Health of Nature in Kosova

Directions Website Contact the organization

Health of Nature in Kosova Organizata "HNK" ka për qëllim mbrojtjen e mjedisit dhe ambientit. The organization "HNK" aims to protect the environment and nature.

Ziel des Vereins „HNK“ ist der Schutz von Umwelt und Natur.

REAGIM ZYRTAR – HNKOrganizata HNK shpreh solidaritetin e saj të plotë me qytetarët e Republikës së Kosovës, veçanërisht ...
09/01/2026

REAGIM ZYRTAR – HNK

Organizata HNK shpreh solidaritetin e saj të plotë me qytetarët e Republikës së Kosovës, veçanërisht me familjet e prekura në komunat Malishevë, Drenas, Gjakovë, Mitrovicë dhe Skenderaj. Në këto momente të vështira, është obligim institucional dhe shoqëror të ofrohet ndihmë e menjëhershme dhe të sigurohet stabilizimi i gjendjes për qytetarët e prekur.

Megjithatë, HNK thekson se përsëritja e këtyre situatave nuk është rastësi dhe as pasojë e thjeshtë e kushteve natyrore. Dëmet e shkaktuara janë rezultat i drejtpërdrejtë i dështimit institucional në menaxhimin e mjedisit. Devijimi i shtretërve të lumenjve, lejimi i ndërtimeve dhe ndërhyrjeve pa kritere mjedisore, si dhe mungesa e mbikëqyrjes dhe zbatimit të ligjit, kanë krijuar kushte të rrezikshme për qytetarët.

Institucionet përgjegjëse, si në nivel qendror ashtu edhe lokal, kanë neglizhuar obligimet e tyre ligjore për mbrojtjen e mjedisit dhe parandalimin e fatkeqësive. Mungesa e planifikimit hapësinor, tolerimi i shkatërrimit të ekosistemeve dhe mosndëshkimi i shkelësve kanë kontribuar drejtpërdrejt në përkeqësimin e situatës.
HNK kërkon llogaridhënie të menjëhershme institucionale, hetim të plotë për të gjitha ndërhyrjet e paligjshme në lumenj dhe hapësira natyrore, si dhe ndërmarrjen e masave urgjente për ndalimin e praktikave të dëmshme. Po ashtu, kërkojmë që politikat mjedisore të mos mbeten vetëm në letër, por të zbatohen në mënyrë rigoroze.

Mbrojtja e mjedisit nuk është zgjedhje, por detyrim ligjor dhe moral. Çdo vonesë apo neglizhencë institucionale rrezikon drejtpërdrejt jetën e qytetarëve dhe të ardhmen e vendit.

Address

Rilindja Kombtare
Malisevo
24000

Opening Hours

Monday 19:00 - 21:00
Tuesday 19:00 - 21:00
Wednesday 19:00 - 21:00
Thursday 19:00 - 21:00
Friday 19:00 - 21:00
Saturday 10:00 - 15:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Health of Nature in Kosova posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Health of Nature in Kosova:

Shortcuts

Share