Gjatë dekadës së fundit interneti është bërë një mjet shumë i rëndësishëm i komunikimit, që ka një efekt pozitiv dhe transformues në politikë bërje në botë. Me një qasje të lehtë në një rrjet global duke përdorur teknologji të ndryshme si: kompjuterë, programe të ndryshme, telefona mobil dhe pajisje të tjera të ngjashme, ka bërë të mundur dhe më të lehtë informimin e grupeve më të mëdha të komu
nitetit. Ndërsa, ndër problematikat të cilat ballafaqohen institucionet lokale janë pjesëmarrja e ulët e qytetarëve ne vendimmarrje që ndërlidhen direkt me shërbimet komunale dhe transparencën. Po ashtu edhe më tutje vazhdon të mbizotëroj hendek i madh midis bashkëpunimit qytetar dhe të rinjve me institucionet lokale, në mungesë njohurive të mjaftueshme për adresimin e shqetësimeve dhe komunikimit midis palëve. Projekti “Rritja e pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin e vendimmarrjes në Gjilan përmes Medieve Sociale”, përkrahur nga Ambasada Amerike, zyra në Prishtinë dhe implementohet nga Qendra Kosovare për Bashkëpunim Ndërkombëtarë QKBN/(Kosovo Center for International Cooperation KCIC), Gjilan.