03/04/2026
Dega e Kryqit të Kuq në Mitrovicën Veriore dhe Jugore realizoi aktivitet të përbashkët me qëllim forcimin e bashkëpunimit në raste emergjente 👇
Postimi:
Sot, ekipet e Kryqi i Kuq i Kosovës – Dega Mitrovicë Veriore dhe Jugore realizuan një aktivitet të përbashkët, me qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe koordinimit në raste emergjente. Ky angazhim synon rritjen e gatishmërisë për reagim të shpejtë dhe efikas në shërbim të qytetarëve. Së bashku, vazhdojmë të jemi pranë komunitetit në çdo situatë.