Kryqi i Kuq i Kosovës - Dega Kaçanik

Directions Contact the organization

Kryqi i Kuq i Kosovës - Dega Kaçanik Kryqi i Kuq i Kosovës - Dega Kaçanik

Në Garat Regjionale të organizuara nga Kryqi i Kuq i Kosovës, ekipi i Kryqit të Kuq – Dega Kaçanik, në bashkëpunim me nx...
15/09/2026

Në Garat Regjionale të organizuara nga Kryqi i Kuq i Kosovës, ekipi i Kryqit të Kuq – Dega Kaçanik, në bashkëpunim me nxënësit e IAAP "Feriz Guri dhe Vëllezërit Çaka", ka zënë vendin e tretë!

Ky rezultat është dëshmi e përkushtimit, punës së palodhshme dhe përgatitjes së lartë që treguan të rinjtë tanë. Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë pjesëmarrësit dhe vullnetarët që dhanë kontributin e tyre në këtë arritje!

Urime të gjithëve dhe suksese të mëtejshme!

Dega e Kryqit të Kuq në Kaçanik ka përmbyllur sot me sukses garat komunale të Ndihmës së Parë. Ky aktivitet mblodhi të r...
08/05/2026

Dega e Kryqit të Kuq në Kaçanik ka përmbyllur sot me sukses garat komunale të Ndihmës së Parë.

Ky aktivitet mblodhi të rinjtë tanë, të cilët treguan përkushtim, saktësi dhe gatishmëri të lartë në demonstrimin e teknikave që shpëtojnë jetë.

Pas një konkurrence mjaft sfiduese dhe profesionale, ekipi që rrëmbeu vendin e parë dhe do të përfaqësojë Kaçanikun në garat regjionale është:
🏆 IAAP "Feriz Guri dhe Vëllezërit Çaka"

Një falënderim i veçantë shkon për të gjitha shkollat pjesëmarrëse për punën e shkëlqyer të nxënësve dhe arsimtarëve.

Gjithashtu, ishte nder dhe kënaqësi e veçantë të kishim me ne miqtë tanë nga Handikos-Kacanik Prania e tyre i dha një vlerë edhe më të madhe këtij organizimi, duke treguar rëndësinë e bashkëpunimit dhe gjithëpërfshirjes në komunitetin tonë

Gjatë muajit prill, klubi i shkollës në Gjimnazin "Skënderbeu" në Kaçanik realizuan aktivitetet me temë: "Edukimi për ve...
22/04/2026

Gjatë muajit prill, klubi i shkollës në Gjimnazin "Skënderbeu" në Kaçanik realizuan aktivitetet me temë: "Edukimi për vetëmbrojtje në fatkeqësi".

Ky program përfshiu:
• Sesione trajnimi mbi sigurinë dhe hapat e parë të vetëmbrojtjes në raste emergjente.
• Punëtori praktike ku nxënësit simuluan situata reale për të testuar gatishmërinë e tyre.

Kryqi i Kuq mbetet i përkushtuar në edukimin e gjeneratave të reja për të qenë të përgatitur dhe për të ndihmuar veten e të tjerët në raste fatkeqësish.

Kryqi i Kuq i bashkohet fushatës "Bashkë për një Kaçanik më të pastër!" Sot, vullnetarët e Kryqit të Kuq – Dega Kaçanik ...
22/04/2026

Kryqi i Kuq i bashkohet fushatës "Bashkë për një Kaçanik më të pastër!"

Sot, vullnetarët e Kryqit të Kuq – Dega Kaçanik kanë dalë në teren për t’u bërë pjesë e organizimit të përbashkët për një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm.

Kryqi i Kuq i Kosovës - Dega në Kaçanik, mbështeti me kënaqësi gjimnazin ”Skënderbeu” në realizimin e projektit mjedisor...
15/04/2026

Kryqi i Kuq i Kosovës - Dega në Kaçanik, mbështeti me kënaqësi gjimnazin ”Skënderbeu” në realizimin e projektit mjedisor dhe humanitar “Ashka”.
Në kuadër të projektit “Promovimi i vlerave humane”, gjimnazistët ndërmorën një aksion për pastrimin dhe grumbullimin e degëve të thata në zona të caktuara malore të Parkut Nacional Sharr, në territorin e Komunës së Kaçanikut. Kjo nismë shërbeu për një qëllim të dyfishtë: pastrimin e zonës nga mbeturinat dhe degët e thata, dhe sigurimin e druve për ngrohje për familjet në nevojë.

Përveç komponentit humanitar, ky aktivitet përfshiu mbledhjen e bimëve të zonës për qëllime studimore (herbarium) si dhe aktivitete rekreative për nxënësit.
Ne përgëzojmë gjimnazistët e ”Skënderbeut” për këtë shembull të shkëlqyer të vullnetarizmit dhe përkushtimit ndaj komunitetit dhe ambientit

Bllaca 99Vullnetarët e Kryqit të Kuq, Dega në Kaçanik, morën pjesë sot në manifestimin "Bllaca '99".
10/04/2026

Bllaca 99

Vullnetarët e Kryqit të Kuq, Dega në Kaçanik, morën pjesë sot në manifestimin "Bllaca '99".

Address

Kacanik
71000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kryqi i Kuq i Kosovës - Dega Kaçanik posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Kryqi i Kuq i Kosovës - Dega Kaçanik:

Shortcuts

Share