Bereqeti - Dega në Malishevë

Bereqeti - Dega në Malishevë Shoqatë humanitare

Bëjmë pranimin e Zekatit të Grurit!Zekatin e grurit mund ta lini nëpër pikat grumbulluese në komunën e Malishevës!
06/07/2026

Bëjmë pranimin e Zekatit të Grurit!

Zekatin e grurit mund ta lini nëpër pikat grumbulluese në komunën e Malishevës!

4000 kilogramë mish kurbani për familjet në nevojë në Komunën e MalishevësShoqata Humanitare Bamirëse Bereqeti – Dega në...
28/06/2026

4000 kilogramë mish kurbani për familjet në nevojë në Komunën e Malishevës

Shoqata Humanitare Bamirëse Bereqeti – Dega në Malishevë realizoi me sukses shpërndarjen e 4,000 kilogramëve mish kurbani, duke sjellë gëzim dhe lehtësim në sofrat e shumë familjeve në nevojë në komunën tonë.

Shpërndarja u organizua në mënyrë të koordinuar përmes imamëve të xhamive në fshatrat e Komunës së Malishevës, të cilët, duke njohur nga afër gjendjen sociale të banorëve, mundësuan që ndihma të arrinte tek ata që kishin më së shumti nevojë.
Një pjesë e mish*t të kurbanit u shpërnda gjithashtu në bashkëpunim me Qendrën për Punë Sociale, Shoqatën e të Pagjeturve, Shoqatën e të Verbërve, Ekoregjionin, dhe shoqata tjera duke zgjeruar kështu shtrirjen e këtij aksioni humanitar.

Lusim Allahun e Madhëruar t'i pranojë kurbanët, t'i shpërblejë me të mira të gjithë bamirësit dhe ta bëjë këtë vepër shkak për bereqet, mirësi dhe begati për familjet tona dhe për mbarë shoqërinë.

Në kuadër të aktiviteteve humanitare realizuam me sukses projektin e synetisë për mbi 55 fëmijë nga familjet në nevojë n...
25/06/2026

Në kuadër të aktiviteteve humanitare realizuam me sukses projektin e synetisë për mbi 55 fëmijë nga familjet në nevojë në Komunën e Malishevës.

Ky aktivitet u zhvillua në ambientet e QKMF-së në Malishevë, duke sjellë gëzim në shumë familje dhe duke lehtësuar barrën e tyre financiare përmes këtij shërbimi humanitar.

Falënderim të veçantë shprehim për mjekët e nderuar, Dr. Ibrahim Kisa dhe Dr. Kamil Özkara, të cilët me profesionalizëm dhe përkushtim kontribuuan në realizimin e këtij projekti fisnik.

Falënderojmë gjithashtu Shoqatën Humanitare Turke "Dost Eli Derneği", e cila mundësoi realizimin e këtij projekti dhe vazhdon të qëndrojë pranë familjeve në nevojë me projekte të shumta humanitare.

Një falënderim i sinqertë i takon Mustafë Kopranit për angazhimin, përkushtimin dhe kontributin e tij, duke e bërë organizimin dhe realizimin e këtij projekti shumë më të lehtë dhe më efikas.

Po ashtu, shprehim mirënjohjen tonë për Drejtorin e Drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Malishevës, Amrush Helshani, si dhe Drejtorin e QKMF-së në Malishevë, Dardan Bytyçi, për bashkëpunimin, mbështetjen institucionale dhe gatishmërinë e treguar për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti.

Lusim Allahun e Madhërishëm që t'i shpërblejë të gjithë kontribuuesit me të mirat e Tij të pafundme, t'ua pranojë veprat e mira dhe t'i begatojë në familjet, shëndetin dhe punët e tyre.

Allahu ua dhëntë shërimin sa më të shpejtë të gjithë fëmijëve që iu nënshtruan këtij procesi, i ruajtë me shëndet, mirësi dhe lumturi gjatë gjithë jetës së tyre.

Informim:Sot, e mërkurë, 24.06.2026, në ora 17:00, bëhet shpërndarja e mish*t të kurbanit ppr familjet që janë në social...
24/06/2026

Informim:

Sot, e mërkurë, 24.06.2026, në ora 17:00, bëhet shpërndarja e mish*t të kurbanit ppr familjet që janë në sociale dhe familjet tjera nevojtare që jetojnë në qytetin e
Malishevës, kurse për familjet që jetojnë në fshatrat e Malishevës, duhet të kontaktojnë me imamët e tyre, mos të vijnë në zyre, sepse nuk mund të marrin familjet që janë prej fshatrave, vetëm ato që jetojnë në qytet!

Faleminderit për mirëkuptim!

SHOQATA BEREQETI – DEGA NË MALISHEVË NË BASHKËPUNIM ME MJEKËT VULLNETAR NGA TURQIAOrganizon:SYNETI FALAS PËR 100 FËMIJË ...
01/06/2026

SHOQATA BEREQETI – DEGA NË MALISHEVË NË BASHKËPUNIM ME MJEKËT VULLNETAR NGA TURQIA

Organizon:

SYNETI FALAS PËR 100 FËMIJË 🎉

Përparësi kanë:
✔️ Fëmijët jetimë
✔️ Familjet në nevojë

Data e synetimit
25 Qershor

Regjistrimi bëhet në zyrën e KBI Malishevë, pranë Xhamisë së Malishevës.

Në ditën e dytë të Bajramit të Kurbanit, shoqata Bereqeti, dega në Malishevë, në bashkëpunim me shoqatën turke "Hasene" ...
29/05/2026

Në ditën e dytë të Bajramit të Kurbanit, shoqata Bereqeti, dega në Malishevë, në bashkëpunim me shoqatën turke "Hasene" ndihmuan 100 familje me mish kurbani!

30 familje nga mishi i mbeldhur nga shoqata jonë, 70 familje nga shoqata Hasene!

Me këtë shpresojmë se kemi lehtësuar sadopak sofrën e familjeve nevojtare!

Bëmirës,.Zoti ju shpërbleftë.

Informim:Mishi që është dorëzuarr te Shoqata Bereqeti në Malishevë, nesër do të bëhet shpërndarja e tij për familjet nev...
27/05/2026

Informim:

Mishi që është dorëzuarr te Shoqata Bereqeti në Malishevë, nesër do të bëhet shpërndarja e tij për familjet nevojtare!

Shpërndarja do të bëhet prej orës 10:00 deri në 12:00.

Gjithashtu, gjatë këtij orari pranojmë edhe mish tjetër nga ata që dëshirojnë të dhurojnë.

Donacionet e radhës për familjet me kushte të rënda në prag të festës së solidaritetit, e që është Bajrami i Kurbanit.Dh...
26/05/2026

Donacionet e radhës për familjet me kushte të rënda në prag të festës së solidaritetit, e që është Bajrami i Kurbanit.

Dhuruan:
Kastrati Center 24 pako ushqimore
Kastrati Premium 300 euro
Termoklima 70 euro
Berat Kastrati 500 kg miell
Ferma e p**ave "Alpa" 140 p**a
Pajtimi Center 13 pako ushqimore

Zoti jua shumëfishoftë e paqi gëzime në familjet tuaja, ashtu siç keni gëzuar familje të ndryshme përmes këtyre ndihmave!

Zoti ju shpërbleftë!

25/05/2026

Për një festë të barabartë!

Sot, u ndihmuan 104 familje me nga një thes miell, 2-5 p**a për familje dhe me veshmbathje për ata që kanë pasur nevojë!

Shpresojmë që sadopak në prag të festës së Bajramit të Kurbanit, i kemi gëzuar ata që mund të kenë pasur më pa gëzim në festë për shkak të kushteve të rënda.

Falënderojmë të gjithë bëmirësit dhe çdonjërin që është bërë pjesë e këtyre ndihmave!

Address

Hisni Mazreku
Malisevo
24000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Bereqeti - Dega në Malishevë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share