njeri që beson se ka një mision. Andaj, New York-u dhe misioni i tij prej heroi është veç kërkim për një arsye për me ekzistu brenda tij.

Nuk ka distancë të ftohtë për ta kuptu këtë. Përmes monologut që ai e bën, na e kuptojmë mënyrën se si mendon dhe e shohim botën përmes syve të tij.

Mendoj që taksi është hapësira perfekte për Travisin. Ai është fizikisht mes njerëzve, duke i bartë në distancë të ndryshme, duke i pa prej xhamit të taksisë, duke i dëgju, por prapë është i ndamë prej tyne.

Një prej kthesave të filmit është angazhimi i tij në fushatën politike të një senatori. Ai tenton me e gjetë një mënyrë legjitime për me qenë pjesë e shoqërisë, madje edhe duke besu në një ndryshim politik. Për të, senatori është njeriu që mundet me e ndryshu qytetin që ai e urren. Por, politika, që fillimisht i duket si rruga për me e pastru qytetin, rezulton me qenë po aq e largët prej tij sa çdo gjë tjetër. Pas këtij zhgënjimi fillon me e marrë ndryshimin në duart e veta.

Travis ka nevojë me qenë shpëtimtar para se me pasë dikë për ta shpëtu. Ekziston një skenë ikonike e këtij filmi e që është bë virale. "You talkin to me?" Travis flet para pasqyrës, me reflektimin e vet. Pasqyra e tij është terreni ku ai e provon identitetin e ri para se me e bë realitet. Kur tentativa për ta vrarë senatorin dështon, e gjithë energjia e tij fokusohet në shpëtimin e një vajze minorene, viktimë e prostitucionit.
Edhe 20 dollarëshi që Travis e mban me veti gjatë krejt filmit ka nji simbolikë shumë domethënëse. Në kontaktin e parë, në taksi, ku Travis e sheh keqshfrytëzimin që po përballet Irisi, Sporti ia lën Travisit 20 dollarë.

Travis nuk i shpenzon. I ruan pa e ditë ende se për çka. Tek më vonë, kur shkon në motel për me taku Irisin, ia jep pikërisht ato 20 dollarë recepsionistit për me hy në dhomën e saj. Një copë letër që në fillim të filmit duket krejt e rastësishme, përfundon duke e çuar Travisin drejt misionit që do të ia ndryshojë krejt rrjedhën e jetës.

Pas një dhune të llahtarshme, Travis mbijeton dhe, në sytë e të tjerëve, bëhet hero. Shoqëria ia jep validimin të cilin ai e kishte kërku gjithmonë.
Filmi përfundon me Travis i cili i kthehet prapë punës si taksist. Nuk e di nese Travis e ka gjetë shpëtimin që e ka kërku krejt kohës. Ama, ai e ka gjetë një narrativë në të cilën dhuna e tij mundet me u pa si heroizëm. Me gjasë, New York ka vazhdu me qenë po ai qytet i njëjtë, por Travis e ka gjetë një mënyrë të re për me jetu me vetminë e tij.

Myriad, 27.08.2026

KU SHKOJNË ATOKu shkojnë fjalët që nuk mbetën?Ku shkojnë vështrimet që ikën një ditë?A lundrojnë përgjithmonë, si të bur...
26/08/2026

KU SHKOJNË ATO

Ku shkojnë fjalët që nuk mbetën?
Ku shkojnë vështrimet që ikën një ditë?
A lundrojnë përgjithmonë, si të burgosurat e një shtrëngate,
apo mbështillen në të çara, duke kërkuar ngrohtësi?

Silvio Rodriguez, poet dhe muzikant kuban.

Përktheu: Myriad

27.08.2026

Në rikujtim të 126 vjetorit të vdekjes së Friedrich Nietzsche-s: “Duhet me pasë ende kaos në vete, që me mujtë me sjellë...
25/08/2026

Në rikujtim të 126 vjetorit të vdekjes së Friedrich Nietzsche-s:

“Duhet me pasë ende kaos në vete, që me mujtë me sjellë në jetë një yll që vallëzon” – Kështu foli Zarathustra

Niçe osht ndër ata mendimtarë që nuk të len rahat. Sa ma shumë e lexon, aq ma shumë e kupton që nuk osht tu të dhanë përgjigje, po tu të shty me e shqyrtu edhe njëherë atë që ke mendu se e ke të qartë. Në filozofinë e tij, njeriu nuk paraqitet si qenie e përfundume, por si diçka që duhet vazhdimisht me u tejkalu. Ai e sheh jetën jo si nji barrë që duhet me e duru, por si nji fuqi që duhet me u pohu, edhe atëherë kur ajo vjen me dhimbje, kaos e pasiguri.

126 vjet pas vdekjes së tij, Niçe është ende i gjallë përmes ideve që, edhe sot, nuk na lënë indiferentë.

Myriad, 25.08.2026

"That was all she dreamed about: escape"Recension i filmit “Paris, Texas”, nga Armela HajraNuk e di nëse Wim Wenders, si...
24/08/2026

"That was all she dreamed about: escape"

Recension i filmit “Paris, Texas”, nga Armela Hajra

Nuk e di nëse Wim Wenders, si njeri nga pishtarët e New German Cinema, e ka mendu ta thyente mitin amerikan mbi lirinë, por me Paris, Texas ai e solli Amerikën prej syve të një të huaji: autostrada të gjata, shkretëtirë, motele — të gjitha këto që, në fakt, prodhonin një ndjenjë të kundërt, atë të vetmisë.

Filmi fillon me Travis Henderson, në mes të shkretëtirës, i cili gjindet pas katër vitesh i zhdukur, pa lanë asnjë gjurmë. Nuk flet, nuk përgjigjet, as nuk e di saktë se ku po shkon. Vëllau i tij e gjen dhe e kthen në Los Angeles, aty ku Travis gradualisht lidhet për herë të dytë me djalin e tij, Hunter. Katër vitet e arratisjes së Travis ishin pjesa ma e madhe e jetës së djalit të tij tetëvjeçar. Ai e kupton që nuk mundet me i kompensu vitet e humbura të djalit të tij, i cili e njeh Travisin si babë, para se Travis ta njohë Hunterin si djalë të tij. Të dy bashkë nisen në kërkim të Jane, nanës së Hunterit dhe gruas prej së cilës Travis kishte ikë. Sa ma shumë që ecin drejt saj, aq ma shumë mblidhen copëzat e të kalumes së Travis. Dhe e kaluara e tij nuk është aspak e bukur.

Fundi e rikuptimëson fillimin. Por, para se me kalu te fundi, filmi ka një fotografi të jashtëzakonshme. Me interesonte me ditë se kush ishte prapa kësaj madhështie vizuale. Robby Müller ishte gjeniu që i dha formë kësaj përvoje metafizike. Peizazhi është reflektim i një gjendjeje shpirtërore. Autostradat janë simbol i ikjes. Shkretëtira është simbol i zbrazëtisë. Motelet me drita neon janë simbol i tranzicionit. Edhe xhami është simbol i distancës mes njerëzve.

Ka diçka jashtëzakonisht të bukur në mënyrën se si Wenders e përdor distancën, pasi njerëzit shpesh janë fizikisht afër, por emocionalisht në hapësira të ndryshme. Edhe kur Travis dhe Jane më në fund komunikojnë, ekziston një xham mes tyre. Ka një distancë mes asaj çka ndiejmë dhe asaj çka mundemi me ia thanë tjetrit. Jane nuk mund ta shohë Travisin, por Travis mund ta shohë Jane, a thua se në sytë e saj po e kuptonte që mundesh me e gjetë dikë përsëri dhe me kuptu që vendi yt nuk është ma aty.

Travis fillon me ia rrëfy Jane historinë e tyre, sikur të ishte historia e dikujt tjetër. Për herë të parë, ai e sheh veten si një person të tretë. E kupton çka i ka bo asaj, çka i ka bo vetes dhe çka nuk mundet ma me e rregullu. Travis e kishte dashtë Jane në mënyrë ngulfatëse, ndërsa Jane, në anën tjetër, ka dashtë me u çliru. Të dy ikin në drejtime të ndryshme. Jane ik prej Travis për me shpëtu veten, ndërsa Travis ikën prej Jane, prej familjes së tij dhe, në fund, prej vetes.

Njëjtë sikurse Travis e kupton se me u largu prej një situate nuk do të thotë domosdoshmërisht me qenë i lirë prej vetes, edhe Jane e kupton se mundesh me ikë prej një njeriu dhe prapë me e bartë atë brenda vetes. Për të, Travis ishte bo masë me të cilën ajo, pa dashje, i ka krahasu burrat e tjerë. Ai nuk ka qenë fizikisht aty, por ka vazhdu me ekzistu në përvojat e saj, përmes zanave e bisedave që i ka imagjinu me to.
Akti i fundit i dashurisë mes të dyve është me lanë të lirë njeni-tjetrin. Wim Wenders na e jep një përvojë Frommiane, tue na bo me përjetu aq natyrshëm paradoksin e lirisë. Pra, njeriu çlirohet prej lidhjeve të vjetra, por kjo liri mundet me na përballë me një vetmi dhe pasiguri aq të madhe, sa njeri fillon me kërku mënyra me ikë prej vetë lirisë. Por me u largu prej një situate nuk do të thotë domosdoshmërisht me qenë i lirë prej vetes. Travis nuk mundet me i ikë dot fajit, kujtimeve dhe njeriut që ka qenë dikur.

Ky është Paris, Texas. Historia e dy njerëzve që, për një moment të vetëm, me shpinën e kthyer nga njani-tjetri, e kuptojnë plotësisht çka kanë qenë për njani-tjetrin, dhe pikërisht atëherë e kuptojnë pse nuk munden ma me qenë bashkë.
Andaj, fundi e rikuptimëson fillimin. Travis kthehet prej shkretëtirës si një njeri i humbur, dhe largohet prej saj si dikush që, ma në fund, e ka kuptu pse ka humbë.

Myriad, 24.08.2026

BOSNJË TË DUAmikut tim, Enes Mujagiq - nga Xhevdet BajrajNëpër topin e kristaltë të kujtesëstë avulluar nga hukamë malli...
11/07/2026

BOSNJË TË DUA

mikut tim, Enes Mujagiq - nga Xhevdet Bajraj

Nëpër topin e kristaltë të kujtesës
të avulluar nga hukamë malli të shoh
vrapon me plagë të hapur
nëpër kohën e therur si kafshë
nëpër varre kolektive kërkon ta gjesh e ta ringjallësh
Selmën tënde të vogël
po nga e shikon botën
asgjë e gjallë nuk duket
si dredhëzat e egra në natën pa yje pa njerëz pa Zot
në Brezovo Polje në Bërçko në Sarajevë
Është luftë miku im
Selmën nuk e kanë vrarë
ti je ende gjallë
unë ndez qirinjtë kot
apo jo i madhi Zot
dhe klith
BOSNO VOLIM TE

Myriad, 11.07.2026

Vonë asht me i pa,gjatë nji qetësie t’palumtun nate,tana dritat e yjeve,para se me lshu dritën e lindjesdielli.Si librat...
23/04/2026

Vonë asht me i pa,
gjatë nji qetësie t’palumtun nate,
tana dritat e yjeve,
para se me lshu dritën e lindjes
dielli.
Si librat e nji shkrimtari,
n’amshim,
nji jetë
e përtej,
për me i çelë sytë e jetës,
si psherëtima t’pafundme
mbi kohën e pakushtume.

Besart Peci, Myriad 23.04.2026

Address

Mitrovica

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Myriad posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share