06/10/2026
Chandigarh në Indi është një prej eksperimenteve ma të mëdha të urbanizmit modern.
Në vitet ’50, Le Corbusier e zhvilloi masterplanin e qytetit si një sistem të organizum në sektorë, rrugë, hapësira të gjelbra dhe institucione publike. Por s’e bëri krejt vetëm: në projekt punuan edhe Pierre Jeanneret, Jane Drew dhe Maxwell Fry.
Ideja ishte ambicioze: me dizajnu jo veç ndërtesa, por mënyrën se si funksionon një qytet i tërë.