KLSP-Junik

KLSP-Junik Komiteti Lokal per Siguri Publike eshte mekanizem per t'i zbatuar inicativat e policimit ne bashkesi dhe per te permiresuar sigurine ne bashkesi.

Takimi koordinues i Komiteti Lokal për Siguri Publike (KLSP) me akterët lokal për sigurinë publike në komunitetNë Gjimna...
24/05/2026

Takimi koordinues i Komiteti Lokal për Siguri Publike (KLSP) me akterët lokal për sigurinë publike në komunitet

Në Gjimnazin “Kuvendi i Junikut” u mbajt takimi koordinues i Komiteti Lokal për Siguri Publike (KLSP) me institucionet dhe akterët lokalë për sigurinë publike në komunitet.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues nga KFOR, Policia e Kosovës dhe Komandi i Zjarrfikësve

Gjatë takimit u prezantua Plani i Punës i KLSP-së dhe lista e aktiviteteve, fushatave, iniciativave dhe projekteve të parapara për periudhën në vazhdim. Po ashtu, u diskutua mbi gjendjen aktuale të sigurisë në komunitet para sezonit veror dhe u shqyrtuan mundësitë për bashkëpunim ndërinstitucional në realizimin e aktiviteteve të përbashkëta sensibilizuese dhe parandaluese.

Komiteti Lokal për Siguri Publike (KLSP) falënderon KFOR dhe të gjithë bashkëpunëtorët institucionalë e lokal për gatishmërinë, bashkëpunimin dhe kontributin e vazhdueshëm në shërbim të sigurisë dhe mirëqenies së komunitetit junikas.

KUJDES!Mos hapni sms/ email te dyshimtaMund te iu keqperdoruen te dhanat dhe te keqperdoret edhe xhirollgaria juaj banka...
21/05/2026

KUJDES!

Mos hapni sms/ email te dyshimta
Mund te iu keqperdoruen te dhanat dhe te keqperdoret edhe xhirollgaria juaj bankare.

„Errësirë, Dritë” – Fushatë sensibilizuese kundër përdorimit të substancave narkotikeNë Junik u përmbyll me sukses fusha...
20/05/2026

„Errësirë, Dritë” – Fushatë sensibilizuese kundër përdorimit të substancave narkotike

Në Junik u përmbyll me sukses fushata sensibilizuese kundër përdorimit të substancave narkotike “Errësirë, Dritë”, e realizuar përmes punimeve të jashtëzakonshme artistike të nxënësve të Gjimnazi “Kuvendi i Junikut”.

Nxënësit Fatjona Gaxherri, Aulona Gaxherri, Eduarta Tahiraj dhe Bleron Gaxherri, përmes mesazheve të fuqishme artistike dhe kreativitetit të tyre, i dhanë kësaj kampanje një dimension të veçantë sensibilizues, duke ngritur lart vlerat e jetës dhe duke reflektuar pasojat e rënda që sjell përdorimi i narkotikëve.

Pavarësisht vlerësimit të lartë për të gjitha punimet dhe vullnetit të nxënësve për t’i kontribuar një kauze kaq jetike, punimi me mesazhin më të qartë pa fjalë u përzgjodh ai i nxënëses Fatjona Gaxherri, i përcjellë nga punime të jashtëzakonshme të nxënësve të tjerë në këtë ekspozitë.

Përmes artit, të rinjtë dëshmuan se janë zëri më i fuqishëm dhe më vigjilent i shoqërisë sonë në mbështetje të kauzave që promovojnë jetën, vetëdijen dhe ndryshimet pozitive në komunitet.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues nga Gjimnazi “Kuvendi i Junikut”, Policia e Kosovës, KFOR si dhe përfaqësues nga Komiteti Lokal për Siguri Publike në Junik.

Rruga eshte e te gjitheve. Kujdesu per jeten !
11/05/2026

Rruga eshte e te gjitheve. Kujdesu per jeten !

08/05/2026
06/05/2026

„Natyra nuk mund te mbijetoj pa ne, por as ne nuk nuk mund te mbijetojme pa natyren“

Kujdesuni per mjedisin ku jetoni !

05/05/2026
KLSP Junik pjesë e ceremonisë së pranimit të donacionit nga KFOR-i italian për Komunën e JunikutSot, KLSP Junik ishte pj...
15/04/2026

KLSP Junik pjesë e ceremonisë së pranimit të donacionit nga KFOR-i italian për Komunën e Junikut

Sot, KLSP Junik ishte pjesë e ceremonisë së pranimit të një donacioni të rëndësishëm nga KFOR-i italian për Komunën e Junikut. Ky donacion përfshin vendosjen e kamerave të sigurisë në zona të ndryshme të territorit të komunës, aty ku deri më tani nuk ka pasur mbulim.

Falë këtij investimi, territori i Komunës së Junikut tashmë është i mbuluar 100% me kamera të sigurisë me monitorim 24/7, gjë që ndikon drejtpërdrejt në rritjen e sigurisë publike dhe uljen e rasteve të vjedhjeve, shkeljeve të rregullave të trafikut, ndotjes së mjedisit dhe zjarrvënieve, si dhe në mbrojtjen e hapësirave publike dhe ruajtjen e rendit dhe qetësisë.

KLSP Junik shpreh mirënjohje dhe falënderim të veçantë për KFOR-in italian, i cili përmes këtyre donacioneve po kontribuon në rritjen e cilësisë së jetës për qytetarët e Junikut, përmes forcimit të sigurisë.

Takimi i KLSP Junik me Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Mbledhja e rregullt e punës së KLSP-sëNë vazhdën e përkushtimit p...
01/04/2026

Takimi i KLSP Junik me Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Mbledhja e rregullt e punës së KLSP-së

Në vazhdën e përkushtimit për një komunitet më të sigurt dhe më solidar, Komiteti Lokal për Siguri Publike (KLSP) Junik realizoi një takim online me përfaqësuesit e Misionit të OSBE-së në Kosovë, organizatë mbështetëse që nga themelimi i këtij mekanizmi, si dhe mbajti mbledhjen e rregullt të punës me pika të rendit të ditës:

• Njoftimi mbi gjendjen e sigurisë
• Takimi me përfaqësuesit e Misionit të OSBE-së në Kosovë
• Plotësimi i KLSP-së me një anëtar nga komuniteti i bizneseve dhe përfshirja e zyrtares për barazi gjinore
• Të ndryshme

Gjatë takimit, KLSP Junik njoftoi përfaqësuesit e OSBE-së mbi aktivitetet e realizuara gjatë tre muajve të parë të vitit, duke prezantuar gjithashtu Planin e Punës dhe listën e strukturuar të aktiviteteve për këtë vit. U theksua se këto dokumente janë ndarë edhe me nivelin lokal dhe atë qendror, me qëllim të forcimit të bashkëpunimit dhe rritjes së transparencës, si dhe për të bërë të njohur angazhimin vullnetar të KLSP-së.

Përfaqësuesit e OSBE-së përgëzuan KLSP Junik për përkushtimin, motivin dhe empatinë në shërbim të komunitetit në baza vullnetare, duke vlerësuar vazhdimësinë e angazhimit ndër vite. Ata njëkohësisht shprehën gatishmërinë që, në përputhje me mundësitë, të vazhdojnë mbështetjen për aktivitetet dhe nismat e KLSP-së edhe në të ardhmen.

Në vijim të mbledhjes u diskutuan edhe pikat e tjera të rendit të ditës. Përfaqësuesi i Policia e Kosovës njoftoi mbi gjendjen e sigurisë në komunë, duke e vlerësuar atë përgjithësisht të qëndrueshme. Gjithashtu, u theksua se Policia e Kosovës ka zhvilluar aktivitete sensibilizuese gjatë muajit, kryesisht me fokus në sigurinë në lojërat online, si dhe ka planifikuar realizimin e dy projekteve të reja gjatë këtij muaji.

Po ashtu, u bë e ditur se, në përputhje me praktikat përkatëse, zyrtarja për barazi gjinore në komunë do të jetë pjesë e KLSP-së, ndërsa në vijim pritet të propozohen edhe përfaqësues nga komuniteti i bizneseve për t’u përfshirë si anëtarë të rinj.

Së bashku ndërtojmë një komunitet më të sigurt, më të kujdesshëm dhe më të bashkuar.

Takimi i KLSP Junik me Kryetarin e Komunës së Junikut Në vazhdën e përkushtimit për një komunitet më të sigurt dhe më so...
31/03/2026

Takimi i KLSP Junik me Kryetarin e Komunës së Junikut

Në vazhdën e përkushtimit për një komunitet më të sigurt dhe më solidar, Komiteti Lokal për Siguri Publike (KLSP) Junik realizoi një takim të rëndësishëm pune me Kryetarin e Komunës së Junikut, z. Ruzhdi Shehu.

Gjatë takimit të mbajtur sot, Këshilli Lokal për Siguri Publike (KLSP) Junik prezantoi Planin e Punës si dhe listën e strukturuar të aktiviteteve për periudhën në vijim.

Një ndër iniciativat e rëndësishme të KLSP-së është edhe hartimi dhe përditësimi i vazhdueshëm i databazës së të moshuarve që jetojnë vetëm. Kjo databazë shërben si një mjet i rëndësishëm për institucionet komunale, duke mundësuar reagim të shpejtë dhe ofrim të asistencës në raste nevoje.

Për realizimin me sukses të këtyre aktiviteteve është thelbësore mbështetja dhe bashkëpunimi i:
institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë
strukturave komunale
institucioneve arsimore
organizatave të shoqërisë civile
bizneseve lokale
dhe vetë komunitetit

Vetëm përmes një bashkëpunimi të koordinuar dhe angazhimi të përbashkët mund të arrihet zbatimi efektiv i planit dhe rritja e sigurisë publike në komunitetin tonë.

Gjatë takimit u diskutuan edhe tema të tjera me interes lokal, me fokus në përmirësimin e cilësisë së jetesës në komunën tonë. Kryetari i Komunës u shpreh i gatshëm për koordinim të vazhdueshëm dhe mbështetje në realizimin e objektivave të përbashkëta.

Së bashku ndërtojmë një komunitet më të sigurt, më të kujdesshëm dhe më të bashkuar

Address

Junik
50000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when KLSP-Junik posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to KLSP-Junik:

Share