YAHR-Programi për rini

YAHR-Programi për rini Mirëserdhët ne faqen promovuese dhe të fuqizimit sektorin rinor në Komunën e Lipjanit nga YAHR

Mirëserdhët ne faqen promovuese dhe fuqizimit të sektorit rinor ne Komunën e Lipjanit nga YAHR

Welcome to the page promoting and empowering the youth sector in the Municipality of Lipjan by YAHR

Bienvenue sur la page promouvant et responsabilisant le secteur de la jeunesse dans la municipalité de Lipjan par YAHR

Välkommen till sidan för att främja och stärka ungdomssektorn i Lipjans kommun av YAHR

🚨 EDHE PAK DITË KANË MBETUR PËR APLIKIM! 🚨🗣️ Të rinj të Lipjanit, kjo është mundësia juaj për të bërë zërin dhe idetë tu...
06/10/2026

🚨 EDHE PAK DITË KANË MBETUR PËR APLIKIM! 🚨

🗣️ Të rinj të Lipjanit, kjo është mundësia juaj për të bërë zërin dhe idetë tuaja pjesë të së ardhmes së rinisë në komunën tonë! 💙

📢 Jeni të ftuar të aplikoni për punëtorinë:

“Rinia Gjithëpërfshirëse dhe e Sigurt: Nga Parandalimi i Bullizmit te Plani i Veprimit për Rini 2028–2030”

📅 23–25 Tetor 2026
📍 Hotel Harmonia, Durrës – Shqipëri
👥 Për të rinj 16–21 vjeç nga Komuna e Lipjanit

💡 Nëse ke ide, dëshirë për të kontribuar dhe interes për zhvillimin e të rinjve në komunitetin tënd, mos e humb këtë mundësi!

⏳ Afati i fundit për aplikim: 12 Tetor 2026

👉 Apliko tani përmes Google Forms!
📲 Skano QR kodin në poster ose përdor linkun e aplikimit.

📣 Mos prit deri në ditën e fundit – apliko sot dhe bëhu pjesë e ndryshimit!

📢 THIRRJE PËR TË RINJTË E KOMUNËS SË LIPJANIT!

Komuna e Lipjanit, në bashkëpunim me Youth Association for Human Rights (YAHR), në kuadër të Planit të Veprimit Rinor Lokal (PVRL) 2025–2027, fton të rinjtë e moshës 16–21 vjeç të aplikojnë për pjesëmarrje në punëtorinë:

🌱 “Rinia Gjithëpërfshirëse dhe e Sigurt: Nga Parandalimi i Bullizimit te Plani i Veprimit për Rini 2028–2030”

📅 23–25 tetor 2026
📍 Durrës, Shqipëri – Hotel Harmonia

Punëtoria do të fokusohet në gjithëpërfshirjen, parandalimin e bullizimit, pjesëmarrjen aktive të të rinjve dhe idetë për Planin e Veprimit për Rini 2028–2030.

👉 Apliko tani përmes Google Forms:
https://forms.gle/Z3TX8Y1tSQVnSbuz8

⏰ Afati i aplikimit: 12 tetor 2026
📢 Më 14 tetor 2026 do të njoftohen aplikantët për rezultatet dhe përzgjedhjen për pjesëmarrje.

🗣️ Zëri dhe idetë e të rinjve kanë rëndësi!
Mos e humb mundësinë për të qenë pjesë e këtij procesi!

Çdo mundësi për të mësuar është një mundësi për të ecur më tej.Sot, në SHFMU “Kadri Beba” në Ribar të Madh, zhvilluam nj...
01/10/2026

Çdo mundësi për të mësuar është një mundësi për të ecur më tej.

Sot, në SHFMU “Kadri Beba” në Ribar të Madh, zhvilluam një trajnim me gratë e komunitetit për përdorimin e platformave që ofrojnë shërbime digjitale, me fokus të veçantë në platformën eKosova.

Gjatë trajnimit, së bashku u njohëm me mundësitë që ofron eKosova dhe me mënyrën se si mund të përdoren shërbimet online në mënyrë më të lehtë, të shpejtë dhe të pavarur.

Përmes këtyre aktiviteteve, krijojmë hapësira për ndarje të njohurive, mësim dhe zhvillim të aftësive digjitale, duke e bërë teknologjinë më të qasshme dhe më të dobishme në përditshmëri.

Faleminderit për pjesëmarrjen dhe bashkëpunimin!

Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të iniciativës Digital Inclusion Initiative e cila financohet nga Bashkimi Evropian dhe ka për qëllim të forcojë rolin e OJQ-ve nga Ballkani Perëndimor në promovimin e demokracive pjesëmarrëse dhe procesin e përafrimit me BE-në, duke rritur kapacitetet e tyre për zhvillimin e politikave dhe avokimin për përfshirjen digjitale.

Ky projekt realizohet me përkrahjen e Kosova Education Center - KEC

Sot ishim në Gjimnazin “Ulpiana” në Lipjan, për të monitoruar dhe mbështetur procesin e formimit të Këshillit të Nxënësv...
30/09/2026

Sot ishim në Gjimnazin “Ulpiana” në Lipjan, për të monitoruar dhe mbështetur procesin e formimit të Këshillit të Nxënësve.

Nxënësit patën mundësinë të paraqesin kandidaturat e tyre, ndërsa procesi i zgjedhjes së kryesisë u zhvillua në mënyrë transparente, demokratike dhe të rregullt.

Pas numërimit të votave, u zgjodh kryesia e re e Këshillit të Nxënësve, e cila do t’i përfaqësojë nxënësit dhe zërin e tyre në shkollë.

Urime kryesisë së re dhe shumë suksese në punën, angazhimin dhe përfaqësimin e nxënësve!

Faleminderit stafit të Gjimnazit “Ulpiana”, si dhe të gjithë nxënësve për bashkëpunimin dhe pjesëmarrjen.

Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të Strategjisë për Rini 2025–2032 dhe Planit Lokal të Veprimit për Rini 2025–2027 të Komuna e Lipjanit, implementuar nga YAHR.

📅 KALENDARI I AKTIVITETEVE – TETOR 2026Youth Association for Human Rights (YAHR), në kuadër të zbatimit të Planit të Vep...
30/09/2026

📅 KALENDARI I AKTIVITETEVE – TETOR 2026

Youth Association for Human Rights (YAHR), në kuadër të zbatimit të Planit të Veprimit për Rini Lokal 2025/27 dhe Strategjisë për Zhvillimin dhe Fuqizimin e Rinisë në Komunën e Lipjanit 2025–2032, sjell aktivitetet e planifikuara për muajin Tetor 2026.

🌟 Gjatë këtij muaji do të zhvillohen:

🔹 Aktivitetet e grupeve përfituese nga Gara Shkollore për Ide Kreative dhe finalizimi i projekteve në Banullë, Ribar i Madh dhe Lipjan.

🔹 Vazhdimi i Fushatës së Ndërgjegjësimit Online, përmes publikimeve tematike dhe materialeve informuese.

🔹 Monitorimi i 4 grupeve fituese gjatë zbatimit të projekteve, përmes vizitave në terren, mentorimit dhe mbështetjes së vazhdueshme.

🔹 23–25 Tetor – Punëtoria “Rinia Gjithëpërfshirëse dhe e Sigurt: Nga Parandalimi i Bullizimit te Plani i Veprimit për Rini 2028–2030”, në Hotel Harmonia, Durrës – Shqipëri. Punëtoria do të fokusohet në gjithëpërfshirjen, parandalimin e bullizimit, identifikimin e sfidave të të rinjve dhe kontributin e tyre në hartimin e Draft Planit të Veprimit për Rini 2028–2030.

🔹 Punëtori për energji të pastër, me fokus në edukimin dhe ndërgjegjësimin e të rinjve për energjinë e ripërtëritshme.

🤝 Bashkë për një rini aktive, të informuar dhe të fuqizuar!

Është kënaqësi të shohim përkushtimin, kreativitetin dhe punën e palodhshme të të rinjve që po e bëjnë këtë projekt gjit...
29/09/2026

Është kënaqësi të shohim përkushtimin, kreativitetin dhe punën e palodhshme të të rinjve që po e bëjnë këtë projekt gjithnjë e më të veçantë.

📢 THIRRJE PËR TË RINJTË E KOMUNËS SË LIPJANIT!Komuna e Lipjanit, në bashkëpunim me Youth Association for Human Rights (Y...
24/09/2026

📢 THIRRJE PËR TË RINJTË E KOMUNËS SË LIPJANIT!

Komuna e Lipjanit, në bashkëpunim me Youth Association for Human Rights (YAHR), në kuadër të Planit të Veprimit Rinor Lokal (PVRL) 2025–2027, fton të rinjtë e moshës 16–21 vjeç të aplikojnë për pjesëmarrje në punëtorinë:

🌱 “Rinia Gjithëpërfshirëse dhe e Sigurt: Nga Parandalimi i Bullizimit te Plani i Veprimit për Rini 2028–2030”

📅 23–25 tetor 2026
📍 Durrës, Shqipëri – Hotel Harmonia

Punëtoria do të fokusohet në gjithëpërfshirjen, parandalimin e bullizimit, pjesëmarrjen aktive të të rinjve dhe idetë për Planin e Veprimit për Rini 2028–2030.

👉 Apliko tani përmes Google Forms:
https://forms.gle/Z3TX8Y1tSQVnSbuz8

⏰ Afati i aplikimit: 12 tetor 2026
📢 Më 14 tetor 2026 do të njoftohen aplikantët për rezultatet dhe përzgjedhjen për pjesëmarrje.

🗣️ Zëri dhe idetë e të rinjve kanë rëndësi!
Mos e humb mundësinë për të qenë pjesë e këtij procesi!

Banullë, 21.09.2026: Sot, zhvilluam një trajnim me gratë dhe nënat, me fokus në përdorimin e platformës e-Kosova dhe shë...
21/09/2026

Banullë, 21.09.2026: Sot, zhvilluam një trajnim me gratë dhe nënat, me fokus në përdorimin e platformës e-Kosova dhe shërbimet publike që ajo ofron.

Gjatë trajnimit, pjesëmarrëset u njohën me mënyrën e krijimit dhe përdorimit të llogarisë në e-Kosova, si dhe me disa nga shërbimet që mund të kryhen online. Një pjesë e veçantë iu kushtua aplikimit për tekstet shkollore, ku pjesëmarrëset mësuan hap pas hapi mënyrën e aplikimit.

Trajnimi ishte interaktiv, me pyetje, diskutime dhe bashkëbisedim të hapur me pjesëmarrëset. Përvojat dhe pyetjet e tyre na ndihmuan gjithashtu të kuptojmë më mirë se ku qëndrojmë aktualisht sa i përket njohurive dhe përdorimit të shërbimeve digjitale, cilat janë vështirësitë e hasura dhe ku nevojitet më shumë mbështetje.

Përmes këtij trajnimi synojmë të kontribuojmë në rritjen e aftësive digjitale dhe fuqizimin e grave dhe nënave, duke ua bërë më të lehtë dhe më të sigurt qasjen në shërbimet publike online.

————————————————-

Today, in Banullë, we conducted a training session for women and mothers, focusing on the use of the e-Kosova platform and the public services it provides.

During the training, participants were introduced to creating and using an e-Kosova account, as well as to some of the public services that can be accessed online. Special attention was given to the application process for school textbooks, with participants learning the steps involved in the application process in a practical way.

The training was interactive, with questions, discussions and open dialogue among the participants. Their experiences and questions also helped us better understand the current level of digital knowledge and use of online public services, the challenges they face, and the areas where further support is needed.

Through this training, we aim to contribute to strengthening the digital skills and empowerment of women and mothers, making access to online public services easier, safer and more accessible.

This activity is implemented within the “Tech Cafe” project, supported by the regional Digital Inclusion Initiative (DII), funded by the European Union and implemented through the Kosova Education Center - KEC

Një ditë e dedikuar kreativitetit, aftësive digjitale dhe të mësuarit së bashku!Sot zhvilluam një trajnim me Digital Sis...
18/09/2026

Një ditë e dedikuar kreativitetit, aftësive digjitale dhe të mësuarit së bashku!

Sot zhvilluam një trajnim me Digital Sisters, të fokusuar në përdorimin e platformës Canva dhe mënyrën se si mjetet digjitale mund të na ndihmojnë të shprehim idetë tona në mënyrë kreative dhe profesionale.

Gjatë trajnimit, pjesëmarrëset patën mundësi të njihen më nga afër me funksionet kryesore të Canva-s, të mësojnë si të krijojnë dizajne të ndryshme dhe të punojnë praktikisht në realizimin e materialeve të ndryshme vizuale.

Nga postimet për rrjete sociale, posterët dhe prezantimet, deri te materialet promovuese, Canva ofron mundësi të shumta për ta kthyer një ide në një dizajn konkret. ✨

Besojmë se njohuritë dhe përvojat e fituara gjatë këtyre aktiviteteve mund të jenë një hap i rëndësishëm drejt përdorimit më kreativ dhe më të sigurt të teknologjisë në përditshmëri dhe në punë.

Faleminderit të gjitha Digital Sisters për pjesëmarrjen, energjinë dhe gatishmërinë për të mësuar e krijuar së bashku!
———

A day dedicated to creativity, digital skills, and collaborative learning!

Today, we held a training session with Digital Sisters focused on using the Canva platform and exploring how digital tools can help us express our ideas creatively and professionally.

During the training, participants had the opportunity to get hands-on with Canva’s key features, learn how to create various designs, and work practically on producing different visual materials.

From social media posts, posters, and presentations to promotional materials, Canva offers countless ways to turn an idea into a tangible design. ✨

We believe that the knowledge and experience gained during these activities mark an important step toward using technology more creatively and confidently in both daily life and the workplace.

Thank you to all the Digital Sisters for your participation, energy, and enthusiasm for learning and creating together!

This activity is implemented within the “Tech Cafe” project, supported by the regional Digital Inclusion Initiative (DII), funded by the European Union and implemented through the Kosova Education Center - KEC

Address

Qendra E Trajnimeve YAHR
Lipjan

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Telephone

+38344786414

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when YAHR-Programi për rini posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to YAHR-Programi për rini:

Shortcuts

Share