Rogana-Faqja Zyrtare

Rogana-Faqja Zyrtare Rogana-F.Zyrtare ka për qëllim informimin e të gjithë qytetarve të Roganës në Kosovë e Diasporë.

Mirëmbrëma, Roganë! Qetësi në zemër, freski në ajër dhe paqe në mbrëmje.Roganë❤️
13/10/2026

Mirëmbrëma, Roganë!
Qetësi në zemër, freski në ajër dhe paqe në mbrëmje.

Roganë❤️

Përsëri ndërhyrje për shuarjen e zjarrit.Pas intervenimeve të zjarrfikësve gjatë ditës së djeshme, si dhe gjatë ditës së...
07/10/2026

Përsëri ndërhyrje për shuarjen e zjarrit.

Pas intervenimeve të zjarrfikësve gjatë ditës së djeshme, si dhe gjatë ditës së sotme. Në mbrëmjen e sotme u desh të intervenohej përsëri nga qytetar të Roganes për shuarjen e zjarrit në Parkun e Roganës, pasi zjarri kishte marrë flakë sërish.

Shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për zjarrfikësit e Komunës së Kamenicës për gatishmërinë, angazhimin dhe punën e tyre në mbrojtjen e Parkut dhe të hapësirave tona natyrore.

Njëkohësisht, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes maksimal me zjarrin në natyrë. Një pakujdesi e vogël mund të shkaktojë dëme të mëdha në pyje, natyrë dhe pronë.

Ta mbrojmë Parkun e Roganës, natyra është përgjegjësi e të gjithëve!

Të dashur qytetarë të Roganës,Parku i Roganës ka nevojë për ndihmën tonë!Në këto momente kërkohet bashkëpunim i qytetarë...
05/10/2026

Të dashur qytetarë të Roganës,

Parku i Roganës ka nevojë për ndihmën tonë!

Në këto momente kërkohet bashkëpunim i qytetarëve për të ndihmuar në përballimin e zjarrit që ka përfshirë hapësirën e Parkut të Roganës.

🌲 Ky park është pasuri e përbashkët e Roganës dhe një hapësirë që duhet ta mbrojmë të gjithë së bashku.

03/10/2026

Shtrirja e ndriçimit publik drejt përfundimit në rrugën “Kamer Thaçi”, në Roganë/Kranidelli i Ulët, investim nga Komuna e Kamenicës.

Ky investim përmirëson ndriçimin e hapësirës publike dhe kontribuon drejtpërdrejt në rritjen e sigurisë, lehtësimin e lëvizjes dhe përmirësimin e kushteve për banorët e kësaj zone panoramike të Roganës.

Një Roganë më e zhvilluar kërkon edhe bashkëpunimin e qytetarëve të saj.Në kuadër të planifikimit të një projekti për pë...
02/10/2026

Një Roganë më e zhvilluar kërkon edhe bashkëpunimin e qytetarëve të saj.

Në kuadër të planifikimit të një projekti për përmirësimin dhe zgjerimin e infrastrukturës rrugore në rrugët kryesore të Roganës, mund të paraqitet nevoja që në disa segmente të intervenohet në hapësirat pranë rrugës.

Për realizimin e një infrastrukture më të sigurt, më funksionale dhe më të qëndrueshme, në disa zona mund të jetë e nevojshme zhvendosja ose rregullimi i disa mureve/objekteve që aktualisht ndodhen shumë afër trupit të rrugës, gjithmonë në përputhje me projektin dhe procedurat ligjore.

Prandaj:

A jeni të gatshëm të bashkëpunoni dhe të kontribuoni në realizimin e këtij projekti, nëse për zgjerimin dhe përmirësimin e rrugës kërkohet që muri apo rrethoja juaj të zhvendoset në një distancë të përshtatshme nga rruga?

Qëllimi është i përbashkët:
të krijojmë rrugë më të sigurta, më të gjera dhe më funksionale, duke përmirësuar qarkullimin dhe kushtet e jetesës në Roganë.

01/10/2026
Tregu i gjelbërt, Roganë.
30/09/2026

Tregu i gjelbërt, Roganë.

Për një Roganë më të zhvilluar, më të sigurt dhe më të begatë!
28/09/2026

Për një Roganë më të zhvilluar, më të sigurt dhe më të begatë!

Qytetarët ankohen!Lumi nuk është për me hedhë mbeturina! Jemi në shekullin XXI dhe të gjithë kemi kontenjerë. Nuk ka asn...
18/09/2026

Qytetarët ankohen!

Lumi nuk është për me hedhë mbeturina!

Jemi në shekullin XXI dhe të gjithë kemi kontenjerë. Nuk ka asnjë arsye që mbeturinat të përfundojnë në lumë. Është shumë poshtërsi ta ndotim një pasuri që është e jona dhe që na e ka falë Zoti.

Lumi është pasuri natyrore, është pjesë e vendit tonë dhe duhet ta trajtojmë me respekt që ta ruajmë për brezat që vijnë.

Ta mbajmë Roganën të pastër, sepse pastërtia e vendit tonë fillon nga secili prej nesh.

Te Ura, Rruga Ramadan Kallaba!

Address

Rruga E Dijes, P. N, Roganë
Kamenicë
62000

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Telephone

+38344175230

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Rogana-Faqja Zyrtare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Rogana-Faqja Zyrtare:

Shortcuts

Share