QDG-Qendra për të Drejtat e Grave "Forca e Gruas"

Call Directions Contact the organization

QDG-Qendra për të Drejtat e Grave "Forca e Gruas" Qëllimi ynë është të krijojmë një komunitet të fuqizuar dhe të barabartë,ku çdo grua ka mundësi për t'u zhvilluar dhe për të kontribuar në shoqëri.

Workshopi 4 : ‘’Ndryshimet hormonale dhe ndikimi i tyre në shëndetin dhe mirëqenien e grave’’OJQ “Forca e Gruas”, e mbës...
12/10/2026

Workshopi 4 : ‘’Ndryshimet hormonale dhe ndikimi i tyre në shëndetin dhe mirëqenien e grave’’

OJQ “Forca e Gruas”, e mbështetur nga Programi Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor 3 (ReLOaD3), i cili financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në partneritet me Komunën e Istogut, organizoi më 25 shtator një punëtori me 15 gra dhe vajza, me temën “Ndryshimet hormonale dhe ndikimi i tyre në shëndetin dhe mirëqenien e grave”.

Gjatë punëtorisë u diskutua për ndikimin e hormoneve në shëndetin fizik dhe emocional të grave, duke përfshirë pubertetin, ciklin menstrual, shtatzëninë, periudhën pas lindjes dhe menopauzën. Qëllimi ishte rritja e ndërgjegjësimit për rëndësinë e shëndetit hormonal dhe nxitja e grave dhe vajzave që të kujdesen për shëndetin e tyre dhe të kërkojnë këshilla profesionale kur është e nevojshme.

💗 Shëndeti i gruas meriton kujdes në çdo fazë të jetës!

Union in Kosovo








ReLOaD3 në bashkëpunim me Komunën e Istogut . OSHC ‘’ Forca e Gruas’’ mbështet iniciativat e shoqërisë civile që u përgjigjen nevojave të komunitetit dhe krijojnë ndikim të qëndrueshëm.
Projekti ReLOaD3 financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në partneritet me komunat lokale dhe organizatat e shoqërisë civile në mbarë Ballkanin Perëndimor.

11/10/2026
Shëndeti mendor meriton kujdes, vëmendje dhe hapësirë për t’u shprehur.Në këtë ditë të veçantë, një falënderim i përzemë...
10/10/2026

Shëndeti mendor meriton kujdes, vëmendje dhe hapësirë për t’u shprehur.

Në këtë ditë të veçantë, një falënderim i përzemërt për Visare Berisha , Assist Kosovo , e cila çdo herë dëshmon gatishmëri për të qenë pranë grave të Istogut, duke sjellë ide që ushqejnë kreativitetin, fuqizojnë gratë dhe na kujtojnë rëndësinë e kujdesit për veten.

10/10/2026
Gjatë datave 6–7 tetor u zhvillua një trajnim dyditor i organizuar nga OSCE Mission in Kosovo, me fokus në pjesëmarrjen ...
08/10/2026

Gjatë datave 6–7 tetor u zhvillua një trajnim dyditor i organizuar nga OSCE Mission in Kosovo, me fokus në pjesëmarrjen publike, angazhimin e komunitetit dhe rolin e shoqërisë civile në proceset e politikëbërjes dhe vendimmarrjes.

Përmes diskutimeve dhe ushtrimeve praktike u trajtuan tema si demokracia pjesëmarrëse, avokimi, përfshirja e komunitetit, ndërtimi i partneriteteve dhe mënyrat për të ndikuar në vendimmarrje në nivel lokal dhe qendror.

Trajnimi ofroi gjithashtu hapësirë për shkëmbim përvojash, identifikimin e sfidave dhe zhvillimin e qasjeve më gjithëpërfshirëse dhe efektive për angazhimin e komunitetit.

07/10/2026

Ju njoftojmë se afati për aplikim për angazhimin e ekspertëve/trajnuesve për organizimin e workshopeve është zgjatur deri në 31.12.2026.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke ndjekur udhëzimet në thirrjen e publikuar më poshtë. 📩

OJQ “Forca e Gruas” – Istog

Sot morëm pjesë në ceremoninë e ndarjes së mirënjohjeve “Pa Moshë”, të organizuar në Istog me rastin e Ditës Ndërkombëta...
02/10/2026

Sot morëm pjesë në ceremoninë e ndarjes së mirënjohjeve “Pa Moshë”, të organizuar në Istog me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Moshuar.

Në kuadër të kësaj ceremonie u vlerësuan për kontributin dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm në komunitet Fatmushe Manaj dhe Halil Dervishaj, të cilëve u përcjellim urimet më të përzemërta për këtë mirënjohje të merituar. ❤️

Në fjalën e saj, drejtoresha e OJQ-së “Forca e Gruas”, znj.Ajmane Osmanaj Metaj, shprehu kënaqësinë që ishte pjesë e kësaj ngjarjeje dhe theksoi rëndësinë e vlerësimit të kontributit të grave dhe burrave të moshës së tretë. Ajo i uroi të gjithë të vlerësuarit dhe ftoi gratë e moshës së tretë që t’i bashkohen aktiviteteve të OJQ-së “Forca e Gruas”, duke ndarë përvojat e tyre, duke marrë pjesë në aktivitetet tona dhe duke qenë pjesë aktive e komunitetit.

Për ne, përvoja dhe kontributi i grave të çdo moshe janë vlerë e çmuar. 🌷

Faleminderit organizatorëve për këtë iniciativë të bukur dhe për bashkëpunimin në mbështetje të një komuniteti më gjithëpërfshirës dhe ndërbrezor.

Kosova Women's Network
02/10/2026

Kosova Women's Network

Sot, Istogu u bë rozë. Jo vetëm nga ngjyra, por nga mesazhi që ajo mbart: shpresë, forcë, guxim dhe jetë. U bashkuam për...
01/10/2026

Sot, Istogu u bë rozë. Jo vetëm nga ngjyra, por nga mesazhi që ajo mbart: shpresë, forcë, guxim dhe jetë.

U bashkuam për të gjitha gratë. Për ato që po përballen me sëmundjen, për ato që e kanë fituar betejën, për ato që nuk janë më mes nesh dhe për çdo grua që nesër mund të ketë nevojë për dorën tonë.

Përballë Shtëpisë së Kulturës në Istog, simboli i Tetorit Rozë do të qëndrojë si një kujtesë për të gjithë ne se parandalimi, kontrolli dhe mbështetja mund të shpëtojnë jetë.

Zbulimi i këtij instalacioni simbolik u bë nga Kryetari i Komunës Ilir Ferati dhe drejtoresha e OJQ-së “Forca e Gruas”, Ajmane Metaj.

Sepse ndryshimi nuk fillon diku larg.
Fillon këtu. Fillon sot. Fillon me ne.

Le të jemi pranë njëra-tjetrës jo vetëm në tetor, por gjatë gjithë vitit.

Address

Rr. Skenderbeu 54
Istog
31000

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 15:00

Telephone

+38345970549

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when QDG-Qendra për të Drejtat e Grave "Forca e Gruas" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to QDG-Qendra për të Drejtat e Grave "Forca e Gruas":

Shortcuts

Share