OHVSH - Trungu

OHVSH - Trungu OHVSH - Trungu

e-mail: [email protected]

Lajm i mirë për trashëgiminë kulturore në Mitrovicë! 👏🥳Xhamia e Ibrit 🕌 e ndërtuar në vitin 1777 dhe e djegur me 2 Maj 1...
02/05/2026

Lajm i mirë për trashëgiminë kulturore në Mitrovicë! 👏🥳

Xhamia e Ibrit 🕌 e ndërtuar në vitin 1777 dhe e djegur me 2 Maj 1999 do të rindërtohet!

OHVSH-TRUNGU, si organizatë që veprimtarinë kryesore e ka të fokusuar në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore në vend, në dhjetor të vitit 2025 kishte ngritur çështjen e rëndësisë që kishte kjo xhami dhe pse do duhej që ajo të rindërtohej.

Tashmë është dhënë lajmi se është nënshkruar memorandumi me të cilin qeveria e Republikës së Kosovës mbështet ringritjen e këtij monumenti me rëndësi historike dhe kulturore. 🏛️

OHVSH-TRUNGU 🌳si organizatë kulturore që vepron kryesisht në Mitrovicë, e mirëpret këtë lajm, dhe konsideron se ky memorandum është një hap shumë i rëndësishëm për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në vend.

Shpresojmë shumë që ky projekt të realizohet në tërësi, dhe projekte të tjera si ky të mos i mungojnë komunës së Mitrovicës. 🟩⬛️

🚨“Vape” në duart e adoleshentëve – një realitet shqetësues që duhet të jetë ALARM për të rriturit 🚨‼️OHVSH TRUNGU ngrit ...
06/04/2026

🚨“Vape” në duart e adoleshentëve – një realitet shqetësues që duhet të jetë ALARM për të rriturit 🚨

‼️OHVSH TRUNGU ngrit shqetësimin për përhapjen në rritje të përdorimit të cigareve elektronike (“vape”) tek adoleshentët dhe të rinjtë në Kosovë, duke e cilësuar këtë fenomen si një dukuri që po normalizohet në mënyrë të rrezikshme në shoqëri.

Në rrugët e qyteteve të Kosovës, në oborret e shkollave, në kafene dhe parqe, është bërë gjithnjë e më e zakonshme të shohësh adoleshentë dhe të rinj me “vape” në duar. Ajo që dikur shihej rrallë, sot është kthyer në një fenomen të përditshëm – një imazh që kalon pothuajse pa u vënë re, por që fsheh një problem serioz shëndetësor dhe shoqëror.

⚠️Ky është një fenomen i cili nuk do duhej asesi të na dukej kaq i zakonshëm dhe të normalizohej deri në këtë pikë sa mos të na bëjë përshtypje derisa e shohim tek shfaqet gjithnjë më shumë.

Shqetësimi kryesor që adreson OJQ TRUNGU është se ky fenomen po shfaqet gjithnjë e më shumë tek moshat shumë të reja, e që rrjedhimisht nuk e dijnë dëmin që ua shkakton përdorimi i këtyre cigareve.🔞

📛Në shumë raste, ato përdoren në grupe, duke e kthyer va**ng në një formë “socializimi”, madje edhe në një trend që përhapet me shpejtësi përmes rrjeteve sociale.

Mjafton një shëtitje e shkurtër nëpër qytet për të vënë re përhapjen e këtij fenomeni. Në hyrje të shkollave, në stacione autobusi apo në zona të frekuentuara nga të rinjtë, cigaret elektrike, të njohura si “vape” janë bërë pjesë e përditshmërisë. Duket sikur ndër adoleshentë është krijuar një lloj "trendi" që nuk je në hap me kohën nëse nuk i bashkangjitesh grupit për të përdorur cigaren elektrike.

🔗Pra gjithcka është shumë e shpërfaqshme, dhe në dijeni të përdorimit të cigareve elektrike nga të rinjët, janë si prindërit, ashtu edhe mësimdhënësit, por sic duket, edhe ata, si të rinjtë, e mendojnë cigaren elektrike, si të padëmshme.

Një nga pyetjet më shqetësuese është: si po arrijnë këto produkte kaq lehtë tek të miturit?⁉️

Furnizimi i të miturve me cigare elektronike sipas asaj që kemi mësuar nga të rinjët realizohet përmes disa kanaleve, përfshirë sh*tjen pa verifikim të moshës në dyqane, porositë online dhe rrjetet sociale, si dhe ndërmjetësimin nga persona më të rritur. Po ashtu, tregu informal dhe mungesa e kontrollit institucional e bëjnë edhe më të lehtë qasjen e të rinjve në këto produkte.❌

Kjo tregon qartë për një mungesë të theksuar të kontrollit dhe zbatimit të ligjit në praktikë.⛔️⚠️

📍OHVSH TRUNGU thekson nevojën urgjente për rritjen e ndërgjegjësimit, veçanërisht tek prindërit, lidhur me rreziqet që cigaret elektronike paraqesin për shëndetin e fëmijëve, përfshirë varësinë nga nikotina dhe dëmtimet në zhvillimin e tyre.

‼️Po ashtu, organizata u bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të ndërmarrin masa konkrete për të frenuar këtë fenomen, përmes forcimit të kontrollit dhe kufizimit të qasjes së të miturve në këto produkte.

Në të njëjtën kohë, theksohet se edhe shoqëria në tërësi ka rol të rëndësishëm në adresimin e kësaj çështjeje, duke kontribuar në ndërgjegjësim dhe duke mos e normalizuar një praktikë që paraqet rrezik për shëndetin publik.

Për të frenuar këtë fenomen, OHVSH-TRUNGU propozon masa konkrete dhe të menjëhershme si:

❌Kontrolle më të rrepta
Inspektime të shpeshta në dyqane
👮‍♀️Gjoba për sh*tje ndaj të miturve
❌Mbyllje të bizneseve që shkelin ligjin
♻️Fushata ndërgjegjësuese
ℹ️Informim i drejtpërdrejtë për të rinjtë
⛔️Demaskim i mitit se “vape është i padëmshëm”
🌐Përdorimi i rrjeteve sociale për edukim
🆕Edukim në shkolla
📘Integrimi i temës në kurrikula
📔Trajnime dhe ligjërata për nxënësit

Së fundmi, Organizata për Hulumtime dhe Vetëdijësim Shoqëror-Trungu ka ngritur problematikën e mungesës së kushteve që m...
31/01/2026

Së fundmi, Organizata për Hulumtime dhe Vetëdijësim Shoqëror-Trungu ka ngritur problematikën e mungesës së kushteve që mundësojnë qasjen e përsonave me aftësi të kufizuar në objektet e trashëgimisë kulturore e historike në vend, duke vënë theks të vëcantë në qytetin e Mitrovicës

A ka kuptim ruajtja e trashëgimisë nëse ajo përjashton një pjesë të shoqërisë?

🏛️ Trashëgimia kulturore në Mitrovicë e rrethinë, pa qasje për personat me aftësi të kufizuar 🏛️📝Trashëgimia kulturore d...
29/01/2026

🏛️ Trashëgimia kulturore në Mitrovicë e rrethinë, pa qasje për personat me aftësi të kufizuar 🏛️

📝Trashëgimia kulturore dhe turistike në Mitrovicë dhe përgjithësisht në Kosovë, përveç mungesës së madhe infrastrukturore, ka edhe një mangësi shumë të madhe sa i përket infrastrukturës për qasje më të lehtë nga personat me aftësi të kufizuara. Ndonëse edhe kur është bërë restaurimi i shumë objekteve të trashëgimisë kulturore, nga institucionet relevante nuk është menduar dhe nuk është marrë parasysh se edhe personat me aftësi të kufizuara kanë dëshirën dhe të drejtën themelore që ta shijojnë dhe të njihen sa më mirë me trashëgiminë kulturore të vendit ku jetojnë. Në këtë pjesë jemi fokusuar dhe kemi bërë një analizë të thjeshtë, vetëm për disa nga objektet të trashëgimisë kulturore në Mitrovicë dhe rrethinë (ndër më të njohurat dhe më të vizituarat) që ju mungojnë shtigjet për karroca për personat me aftësi të kufizuara.

Shtëpia e Xhafer Devës 🏢

E ndërtuar në vitin 1939, në qendër të Mitrovicës, e restauruar tash së fundmi pas shumë vështirësish, mungon një shteg për karroca ose ndonjë mundësi alternative për tu futur në brendësi të objektit nga personat me aftësi të kufizuar në karroca.


Shtëpia e Familjes Kurolgu🏠

Poashtu e ndodhur në brendësi të qytetit, e restauruar në vitin 2025, ka marrë një pamje shumë të bukur dhe është një objekt i trashëgimisë së Mitrovicës të një rëndësie të veçantë. Deri në oborrin e shtëpisë është e qasshme, por futja brenda shtëpisë me karrocë, mund të bëhet vetëm përmes shkallëve të shtëpisë. Nuk ka një mundësi alternative për përsonat me aftësi të kufizuar në karrocë.

Xhamia e Maxhiqit 🕌

Një ndër objektet më të njohura dhe më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të Mitrovicës. Është lehtë e qasshme deri tek rruga kryesore, por afërsia tek objekti jo. Mungon një shteg për karroca që përsonat me aftësi të kufizuar të mund të futen sa më afër dhe ta vizitojnë këtë objekt.

Kisha Sase në Trepçë ⛪️

Një objekt i cili është ndër më të shpeshtit që e kemi parë nëpër fotografi. Ka një rëndësi të madhe për trashëgiminë kulturore, i vendosur në një hapësirë përplot me kujtesë dhe histori. Është lehtësisht i qasshëm deri në afërsi të tij, por futja brenda hapësirës së mureve të objektit është pothuajse i pamundur nga personat me aftësi të kufizuar në karrocë për shkak të mungesës së një shtegu alternativ për karroca.



Ujvara e Trepçës 🌊

Një bukuri e rrallë brenda maleve të Shalës. Viteve të fundit është shëndrruar në një atraksion shumë të lezetshëm turistik. Qasja deri tek pjesa afër ujvarës është e lehtë përmes rrugës kryesore, por për tu futur brenda hapësirës së bukur të ujvarës është e vështirë për personat në karroca.

Këto janë vetëm disa prej objekteve të trashëgimisë kulturore të Mitrovicës, që kemi marrë si shembull dhe si ilustrim për një trajtim sa më të gjerë dhe profesional të kësaj teme shumë të rendësishme për trashegiminë kulturore në Mitrovicë dhe në përgjithsi në Kosovë. OHVSH - Trungu do të vazhdojë trajtimin e këtij problemi dhe do të ndërmarrë hapa konkret me ide dhe projekte konkrete sensibilizuese, duke përfshirë institucione përgjegjëse, organizata dhe shoqata të personave me aftësi të veçanta si dhe pjesëtarë nga shoqëria civile. Poashtu vlenë të theksohet se ne jemi shumë të vetëdijshëm se nderhyrja në trashëgiminë kulturore, pra në infrastrukturën e ndjeshme nuk është e lehtë, as nga institucionet përkatëse profesionale, por besojmë se krijimi i mundësive alternative (duke marrë për bazë edhe praktika nga jashtë) gjithmonë është i mundur. 📝

🌳 OHVSH - Trungu, Mitrovicë 🌳
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Komuna e Mitrovicës
Qendra Rajonale për Trashegimi Kulturore - Mitrovicë

⏳ Mitrovica nëpër kohë… në vitin 1930 ⏳🌁 Fotografi interesante që mban datën 22.8.1930, e shkrepur 📸 në fshatin Shupkovc...
21/01/2026

⏳ Mitrovica nëpër kohë… në vitin 1930 ⏳

🌁 Fotografi interesante që mban datën 22.8.1930, e shkrepur 📸 në fshatin Shupkovc, në hyrje të qytetit. Fotografia paraqet një kullë 🏠 guri tipike shqiptare e rajonit të Mitrovicës. 🌉

🎞️ Fotografia është marrë nga faqja zyrtare e Muzeut Etnografik të Sllovenisë. 🏛️
🗣️ Përshkrimi i fotografisë sipas Muzeut Etnografik të Sllovenisë është:
“Një kullë mbrojtëse me pozicione armësh përpara qytetit të Mitrovicës, në rrugën për në Vuçitërn (Vushtrri).”

🌳 OHVSH - Trungu 🌳

~ Nji Trung🌳 n’mes t’Ibrit 🏞️🌊😎 ~
18/12/2025

~ Nji Trung🌳 n’mes t’Ibrit 🏞️🌊😎 ~

Sot, katër ditë pasi OHVSH - Trungu përmes një postimi në rrjete sociale shprehu  se pse duhet të rindertohet Xhamia e I...
17/12/2025

Sot, katër ditë pasi OHVSH - Trungu përmes një postimi në rrjete sociale shprehu se pse duhet të rindertohet Xhamia e Ibrit në Mitrovicë, si një vlerë dhe aset i veçantë për trashëgiminë kulturore të Mitrovicës dhe Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje, në hapje të fushatës zgjedhore në Mitrovicë p***a premtuar fillimin rindërtimit të Xhamisë në vitin e ardhshëm.

Trungu si OJQ që fokus kryesor ka trashegiminë kulturore në rajon të Mitrovicës dhe më gjerë, bën apel tek të gjitha partitë politike që në programet e tyre qeverisëse, trashegimia kulturore në Kosovë të ketë hapësirë dhe prioritet më të madh dhe shumë më gjithëpërfshirës.

Poashtu shpresojmë shumë që cilado parti që për katër vitet e ardhshme vie në pushtet, ti kushtojë rëndësi sa më të madhe trashëgimisë kulturore, e premtimet e tilla sikur ky për rindertimin e Xhamisë së Ibrit, të marrin rrugën dhe kahjen e duhur si projekte implementuese, e të mos mbeten vetëm premtime boshe që i shërbejnë vetëm fushatës elektorale zgjedhore!

OHVSH - Trungu

🕌Pse duhet të rindërtohet Xhamia e Ibrit në Mitrovicë?!🕌E ndërtuar rreth viteve 1777/1778, ka qenë një objekt me rëndësi...
13/12/2025

🕌Pse duhet të rindërtohet Xhamia e Ibrit në Mitrovicë?!🕌

E ndërtuar rreth viteve 1777/1778, ka qenë një objekt me rëndësi të veçantë jo vetëm për komunitetin musliman në Mitrovicë (ku ka shërbyer si vend falje dhe kryerjes së riteve fetare☪️), por edhe për trashëgiminë kulturore të Mitrovicës dhe Kosovës.🇽🇰

🕌Xhamia e Ibrit është pjesë e kujtesës kolektive të qytetit. Në çdo fotografi të vjetër ku shihet Ura e Ibrit, gjithmonë pranë saj shihet edhe Xhamia e Ibrit. Ka ende shumë banorë të qytetit që mbajnë mend kur ata vet kanë kryer ritet fetare në atë xhami. 🛐

Xhamia e Ibrit që nga koha e ndërtimit kaloi nëpër shumë luftra të kohës, luftrat ballkanike, luftën e parë botërore, luftën e dytë botërore, demostratat, e shumë rrjedha të tjera historike, qëndroi e padëmtuar, por u rrënua dhe u shkatërrua plotësisht në luftën e fundit në Kosovë më 2 Maj 1999!❗️

Shkatërrimi i tërsishëm deri tek rrafshimi me ekstravator i Xhamisë së Ibrit nga aparati shtetror i Serbisë, ishte krim (si shumë krime tjera) dhe akt kriminal që bie ndesh me çdo konventë ndërkombëtare të luftës.❌

Ky akt nuk ishte krim vetëm kundër komunitetit musliman në Mitrovicë, por ishte edhe një krim dirket kundër trashëgimisë kulturore të Kosovë, kujteses kolektive të qytetit të Mitrovicës dhe jo vetëm.🎞️🕌

✅Pra, Xhamia e Ibrit duhet të rindërtohet se:

🔸Do të vihet një copëz drejtësie për krimet dhe dëmet që ka shkaktuar shteti serb kunder trashëgimisë kulturore të Kosovës.

🔸Mitrovicës do t’i rikthehej një objekt me një rëndësi shumë të madhe kulturore fetare.

🔶Objekte të trashëgimisë kulturore të Mitrovicës kanë mbetur shumë pak, andaj një rikthim i një objekti të shkatërruar padrejtësisht, pa asnjë vendim kolektiv do të ishte shumë i mirëseardhur për qytetin.📌

🕌Xhamia e Ibrit do të përqonte tolerancë fetare, ky vyrtyt shqiptar që merret lakmi nëpër botë. Si dhe, komunitetit musliman në Mitrovicë do të ju rikthehej një objekt fetar që i’u shkatrrua padrejtësisht.🟰

📎Kujtesa kolektive e qytetit nuk do të mbetej vetem në fotografi, të rinjë dhe të reja dhe gjeneratat e ardhshme të Mitrovicës do të mund ta ‘prekin’ sadopak Mitrovicën e Vjetër, trashëgiminë kulturore të qytetit si dhe historinë nëpër të cilën kemi kaluar si shoqëri!📍🕌

OHVSH - TRUNGU, MITROVICË
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna e Mitrovicës, Bashkësia Islame e Kosovës DKRS-Mitrovicë

💤 Vendosni të vegjlit tuaj në gjumë me ninullat që burojnë nga kreativiteti dhe dashuria e nënave dhe gjysheve tona.👩‍🍼L...
11/12/2025

💤 Vendosni të vegjlit tuaj në gjumë me ninullat që burojnë nga kreativiteti dhe dashuria e nënave dhe gjysheve tona.👩‍🍼
Libri "Nina-Nana" , ju ofron një përmbledhje me ninulla/këngë të djepit nga rajoni Mitrovicës.
I realizuar me shumë përkushtim e dashuri nga stafi i OHVSH-TRUNGU, ky libër ka përmbajtje unike dhe shumë të lezetshme😴😊!
📥Na shkruani ne inbox për linkun në formatin PDF, ose na vizitoni në zyrën tonë pë ta pasur një kopje të tij.
Ju mirëpresim...

📢Njihuni me Blerina Jasharin, pjesëtaren më të re të stafit të OHVSH-TRUNGU.📎Blerina aktualisht ndjek studimet në Univer...
18/08/2025

📢Njihuni me Blerina Jasharin, pjesëtaren më të re të stafit të OHVSH-TRUNGU.

📎Blerina aktualisht ndjek studimet në Universitetin “Isa Boletini”, fakulteti i inxhinierisë mekanike, dhe kompjuterike, drejtimi makineri prodhuese. Blerina është një e re plot ambicie, dhe që çon përpara ide kreative dhe shumë të nevojshme për shoqërinë.📝
📍Blerina është angazhuar në organizatën tonë përmes programit të UNDP-së, gjegjësisht përmes Projektit për Industrinë Kreative, i mbështetur nga Ambasada e Dukatës së Madhe të Luksemburgut dhe i implementuar nga UNDP.
Projekti në fjalë synon të nxisë zhvillimin e ekonomisë kreative përmes promovimit të inovacionit dhe ndërmarrësisë.

🔍OHVSH-TRUNGU është gjithmonë e hapur për të pranuar ide të reja, bashkëpunime, frymë kreative dhe gjithcka që kontribuon në të mirë të shoqërisë.✅

📌Njihuni me Dardan Ahmetin, pjesëtarin më të ri të stafit të OHVSH-TRUNGU.❗️Dardani është një i ri ambicioz i cili është...
18/08/2025

📌Njihuni me Dardan Ahmetin, pjesëtarin më të ri të stafit të OHVSH-TRUNGU.

❗️Dardani është një i ri ambicioz i cili është angazhuar në organizatën tonë përmes programit të UNDP-së, gjegjësisht përmes Projektit për Industrinë Kreative, i mbështetur nga Ambasada e Dukatës së Madhe të Luksemburgut dhe i implementuar nga UNDP.❗️

✅Projekti në fjalë synon të nxisë zhvillimin e ekonomisë kreative përmes promovimit të inovacionit dhe ndërmarrësisë.

🖇️OHVSH-TRUNGU është gjithmonë e hapur për të pranuar ide të reja, bashkëpunime, frymë kreative dhe gjithcka që kontribuon në të mirë të shoqërisë.🖇️

Address

Mbretëresha Teutë (Banesa E Kuqe, Kati I Dytë)
Mitrovica
40000

Telephone

+38349584011

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when OHVSH - Trungu posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to OHVSH - Trungu:

Share