Klubi Alpin Podguri

Klubi Alpin Podguri Me ne bjeshkët ngjiten më lehtë! Përjetoni bukuritë natyrore të "PODGURIT".

Klubi Alpin Podguri, në kuadër të zbatimit të projektit “Development of Sustainable Tourism in the Municipality of Istog...
24/08/2026

Klubi Alpin Podguri, në kuadër të zbatimit të projektit “Development of Sustainable Tourism in the Municipality of Istog”, i mbështetur nga Programi Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor 3 (ReLOaD3), i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në partneritet me Komunën e Istogut, fton operatorët ekonomikë të interesuar të paraqesin ofertat e tyre për furnizimin me mallra dhe ofrimin e shërbimeve, sipas kërkesave dhe specifikimeve të përcaktuara në këtë Kërkesë për Ofertë.
Kërkohen furnizimet për:
Furnizim me derivate

Klubi Alpin Podguri, në kuadër të zbatimit të projektit “Development of Sustainable Tourism in the Municipality of Istog...
24/08/2026

Klubi Alpin Podguri, në kuadër të zbatimit të projektit “Development of Sustainable Tourism in the Municipality of Istog”, i mbështetur nga Programi Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor 3 (ReLOaD3), i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në partneritet me Komunën e Istogut, fton operatorët ekonomikë të interesuar të paraqesin ofertat e tyre për furnizimin me mallra dhe ofrimin e shërbimeve, sipas kërkesave dhe specifikimeve të përcaktuara në këtë Kërkesë për Ofertë.
Kërkohen shërbimet për:
Përgatitja, dizajnimi i hartave (në terenet malore), brushurave dhe menusë së ushqimit
Printimi i hartave, brushurave dhe menusë së ushqimit.
Operatorët ekonomikë mund të aplikojnë për njëren pjesë ose për të dy pjesët, duke paraqitur ofertë të veçantë për secilin pjesë.

Alpet Shqiptare Dita 2 Kalimi  Vuthaj -Theth
16/08/2026

Alpet Shqiptare
Dita 2
Kalimi Vuthaj -Theth

Dita 1 Alpet Shqiptare Kalimi Valbonë - Vuthaj
14/08/2026

Dita 1
Alpet Shqiptare
Kalimi Valbonë - Vuthaj

Gjeravica 2656m/LMD02.08.2026
03/08/2026

Gjeravica 2656m/LMD
02.08.2026

Klubi Alpin PODGURI Ju fton të na bashkoheni në Ekspeditën verore 🏔️ Trekëndëshi i Alpeve Shqiptare: Valbonë – Vuthaj – ...
06/07/2026

Klubi Alpin PODGURI Ju fton të na bashkoheni në Ekspeditën verore
🏔️ Trekëndëshi i Alpeve Shqiptare: Valbonë – Vuthaj – Theth
Një nga aventurat më të bukura në Alpet Shqiptare, ku brenda tri ditësh përshkohen tre prej destinacioneve më mahnitëse të rajonit: Valbona, Vuthajt dhe Thethi. Ky shteg kalon përmes majave alpine, livadheve të gjelbra, burimeve me ujë të kristaltë dhe peizazheve që të lënë pa fjalë.
Ky shteg është një kombinim perfekt i natyrës së egër, historisë, kulturës dhe sfidës fizike. Çdo hap sjell një pamje të re dhe një përjetim që mbetet gjatë në kujtesë.
Valbonë – Vuthaj – Theth nuk është thjesht një ecje malore; është një udhëtim në zemrën e Alpeve Shqiptare.

📜 Detajet e Organizimit:
Nisja nga Prishtina: e Premte, 14.07.2026 / ora 04:00 (tubimi në 03:45) Kthimi për në Prishtinë: E Diel, 16.07.2026 / 21:00
🚩 Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21
🚍 Lloji i Transportit: Autobus.
💶 Kosto e Pjesëmarrjes: 190€ për person
❗ Parapagimi: Për Rezervim, duhet të bëhet parapagimi prej 130.00 €
Ne çmim përfshihet: akomodimi, ushqimi, taksa per në Mal të Zi dhe hyrja në park nacional , transporti 

Afati i Fundit për rezervim: E Merkure 05.07.2026 në ora 12:00. Rezervimi është i obligueshëm.
Mënyra e Lajmërimit: Tel: +38344863424 ,(Viber dhe Whats App);

Plani i Ekspeditës:👇

E Premte 14.07.2026 - Nisja do të bëhet në ora 04:00, para parkingut të RTV 21, prej ku do të vazhdohet për Gjakovë, Bajram Curr dhe Valbonë.
Pas përgatitjes , Grupi do të shtegtojë nëpër shtegun e Majës së Rosit  ne drejtim të fshatit Vuthaj ku do të kemi ecje rreth 16km, pas perfundimit do të akomidohemi dhe do sherbehemi me darkë.

-E Shtunë 15.07.2026 - Ngrënia e mëngjesit dhe fillimi i ecjes nëpër Theth, rreth 22km dhe pas përfundimit do të akomodohemi në një nga bujtinat e Thethit dhe aty do shërbehemi me darkë

E Diel 16.07.2026 - Ngrënia e mëngjesit dhe nisja për në Valbonë ku kemi një ecje prej 13km  dhe  planifikohet të arrijmë rreth orës 17:00. Pas një pushimi kafeje në Valbonë, nisemi me autobus për në Prishtinë, ku duhet të mbërrijmë brenda 3.5 orësh, pra rreth orës 21:00.


Ekspeditën e udhëheq Klubi Alpin Podguri PODGURI

Klubi alpin Podguri dhe  ju fton të na bashkangjiteni në ekspediten pesë ditore në ngjitjen e majës së TRIGLLAVIT.Detaje...
15/05/2026

Klubi alpin Podguri dhe ju fton të na bashkangjiteni në ekspediten pesë ditore në ngjitjen e majës së TRIGLLAVIT.

Detajet e organizimit:
Dt. 14-18 Korrik 2026
Ora:18:00
Vendi: Parkingu mbrapa pallatit të rinis
Çmimi :600€ ( në çmim përfshihet akomodimi me mëngjes, tansporti, taksat e qytetit dhe parkut,sigurimi i paisjeve bjeshkatare të nevoishme për këtë ngjitje)
Rezervimi deri me dt. 15.06.2026
+383 44 863 424 Viber & Whats App

PËR ÇDO INFORMATË SHTESË KONTAKTONI NË KËTË NUMËR

Dt. 14 dhe 15 (E Martë dhe e Mërkure)
Itinerari i udhtimit do të jetë:
Prishtinë -Mojstrana
Gjatë rruges do të kemi p*k ndalesa si Dubrovnik e Lubljanë.
Akomodimi do të bëhet në një nga bujtinat e parkurt nacional të Trigllavit.

Dt.16 (E Enjëte)
Zgjimi në mengjes dhe ngënja e mengjesit,
Pastaj do të nisemi për majen e Trigllavit (2863 m/LMD)
P*k ndalesa e parë do të jetë në Kredaric (2515m/LMD) ku do të pushojm pak dhe fillojm prap me ngjitje deri tek p*ka e fundi.
Pas ngjitjes do të kthehemi prap në Kredaric ku do flejm një natë.

Dt. 17 (E Premte)

Pas zgjimit dhe ngrenjës së mengjesit fillojm ecjen per tek busi.
Po këtë ditë do të vendosemi në qytetin e vjetër të Zarës (Zadar) për të qendruar nje natë ne këte qytet te bukur.

Dt 18 (E Shtune)

Nga mengjesi deri ne oren 16:00 koha do të jetë e lirë.
Në oren 16:00 do të nisemi për Prishtinë ku parashihet të mbrrim pasdite e se Dielles në Prishtinë

Klubi Alpin PODGURI Ju fton të na bashkoheni në Ekspeditën verore në Theth🏔️ (Komuna Shalë, Rrethi i Shkodrës) ℹ️ Thethi...
23/04/2026

Klubi Alpin PODGURI Ju fton të na bashkoheni në Ekspeditën verore në Theth🏔️ (Komuna Shalë, Rrethi i Shkodrës)

ℹ️ Thethi është vendbanimi i lashtë i shqiptarëve të veriut, është atraksion botëror dhe paraqet një rezervat autentik të vlerave etnografike dhe natyrore. Gjithashtu, veçanti e kësaj ekspedite është edhe kalimi nëpër Luginën e Valbonës, gjë që e bën këtë shtegtim shumë më domethënës si dhe përjetimi i ngjyrave verore

📜 Detajet e Organizimit:
Nisja nga Prishtina: e Premte, 12.06.2026 / ora 05:00 (tubimi në 04:45) Kthimi për në Prishtinë: E Diel, 14.06.2026 / 21:00
🚩 Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21
🚍 Lloji i Transportit: Autobus.
💶 Kosto e Pjesëmarrjes: 150 € për person
❗ Parapagimi: Për Rezervim, duhet të bëhet parapagimi prej 100.00 €

Akomodimi: Në Bujtinat/Kullat e Thethit, dy net; përfshirë edhe ushqimin (darka e së premtes; mëngjesi dhe darka e të shtunës; dhe mëngjesi i së dielës).

Afati i Fundit për rezervim: E Merkure 20.05.2026 në ora 12:00. Rezervimi është i obligueshëm.
Mënyra e Lajmërimit: Tel: +38344863424 ,(Viber dhe Whats App);

Plani i Ekspeditës:👇

E Premte 12.06.2026 - Nisja do të bëhet në ora 05:00, para parkingut të RTV 21, prej ku do të vazhdohet për Gjakovë, Bajram Curr dhe Valbonë.
Pas përgatitjes dhe renditjes, Grupi do të shtegtojë nëpër shtegun e Malësisë së Gjakovës, Valbonë-Theth, 7h. Në Theth arrihet në mbrëmje, ku edhe bëhet akomodimi dhe darkohet.

-E Shtunë 13.06.2026 - Ngrënia e mëngjesit dhe fillimi i ecjes nëpër Theth, e ku planifikojmë ti vizitojmë atraksionet e Thethit, Ujëvarën e Grunasit, Kanjonin e Thethit, Vaskat e Ndërlysës, Syrin e Kaltër të Veriut, si dhe të tjera monumente natyrore .Pra, e Shtune është ditë vizitash dhe relaksimi me bukuritë natyrore të regjionit. Në mbrëmjen e së njëjtës ditë, kthehemi prap te Bujtinat, ku e kalojmë edhe një natë.

E Diel 14.06.2026 - Ngrënia e mëngjesit dhe nisja për në Valbonë, ku planifikohet të arrijmë rreth orës 17:00. Pas një pushimi kafeje në Valbonë, nisemi me autobus për në Prishtinë, ku duhet të mbërrijmë brenda 3.5 orësh, pra rreth orës 21:00.


Ekspeditën e udhëheq Klubi Alpin Podguri PODGURI

Address

Istog
31000

Telephone

+38344224477

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Klubi Alpin Podguri posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Klubi Alpin Podguri:

Share