Vullnetarët e Qytetit

Vullnetarët e Qytetit OJQ ''VEQ" me adresë në Gjilan ka qëllim të kontribuoj në rini, kulture, art, edukim, dhe mjedis.

Angros Rogane 2024
12/09/2024

Angros Rogane 2024

Familjarë, bashkëvendës, ish-kolegë të shkollës fillore, të mesme e të studimeve, si dhe kolegë të punës dhe aktiviteteve të lira kulturore, në ditë të mira dhe të vështira, u bënë pjesë e përurimit të librit me poezi “Frymë atdhe-dashurie” të autorit Izet Kallaba nga Rog...

📣𝑻𝒉𝒊𝒓𝒓𝒋𝒆 𝒆 𝒉𝒂𝒑𝒖𝒓 𝒑𝒆̈𝒓 𝒕𝒆̈ 𝒓𝒊𝒏𝒋𝒕𝒆̈ 𝒆 𝒌𝒐𝒎𝒖𝒏𝒆̈𝒔 𝒔𝒆̈ 𝑮𝒋𝒊𝒍𝒂𝒏𝒊𝒕! 👇
29/12/2023

📣𝑻𝒉𝒊𝒓𝒓𝒋𝒆 𝒆 𝒉𝒂𝒑𝒖𝒓 𝒑𝒆̈𝒓 𝒕𝒆̈ 𝒓𝒊𝒏𝒋𝒕𝒆̈ 𝒆 𝒌𝒐𝒎𝒖𝒏𝒆̈𝒔 𝒔𝒆̈ 𝑮𝒋𝒊𝒍𝒂𝒏𝒊𝒕! 👇

📣𝑻𝒉𝒊𝒓𝒓𝒋𝒆 𝒆 𝒉𝒂𝒑𝒖𝒓 𝒑𝒆̈𝒓 𝒕𝒆̈ 𝒓𝒊𝒏𝒋𝒕𝒆̈ 𝒆 𝒌𝒐𝒎𝒖𝒏𝒆̈𝒔 𝒔𝒆̈ 𝑮𝒋𝒊𝒍𝒂𝒏𝒊𝒕!
📌Nëse jeni të rinj nga Komuna e Gjilanit të moshës 16-35 vjeç dhe jeni të gatshëm të zhvilloni aftësitë tuaja personale dhe profesionale, ky është shansi juaj!
🟢Bashkohuni me ne në projektin "YEEP 2 - Fuqizimi dhe aftësimi i të rinjve përmes mundësive të reja", i cili ofron aktivitete të shumta përfshirë trajnime për zhvillim personal dhe profesional, mentorime, praktika profesionale dhe mundësi për t’u përfshirë në tregun e punës në Gjilan!
▶️Ju mund të bëheni pjesë e projektit duke plotësuar formularin e regjistrimit në vegzën në vijim:
https://forms.gle/5P4KYS1UpQjBYuxR8

Shfrytëzoni mundësitë fantastike që ofron ky projekt!
_______
Projekti YEEP 2 zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC), në partneritet me SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, financuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), SOS Fshatrat e Fëmijëve në të gjithë botën dhe fondi Hermann-Gmeiner (HGFD).

📣Thirrje e Hapur: Programi i Bursave të Paqes Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS) po hap Progr...
24/10/2023

📣Thirrje e Hapur: Programi i Bursave të Paqes

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS) po hap Programin tre-mujor me pagesë të Bursave të Paqes (Peace Fellowship Program) për pesë studentë/e nga Kosova. Kjo eksperiencë e veçantë ju mundëson të punoni në një nga OJQ-të që vepron në Kosovë në fushat e të drejtave të njeriut, ndërtimit të paqes, pajtimit dhe ballafaqimit me të kaluarën.

👉 https://www.yihr-ks.org/sq/thirrje-e-hapur-programi-i-bursave-te-paqes/

📣Thirrje e Hapur: Programi i Bursave të Paqes

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS) po hap Programin tre-mujor me pagesë të Bursave të Paqes (Peace Fellowship Program) për pesë studentë/e nga Kosova. Kjo eksperiencë e veçantë ju mundëson të punoni në një nga OJQ-të që vepron në Kosovë në fushat e të drejtave të njeriut, ndërtimit të paqes, pajtimit dhe ballafaqimit me të kaluarën.

📌 https://www.yihr-ks.org/sq/thirrje-e-hapur-programi-i-bursave-te-paqes/

____
SRB

📣Otvoreni poziv: Program stipendiranja za mir

Inicijativa mladih za ljudska prava - Kosovo (YIHR KS) objavljuje svoj treći tromesečni plaćeni program stipendiranja za pet studenata iz Kosova. Ova jedinstvena prilika omogućava mladima iz svih etničkih zajednica u Kosovu da rade u različitim organizacijama civilnog društva širom Kosova čiji je glavni fokus ljudska prava, izgradnja mira, pomirenje i suočavanje sa prošlošću.

📌 https://www.yihr-ks.org/sr/otvoreni-poziv-program-stipendiranja-za-mir/

____
ENG

📣Open Call: Peace Fellowship Program

Youth Initiative for Human Rights - Kosovo (YIHR KS) is announcing its third three-month paid Fellowship Program for five students from Kosovo. This unique opportunity allows youth from all ethnic communities in Kosovo to work in different civil society organizations across Kosovo whose main focus is human rights, peacebuilding, reconciliation, and dealing with the past.

📌https://www.yihr-ks.org/en/open-call-peace-fellowship-program/

Kulturë e Art në zemër të qytetit nga Angros Festival ✨🎉
09/10/2023

Kulturë e Art në zemër të qytetit nga Angros Festival ✨🎉

KOMUNIKATË PËR MEDIAORGANIZATAT RINORE PA MBËSHTETJE FINANCIARE, RINIA MBETET PA SHËRBIME.Organizatat jo-qeveritare rino...
19/07/2023

KOMUNIKATË PËR MEDIA

ORGANIZATAT RINORE PA MBËSHTETJE FINANCIARE, RINIA MBETET PA SHËRBIME.

Organizatat jo-qeveritare rinore dhe organizatat e profilizuara me punën me rininë nëpërmjet kësaj komunikate shprehin pakënaqësinë e thellë në lidhje me parregullësitë e shprehura në procesin e vlerësimit të aplikacioneve, shqyrtimit të ankesave, dhe mungesën e mbështetjes financiare ndaj organizatave rinore nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, respektivisht në kuadër të “Thirrja per projekt­-propozimet ne fushen e rinise 2023 per OJQ, publikuar me 23 mars 2023”.

Tanimë jemi mësuar me shprehjet vlerësuese për rininë si “Shpresa e Kosovës”, “E ardhmja e Kosovës”, poashtu me mburrjen kombëtare që popullësia e Kosovës përbëhet me 47% të popullësisë në grupmoshën 15-30 vjeç. Poashtu, jemi dëshmitarë të migrimit të madh nga Kosova, zhgënjimit të rinisë me vendin tonë të cilat vijnë si rrjedhojë e mungesës së shërbimeve rinore dhe përkrahjes për zhvillim të potencialit tonë si rini.
Përkundër këtij realiteti, Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit si mbështës kryesor i organizatave rinore, dhe si administrator i buxhetit publik për rininë, nëpërmjet thirrjes për projekt propozime në fushën e rinisë për vitin 2023 ka përjashtuar plot 191 organizata në mesin e të cilave pjesa më e madhe e tyre janë të profilizuara në punën me rini dhe kanë një portfolio tashmë profesionale edhe me donatorë ndërkombëtar.

Edhe pse vlerësojmë qëllimin e kësaj ministrie që të diversifikojë format e mbështetjes dhe të lehtësoj procesin e aplikimit, ne duhet të vërejmë që ky proces ka shënuar një numër problemesh të cilat e kanë lënduar rëndë transparencën në vendimmarrje dhe vendimmarrjen meritore.
I tërë procesi i financimit është shoqëruar me probleme edhe në aplikim, ku janë prezantuar kërkesa të reja pa dhënë hapësirë kohore për ndërtim të kapaciteteve, nuk janë ofruar dokument-shabllone për aplikim, ndërsa ka pasur edhe probleme teknike përgjatë aplikimit elektronik. Për më tepër që lista e projekteve të refuzuara është bërë publike në ditën e mbylljes së afatit të ankesave për projektet në listen preliminare, bashkë me përmbajtjen e vlerësimit të projekteve të secilës organizatë, nga komisioni vlerësues të cilat i konsiderojmë se jo-profesionale dhe jo-meritore.

Si rrjedhojë, në konsiderojmë se një thirrje publike e kësaj natyre duhet të bëhet në bashkëpunim me organizatat rinore dhe jo të prezantohen skema në kurriz tonin, që rrjedhimisht reflektohet në mungesë të shërbimeve dhe mbështetjes adekuate për rininë kosovare.

Bazuar në listën preliminare nga 450,000EUR që janë alokuar për rini, del se përkrahja për organizatat rinore dhe projektet e tyre për rininë kosovare për vitin 2023 do të jetë vetëm 83,000EUR, duke shtuar faktin se në këtë listë ka projekt i cili nuk përshtatet me asnjërën nga objektivat e thirrjes për projekt propozime, ndërsa ka edhe një mungesë të balancit mes zonave rurale dhe zonave urbane, duke diskriminuar pjesën më të madhe të rinisë në Kosovë.

Rrjedhimisht, nëpërmjet kësaj komunikate organizatat rinore shprehin pakënaqësi dhe prezantojnë këto kërkesa emergjente:
1. Të rivlerësohen projektet, rrjedhimisht të krijohet një komision i ri vlerësues i cili do të operoj përgjatë muajit gusht.
2. Organizatat të cilat kanë aplikuar në këtë thirrje, t’u mundësohet të riaplikojnë duke plotësuar dokumentacionin e nevojshëm.
3. Të krijohet rregull i cili mbylljen e projekteve ose avanseve nuk e vendosë si kriter për aplikim, por kriter për nënshkrim të kontratës, ashtu që të krijohen mundësitë dhe afatet kohore të përshtatshëm për përfshirje të organizatave, jo përjashtim.
4. Të krijohet dokumentacion/shabllon i pranimit të projekt-propozimeve, në mënyrë që organizatat të mos përjashtohen në mungesë të një informate apo dokumenti që mund të jetë teknik.
Financimi i organizatave rinore në nivel të përgjithshëm, përcillet vit pas viti me probleme të ndryshme, për çka ne si organizata rinore paraqesim këto kërkesa afatgjata:
1. Të rritet buxheti për rini, ashtu që përkrahja e sektori i rinisë të jetë i barabartë me sektorët tjerë si Kulturë e Sport.
2. Të krijohet një plan financimi i qëndrueshëm në kuadër të të cilit mundësohet financim përgjatë tërë vitit, rrjedhimisht thirrja për projekt propozime të hapet më së voni në Nëntor të vitit paraprak, ndërsa rezultatet të publikohen më së voni në Shkurt të vitit të radhës, ashtuqë implementimi i projekteve të filloj nga Mars. Në të kundërtën implementimi i projekteve vetëm brenda 4 muajve - Gusht - Dhjetor, krijon probleme në mungesën e programeve pë rininë gjatë pjesës ma të madhe të vitit, probleme në qëndrueshmëri te organizatave dhe keq menaxhim të financave publike.
3. Të krijohet një komision i veçantë ad-hoc i cili do të bëj vlerësimin e projekteve dhe të identifikohen forma në mënyrë që të gjitha avanset e hapura të mbyllen, pasiqë organizatat nuk mund të penalizohen në mungesë të resurseve njerëzore të MKRS.
4. Të sigurohet një përkrahje financiare gjithëpërfshirëse në raport me zonat rurale dhe zonat urbane dhe mes organizatave që konsiderohen të mëdha dhe organizatave të vogla.
5. Të krijohet një komision i jashtëm i cili bën vlerësimin e performancës së Departamentit të Rinisë, me pjesëmarrje të shoqërisë civile dhe të merren vendime karshi rekomandimeve të këtij komisioni.

Në linjë me ankesën tonë publike, ne do të dërgojmë këtë ankesë tek MKRS, respektivisht drejt Sekretarit të Përgjithshëm dhe Ministrit z. Çeku, ndërsa paralajmërojmë edhe protestë të organizatave dhe aktivistëve rinor. Bëjmë thirrje për një çasje bashkëpunuese, ashtuqë të kemi një proces të suksesshëm.

Kjo komunikatë përkrahet nga këto organizata rinore:
1. Grupet Mbështetëse për Shëndet Mendor të Kosovës
2. ACTIVISM ROOTS
3. Qendra e Rinisë Drenas
4.Vullnetarët e Qytetit VEQ - Gjilan
5. Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë
6.Fuqizimi i Gruas dhe Rinisë, Suharekë
7. Vizioni Rinor i Shales
8. Assist Kosovo Center - ASSIST
9. Qendra Rinore Obiliq
10.Leadership Development Association Europe
11. Kuvendi i të Rinjve të Kosovës
12. United Towards Art
13. DYVÓ
14. KVRL - Malisheve
15. EYD
16. OJQ Me dore ne zemer
17. KVRL Obiliq
18. Let’s Do It - Kosova
19. Roma Versitas Kosovo

📢 A jeni gati Anamoravë?! 🎆🤩 Angros Festival edicioni i 6-të po vjen! 🎉 🥇Festivali i vetëm që do të organizohet përgjatë...
14/07/2023

📢 A jeni gati Anamoravë?! 🎆

🤩 Angros Festival edicioni i 6-të po vjen! 🎉

🥇Festivali i vetëm që do të organizohet përgjatë tri/3 netëve/ditëve me një program shumëngjyrësh, në regjionin e Anamoravës në stinën e verës në oazën e kulturës, artit e dashnisë, për të gjithë qytetarët rezidentë dhe mërgimtarët që do t'i kalojnë pushimet verore në vendlindje 😍.

📅 Më 04 gusht 2023
📍 Platoja e Teatrit të Qytetit
🕡 18:00

👯 Merreni shoqet, shokët dhe familjarët dhe ejani në Hapjen e Festivalit në Natën e Plisit që të shijoni këtë spektakël të jashtëzakonshëm! 💃🕺

📣𝐒𝐡𝐤𝐨𝐥𝐥𝐚 𝐀𝐥𝐭𝐞𝐫𝐧𝐚𝐭𝐢𝐯𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐚𝐭 𝐞 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐢𝐮𝐭 - 𝐄𝐝𝐢𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢 𝟓🔍YIHR KS fton të gjithë studentët/et e universiteteve publik...
06/07/2023

📣𝐒𝐡𝐤𝐨𝐥𝐥𝐚 𝐀𝐥𝐭𝐞𝐫𝐧𝐚𝐭𝐢𝐯𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐚𝐭 𝐞 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐢𝐮𝐭 - 𝐄𝐝𝐢𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢 𝟓

🔍YIHR KS fton të gjithë studentët/et e universiteteve publike dhe private në Kosovë të aplikojnë në edicionin e pestë të Shkollës Alternative për të Drejtat e Njeriut.

Shkolla Alternative për të Drejtat e Njeriut synon edukimin dhe fuqizimin e të rinjve/rejave për identifikim dhe trajtim të duhur të shkeljeve të të drejtave të njeriut. Programi i Shkollës do të ofrojë mundësi alternative të marrjes së njohurive dhe praktikave, të cilat mungojnë në sistemin ekzistues të edukimit të lartë në Kosovë. Kjo shkollë gjithashtu ka për qëllim të bashkojë të rinj/reja nga komunitete të ndryshme dhe së bashku të diskutojnë mbi të drejtat e njeriut, barazinë gjinore, të drejtat e grupeve të margjinalizuara dhe aktivizmin rinor në Kosovë.

⚖️Programi do të zhvillohet përgjatë datave 23 - 30 Korrik 2023 dhe sjell 19 ligjërues/e dhe 10 folës/e që do të ndajnë ekspertizën e tyre në fusha specifike rreth të drejtave të njeriut.

Në përfundim të shkollës, të gjithë pjesëmarrësit/et do të certifikohen. Shpenzimet e akomodimit, transportit dhe ushqimit mbulohen nga organizatorët.

Edicioni i pestë i Shkollës Alternative do të jetë aktivitet rezidencial dhe do të mbahet në Lakeside Hotel në Vërmicë të Prizrenit.

📌Plotësoni formën për të aplikuar: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfnpL9PHc4A9Z_8sguHw4vO488MpsNQqz0Wbw-C9rYs_IQ5SQ/viewform

Afati i fundit për aplikim është 17 korrik, 2023.

*Shkolla Alternative për të Drejtat e Njeriut organizohet në kuadër të projektit “Të Rinjtë për Drejtësi“ që mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan – INL.

📣 Thirrje publike për të rinjtë e diasporës, të pasionuar për kulturë e sport👉 A jeni ndërmjet 18 dhe 24 vjeç?👉 A keni i...
22/06/2023

📣 Thirrje publike për të rinjtë e diasporës, të pasionuar për kulturë e sport

👉 A jeni ndërmjet 18 dhe 24 vjeç?
👉 A keni interesim të eksploroni rrënjët tuaja kulturore?
👉 A dëshironi të krijoni një përvojë pune në institucionet kulturore, organizatat rinore dhe sportive të Kosovës?

🌍 Deri me datën 27 qershor keni kohë të aplikoni. Aplikimi bëhet duke dorëzuar dokumentacionin e plotë në [email protected].

🖇Për detaje të tjera rreth thirrjes, gjeni të bashkangjitur linkun: https://shorturl.at/eBJLY

Në kuadër të projektit 👩‍⚖️🧑‍⚖️‘Të Rinjtë Për Drejtësi’, përmbyllëm ciklin e ligjëratave në këtë muaj (qershor) për viti...
14/06/2023

Në kuadër të projektit 👩‍⚖️🧑‍⚖️‘Të Rinjtë Për Drejtësi’, përmbyllëm ciklin e ligjëratave në këtë muaj (qershor) për vitin 2022/2023, me studentët e fakultetit juridik në Universitetin Publik "Kadri Zeka" dhe nxënësit e Shkollës së Mesme të Mjeksisë "Dr.Asllan Elezi" në Gjilan.

🗣 Ligjëratat u realizuan nga OJQ VEQ për regjionin e Anamoravës në bashkëpunim me organizatën Youth Initiative for Human Rights - Kosovo (YIHR KS) , të cilat kishin për qëllim njoftimin dhe fuqizimin e të rinjve për funksionimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë, dhe njoftimin për përdorimin e platformës online edrejtajem.org . ⚖️

ℹ️Ky projekt është mbështetur nga Departamenti Amerikan të Shtetit - INL në Kosovë.

🙌🏼 Falenderojmë të gjithë zyrtarët e institucioneve shkollore dhe akademike, nxënësit dhe studentët, për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm në realizimin e të gjitha aktiviteteve.

Address

Gjilan
60000

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00
Saturday 09:00 - 17:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Vullnetarët e Qytetit posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Vullnetarët e Qytetit:

Shortcuts

Share