OJQ Horizont Plus

OJQ Horizont Plus OJQ Horizont Plus.

Organizatë zhvillimore me fokus në Edukim/Trajnim, Ambient, Kulturë, Rini dhe Avokim/Lobim, për një shoqëri më të hapur, të drejtë dhe të qëndrueshme.

Punë praktike për moshat 20 deri në 24 vjeç
26/05/2026

Punë praktike për moshat 20 deri në 24 vjeç

Democracy Plus (D+), në partneritet me Misionin e OSBE-së në Kosovë, shpall thirrjen e hapur për Programin e 10-të të...

Krijimi i Rrjetit të Shoqërisë Civile në Komunën e IstogutOJQ “Horizont Plus” më: 02.05.2026 mbajti takim bashkëpunues m...
03/05/2026

Krijimi i Rrjetit të Shoqërisë Civile në Komunën e Istogut

OJQ “Horizont Plus” më: 02.05.2026 mbajti takim bashkëpunues me përfaqësues të organizatave joqeveritare, mediave dhe bizneseve lokale në Komunën e Istogut, me qëllim të diskutimit dhe krijimit të një rrjeti të përbashkët të shoqërisë civile.

Ky aktivitet u realizua me iniciativën e ekipit të OJQ “Horizont Plus”, të udhëhequr nga Fabian Ferizaj, Vehbi Shatri, Asdren Hasanaj, Burim Loshi dhe Sali Kabashi, duke synuar të krijojë një platformë bashkëpunimi dhe koordinimi ndërmjet aktorëve lokalë.

Në takim morën pjesë gjithsej 21 pjesëmarrës, që përfaqësonin 11 entitete të ndryshme, përfshirë OJQ, media dhe biznese lokale. Diskutimet u fokusuan në nevojën për bashkëpunim më të strukturuar, rritjen e ndikimit të përbashkët dhe adresimin e çështjeve me rëndësi për qytetarët e Istogut.

Si rezultat i këtij takimi, u arrit marrëveshje për krijimin e Rrjetit të Shoqërisë Civile në Istog, i cili do të funksionojë si një platformë joformale bashkëpunimi. Rrjeti do të bazohet në parimin e udhëheqjes me rotacion ndërmjet organizatave anëtare, me mandat tremujor, ndërsa në fazën fillestare koordinimi i është besuar OJQ “Horizont Plus”.

Ky rrjet synon të:

forcojë bashkëpunimin ndërmjet akterëve lokalë
rrisë kapacitetet dhe ndikimin e shoqërisë civile
kontribuojë në ngritjen e zërit qytetar
promovojë iniciativa të përbashkëta në komunitet
Mbajtja e takimit u mundësua në ambientet e Restaurant Freskia, me mbështetjen e Zyrës së Nënkryetarit të Komunës së Istogut, për çka OJQ “Horizont Plus” shpreh mirënjohje të veçantë!

Rrjeti përbëhet nga këta akterë:

OJQ Horizont Plus – Fabian Ferizaj
Restaurant Freskia – Armend Delijaj
OJQ Handikos – Lumdita Idrizaj
OJQ Forca Gruas – Ajmane Metaj
Organizata e Pensionistëve – Ibrahim Mavraj
OJQ Folklori i Podgurit – Ismet Dema
OJQ Vision 02 – Regje Mulaj
OJQ Vullkani – Vanesa Nimanaj
RTV Fontana – Fion Mehmetaj
Radio West & 03 Press – Albert Mulaj
Shoqata e të Verbërve – Besarta Gorqaj

Ky aktivitet përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një bashkëpunimi më të strukturuar dhe afatgjatë në nivel lokal, duke krijuar bazën për iniciativa të përbashkëta që i shërbejnë komunitetit të Istogut.

03/05/2026

OJQ Horizont Plus është organizatë joqeveritare e karakterit zhvillimor, e angazhuar në fuqizimin e komunitetit dhe promovimin e pjesëmarrjes aktive qytetare. Organizata vepron në fusha kyçe si edukimi dhe trajnimi, mbrojtja e mjedisit, zhvillimi i rinisë, avokimi dhe lobimi, si dhe promovimi i kulturës dhe artit.

Përmes aktiviteteve të saj, Horizont Plus synon të krijojë mundësi të barabarta për të rinjtë dhe qytetarët, të rrisë ndërgjegjësimin për çështje sociale dhe mjedisore, si dhe të nxisë angazhimin aktiv në proceset vendimmarrëse. Organizata kontribuon në zhvillimin e kapaciteteve të individëve dhe grupeve të ndryshme përmes edukimit jo formal, trajnimeve dhe iniciativave komunitare.

Duke bashkëpunuar me institucione, organizata dhe aktorë të ndryshëm, Horizont Plus punon për ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme, ku secili qytetar ka hapësirë dhe mundësi për të kontribuar në zhvillimin e komunitetit.

Address

Shtëpia E Kulturës , Adem Jashari” Kati I III-të
Istog
31000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when OJQ Horizont Plus posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share