Centre Education and Community Development Friends

Centre Education and Community Development Friends Organizat jofitimprurese(,OJQ )

11/10/2026

🌸 11 TETOR – DITA NDËRKOMBËTARE E VAJZAVE 🌸
Çdo vajzë meriton të rritet me dashuri, dinjitet dhe siguri. Ajo meriton arsimim, mundësi të barabarta, liri për të ëndërruar dhe guxim për t’i realizuar ëndrrat e saj.
💗 Të mbrojmë vajzat, t’i dëgjojmë zërat e tyre dhe t’u hapim rrugë drejt një të ardhmeje më të mirë.
Sepse kur fuqizojmë një vajzë, ndërtojmë një shoqëri më të drejtë për të gjithë!
Me dashuri dhe përkushtim,
OJQ CECD-FRIENDS

"Zbulimi Hershëm Shpëton Jetë"365 Ditë Mbështetje për Gratë dhe Vajzat e prekura  me kancer të gjirit.Të gjitha rekomand...
10/10/2026

"Zbulimi Hershëm Shpëton Jetë"

365 Ditë Mbështetje për Gratë dhe Vajzat e prekura me kancer të gjirit.

Të gjitha rekomandimet për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit janë të përshkruara në fletëpalosjet .

Centre Education and Community Development Friends
Merita Haradinaj Feka

✨StudioMedina✨MUAJI ROZE🩷MUAJI I NDËRGJEGJËSIMITPËR KANCERIN E GJIRITMICROBLADINGFALASPër gratë që kanë kaluar kancerin ...
10/10/2026

✨StudioMedina✨

MUAJI ROZEđź©·

MUAJI I NDËRGJEGJËSIMIT

PËR KANCERIN E GJIRIT

MICROBLADING
FALAS

Për gratë që kanë kaluar kancerin e gjirit, gjatë gjithë vitit.

-50% zbritje për të gjitha klientet🩷
Microblading •
Combobrows •
Powderbrows
Sepse bukuria eshte edhe nje forme force.
Mos e shty kontrollin.
Kujdesu për veten.
Kontrolli i hershëm mund të shpëtoje jetë.
Medina Gerxhaliu

Brendi Nitè Haute Couture i bashkohet nismës humanitare “Gatuajmë dhe Mbështesim”, të organizuar nga Gratë Ndërmarrëse M...
09/10/2026

Brendi Nitè Haute Couture i bashkohet nismës humanitare “Gatuajmë dhe Mbështesim”, të organizuar nga Gratë Ndërmarrëse Mitrovicë dhe CECDFRIENDS.

100% e të ardhurave nga sh*tja e fustanit tonë do të shkojnë për të mbështetur gratë dhe vajzat tona të prekura nga kanceri.

👗 Çmimi i fustanit: 80€ (100% shkojnë për gratë tona!)
📍 Detajet e aktivitetit humanitar:
đź—“ Data: 16 Tetor 2026
⏰ Ora: Nga 10:00
📍 Lokacioni: Sheshi “Mehë Uka”, Mitrovicë
Mund të kontribuoni duke blerë fustanin tonë, ose duke u bërë pjesë e nismës në shesh me ushqime, punime artizanale, donacione apo vullnetarizëm.
Së bashku për gratë tona — sepse secila nga pak e shumë, bën një ndryshim të madh! 💗
đź“© PĂ«r mĂ« shumĂ« informacione: [email protected]

09/10/2026
09/10/2026

REAGIM PUBLIK I OJQ CECDFRIENDS

SOT NUK MUND TĂ‹ HESHTIM!

Dy jetë u shuan sot në Livoç të Gjilanit.
Në një shoqëri ku dhuna ndaj grave dhe vajzave vazhdon të marrë jetë, nuk mjaftojnë më deklaratat e ngushëllimit pas tragjedive.

Kërkojmë veprime konkrete dhe përgjegjësi institucionale.

OJQ CECDFRIENDS u bën thirrje institucioneve të Republikës së Kosovës:

🔴 Qeverisë dhe Kuvendit – ta trajtojnë dhunën me bazë gjinore dhe femicidin si çështje të nivelit të urgjencës kombëtare dhe të shqyrtojnë forcimin e kuadrit ligjor për trajtimin e tij si vepër penale të veçantë.
🔴 Institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë – të forcojnë mekanizmat e parandalimit, mbrojtjes dhe reagimit ndaj rasteve të dhunës.
🔴 Institucioneve arsimore – të investojnë në edukimin e të rinjve për barazinë, respektin dhe mospranimin e dhunës.
🔴 KPM-së dhe mediave – të reagojnë ndaj përmbajtjeve që normalizojnë, promovojnë ose justifikojnë seksizmin, urrejtjen dhe dhunën ndaj grave.
Nuk na duhen vetëm fjalë pas tragjedive.
Na duhen politika, ligje, institucione dhe veprime që shpëtojnë jetë.

Gratë nuk janë statistikë.
Vajzat nuk janë statistikë.
Çdo jetë e humbur është një dështim që duhet të na zgjojë të gjithëve.
Nuk kemi më gra për t’i humbur.
Nuk kemi më nëna, motra, bija e gra për t’i qarë.
Është koha të veprojmë. Është koha të mos heshtim.

OJQ CECDFRIENDS
Për një shoqëri pa dhunë, me drejtësi, dinjitet dhe siguri për çdo grua dhe vajzë

🎀 Centre Education and Community Development Friends sot bashkë në krye me drejtoreshen znj.Valbone Sadiku marshuam që🎀 ...
09/10/2026

🎀 Centre Education and Community Development Friends sot bashkë në krye me drejtoreshen znj.Valbone Sadiku marshuam që🎀 BASHK PËR JETËN, SHPRESËN DHE SOLIDARITETIN! 💗
CECD FRIENDS në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës, organizojnë marshin sensibilizues kundër kancerit të gjirit.
Çdo hap është një mesazh shprese, çdo zë një thirrje për ndërgjegjësim dhe çdo zemër një mbështetje për gratë dhe vajzat që po përballen me këtë betejë.
🎀 Zbulimi i hershëm shpëton jetë!
Le të ecim së bashku për një të ardhme me më shumë shpresë, mbështetje dhe dashuri.
Së bashku jemi më të forta! 💗

🎀 edhe Policia e Kosovës në rajonin e Mitrovicës me në krye Afërdita Mikullovcin, pjesë e ndërgjegjësimit për kancerin e...
09/10/2026

🎀 edhe Policia e Kosovës në rajonin e Mitrovicës me në krye Afërdita Mikullovcin, pjesë e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit 🎀
Centre Education and Community Development Friends

🎀 Zbulimi i hershëm shpëton jetë!Le të ecim së bashku për një të ardhme me më shumë shpresë, mbështetje dhe dashuri.Së b...
09/10/2026

🎀 Zbulimi i hershëm shpëton jetë!
Le të ecim së bashku për një të ardhme me më shumë shpresë, mbështetje dhe dashuri.
Së bashku jemi më të forta! 💗

Korporata Rugove
Centre Education and Community Development Friends

🎀 SË BASHKU PËR JETËN, SHPRESËN DHE SOLIDARITETIN! 💗OJQ CECDFRIENDS, në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës, organizojnë...
09/10/2026

🎀 SË BASHKU PËR JETËN, SHPRESËN DHE SOLIDARITETIN! 💗
OJQ CECDFRIENDS, në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës, organizojnë marshin sensibilizues kundër kancerit të gjirit.
Çdo hap është një mesazh shprese, çdo zë një thirrje për ndërgjegjësim dhe çdo zemër një mbështetje për gratë dhe vajzat që po përballen me këtë betejë.
🎀 Zbulimi i hershëm shpëton jetë!
Le të ecim së bashku për një të ardhme me më shumë shpresë, mbështetje dhe dashuri.
Së bashku jemi më të forta! 💗

Address

Lagjja Shupkovce , Rruga Rinia 03 , Mitrovice E Jugut
Mitrovica
40000

Opening Hours

Monday 08:30 - 16:00
Tuesday 08:30 - 16:00
Wednesday 08:30 - 16:00
Thursday 08:30 - 16:00
Friday 08:30 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Centre Education and Community Development Friends posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Centre Education and Community Development Friends:

Shortcuts

Share