BONEVET Kaçanik

BONEVET Kaçanik BONEVET inkurajon fëmijët, të rinjtë dhe të rriturit të zhvillojnë talentet dhe aftësitë e tyre.

BONEVET është institucion edukativ joformal ku fëmijët, të rinjtë dhe të rriturit inkurajohen të zbulojnë aftësitë e tyre dhe t'i zhvillojnë ato me pasion dhe dashuri.

14/10/2026

Është hapur Edicioni i Nëntë i Garës së Robotikës, KML Open 2026–27 dhe ne ju ftojmë të aplikoni për t’u bërë pjesë e kësaj gare!🤖

💥 Këtë vit, përmes temës ‘Smart City’, nxënësit do të kenë mundësi të eksplorojnë se si robotika dhe teknologjia mund të kontribuojnë në krijimin e qyteteve të mençura, përmes programimit të robotit micro:Maqueen Plus dhe kamerës IA HuskyLens.

Pjesëmarrës në këtë garë mund të jenë të gjitha institucionet edukative (shkollat publike, private, OJQ dhe biblioteka) të Kosovës që punojnë me fëmijë të grupmoshave 6-15 vjeç.

👨‍💻 Gara e Robotikës është një mundësi e mirë për nxënësit të zhvillojnë aftësitë e tyre kognitive dhe sociale, përmes nxitjes së të menduarit kritik, kreativitetit dhe punës ekipore.

Numri i ekipeve pjesëmarrëse në këtë edicion do të jetë i kufizuar, andaj aplikoni tani përmes këtij linku: https://kosovamakers.net/forma-aplikimit/

Për të u informuar më shumë rreth organizimit të garës së robotikës për këtë edicion, klikoni në këtë link:https://kosovamakers.net/wp-content/uploads/2026/10/Dokument-sqarues-per-edicionin-e-nente-te-Gares-se-Robotikes-KML-Open-2026-27.pdf

Për të u informuar më shumë rreth datave të ngjarjeve të këtij edicioni, klikoni linkun e kalendarit:https://kosovamakers.net/wp-content/uploads/2026/10/Kalendari-i-aktiviteteve-KML-Open-2026–2027.pdf

📅 Afati i fundit për aplikim është 8 nëntor, 2026!

FOTOT E JAVËS 📸 Një përmbledhje e momenteve më të bukura të kësaj jave. Çdo aktivitet solli kreativitet dhe shumë buzëqe...
10/10/2026

FOTOT E JAVËS 📸

Një përmbledhje e momenteve më të bukura të kësaj jave. Çdo aktivitet solli kreativitet dhe shumë buzëqeshje. ✨💚

Trajnimi Profesional CNC Mekanikë në BONEVET Kaçanik ⚙️Pjesëmarrësit po mësojnë të punojnë me makinat CNC, të krijojnë d...
07/10/2026

Trajnimi Profesional CNC Mekanikë në BONEVET Kaçanik ⚙️

Pjesëmarrësit po mësojnë të punojnë me makinat CNC, të krijojnë dizajne dhe t'i realizojnë ato hap pas hapi.

Grupi i radhës i trajnimit CNC Mekanikë do të fillojë së shpejti.
📞 Për më shumë informata: 049187006

Klasa LEGO Kids ka filluar 🧱💚Gjatë kësaj klase, fëmijët do të ndërtojnë, krijojnë, bashkëpunojnë dhe do të zhvillojnë af...
30/09/2026

Klasa LEGO Kids ka filluar 🧱💚

Gjatë kësaj klase, fëmijët do të ndërtojnë, krijojnë, bashkëpunojnë dhe do të zhvillojnë aftësitë e tyre përmes sfidave argëtuese me LEGO 🚀

28/09/2026

Nga ideja te krijimi!

Në BONEVET, të rinjtë mësojnë duke krijuar, eksperimentuar dhe përdorur teknologjinë. Regjistrimet për klasat tona janë ende të hapura - bëhu edhe ti pjesë e BONEVET! 💚

💡 Pronësia Intelektuale – nga ideja te mbrojtja e sajNë BONEVET Kaçanik u mbajt një sesion edukativ me të rinjtë, kushtu...
23/09/2026

💡 Pronësia Intelektuale – nga ideja te mbrojtja e saj
Në BONEVET Kaçanik u mbajt një sesion edukativ me të rinjtë, kushtuar rëndësisë së pronësisë intelektuale, mbrojtjes së ideve, inovacionit dhe krijimtarisë.

Gjatë sesionit, të rinjtë patën mundësi të njihen më shumë me patentat, markat tregtare, dizajnin industrial dhe të drejtat e autorit, si dhe me mënyrat se si idetë dhe krijimet e tyre mund të mbrohen dhe zhvillohen në të ardhmen. U diskutua gjithashtu për rolin e institucioneve në mbrojtjen e pronësisë intelektuale dhe në luftimin e produkteve të falsifikuara.

Në aktivitet morën pjesë:
Znj. Sadije Topojani – Dogana e Kosovës
Z. Avdi Krasniqi – U.D. Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë për Pronësi Industriale, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit
Znj. Zjarrta Osmani – Zyra për të Drejtat e Autorit, Ministria e Kulturës dhe Turizmit
Falënderojmë përfaqësuesit e institucioneve për vizitën, për realizimin e këtij sesioni informues dhe për ndarjen e njohurive e përvojës së tyre me të rinjtë tanë.

Për BONEVET Kaçanik, është e rëndësishme që, krahas krijimit dhe inovacionit, të rinjtë të mësojnë edhe si t’i mbrojnë idetë dhe krijimet e tyre. 💡

📢 Hapet aplikimi për bursa në Akademinë “Makers & Innovation”!Lansojmë zyrtarisht thirrjen për aplikim në programin më t...
22/09/2026

📢 Hapet aplikimi për bursa në Akademinë “Makers & Innovation”!

Lansojmë zyrtarisht thirrjen për aplikim në programin më të ri të BONEVET Kaçanik!
Ke dëshirë t’i kthesh idetë e tua në produkte konkrete? Bashkohu me akademinë dhe zhvillo aftësi në dizajn e printim 3D dhe krijim me laser. 💡

🎓 Përfito bursë që mbulon 50% të vlerës së akademisë, të mundësuar në kuadër të programit “Shaping the Future”, me mbështetjen e KIVO Kosova.

Mjafton kureshtja, dëshira për të mësuar dhe për të krijuar! Përfituesit e bursave do të përzgjidhen nga ekipi i BONEVET Kaçanik, bazuar në motivimin dhe gatishmërinë për t’u angazhuar.

⏳ Vendet janë të limituara – do të ndahen vetëm 12 bursa!

👉 Për detaje dhe aplikim: https://forms.gle/qmPunmnt9jqEUry16

Përmbyllim Javën e Rinisë në BONEVET Kaçanik!💚Faleminderit të gjithë të rinjve që ishin pjesë e aktiviteteve. Ishte këna...
18/09/2026

Përmbyllim Javën e Rinisë në BONEVET Kaçanik!💚

Faleminderit të gjithë të rinjve që ishin pjesë e aktiviteteve. Ishte kënaqësi të punojmë dhe të ndajmë ide së bashku. Kjo javë u realizua në bashkëpunim me Drejtoria e Kulturës,Rinisë dhe Sportit-Kaçanik, Komuna e Kaçanikut, të cilët i falënderojmë për bashkëpunimin dhe mbështetjen.

Me përmbylljen e Javës së Rinisë, të rinjtë pjesëmarrës përfituan bursa për Akademinë Makers & Innovation, programin më të ri të BONEVET Kaçanik, të cilin e lansuam zyrtarisht në këtë ditë përmbyllëse. 🚀

Bursat për këtë akademi mundësohen me mbështetjen e KIVO Kosova, duke u krijuar të rinjve mundësi të reja për të zhvilluar aftësitë, kreativitetin dhe idetë e tyre përmes teknologjisë dhe krijimit praktik.
Faleminderit KIVO Kosova për mbështetjen në zhvillimin e të rinjve. 🙌

Rrugëtimi me Makers & Innovation sapo ka filluar! ✨

🤖Java e Rinisë në BONEVET Kaçanik vazhdoi me aktivitete në fushën e robotikës dhe programimit, ku të rinjtë ndërtuan rob...
17/09/2026

🤖Java e Rinisë në BONEVET Kaçanik vazhdoi me aktivitete në fushën e robotikës dhe programimit, ku të rinjtë ndërtuan robotë, punuan në ekipe dhe zhvilluan aftësitë e tyre përmes mësimit praktik.

Ky aktivitete realizohet në bashkëpunim me Komuna e Kaçanikut, Drejtoria e Kulturës,Rinisë dhe Sportit-Kaçanik

🐝 Grupet e shtatorit kanë filluar në BONEVET!Grupi i ri nisën klasën BeeBot & Origami, ku përmes lojës dhe aktiviteteve ...
16/09/2026

🐝 Grupet e shtatorit kanë filluar në BONEVET!

Grupi i ri nisën klasën BeeBot & Origami, ku përmes lojës dhe aktiviteteve praktike do të zhvillojnë logjikën, kreativitetin, përqendrimin dhe njihen me bazat e robotikës. 🤖✨

📢 Regjistrimet për grupmoshat e tjera mbeten të hapura edhe për pak ditë, kanë mbetur vetëm pak vende të lira.

📞 Për regjistrim dhe informata, na kontaktoni në 049 187 006 përmes Viber ose WhatsApp.

Address

Ismail Raka, 24
Kacanik
71000

Opening Hours

Monday 08:00 - 20:00
Tuesday 08:00 - 20:00
Wednesday 08:00 - 20:00
Thursday 08:00 - 20:00
Friday 08:00 - 20:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when BONEVET Kaçanik posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to BONEVET Kaçanik:

Shortcuts

Share