Shoqata e Matematikanëve të Gjilanit

Directions
25/09/2026

ORGANIZIMI I OLIMPIADËS MATEMATIKE TË KOSOVËS 👇

KONKURS PËR ANGAZHIMIN E TRAJNERËVE PËR LËNDËN “MATEMATIKA E OLIMPIADAVE”, TRAJNIME QË DO TË MBAHEN NË KOMUNËN E KAMENIC...
25/09/2026

KONKURS PËR ANGAZHIMIN E TRAJNERËVE PËR LËNDËN “MATEMATIKA E OLIMPIADAVE”, TRAJNIME QË DO TË MBAHEN NË KOMUNËN E KAMENICËS 👇

07/09/2026

Dy ish-olimpiadistë dhe përfaqësues të Kosovës në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës (IMO) kanë lansuar platformën ConfuciusAI.

Në këtë platformë mund të gjeni mbi 31 mijë detyra, ndërsa më shumë se 27 800 detyra nga olimpiadat e matematikës janë të qasshme falas për të gjithë.

Si Shoqatë e Matematikanëve të Gjilanit, jemi krenarë që të rinjtë tanë po kontribuojnë në realizimin e një qëllimi që e ndajmë së bashku: ngritjen e nivelit të matematikës dhe zhvillimin e potencialit të nxënësve.

Detyrat janë të indeksuara dhe lehtësisht të qasshme. Platforma ofron gjithashtu mundësinë e kërkimit përmes inteligjencës artificiale, si dhe mbështetjen e modeleve të AI-së gjatë procesit të zgjidhjes së detyrave.

https://www.confuciusai.io/

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2026/2027, Shoqata e Matematikanëve të Gjilanit publikon:“Material përgatit...
01/09/2026

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2026/2027, Shoqata e Matematikanëve të Gjilanit publikon:

“Material përgatitor për garat e matematikës”

Materiali përmban 133 detyra nga olimpiadat dhe testet kualifikuese të viteve 2024–2026, të sistemuara për klasat 5, 6, 7, 8 dhe 9 të shoqëruara me çelësat e përgjigjeve.

Ai synon të mbështesë përgatitjen e nxënësve dhe punën e mësimdhënësve në fushën e matematikës së garave.

Mund ta shkarkoni falas duke klikuar ne linkun e mëposhtëm 👇

https://drive.google.com/file/d/1zDi6ZOQl7AY30sNxl7c7UEIhi-skjjks/view?usp=drive_link

Shoqata e Matematikanëve të Gjilanit
Gjilan, më 1 shtator 2026

RIORGANIZIMI DHE EMËRIMI I KRYESISË SË RE TË SHOQATËS SË MATEMATIKANËVE TË GJILANITShoqata e Matematikanëve të Gjilanit ...
28/08/2026

RIORGANIZIMI DHE EMËRIMI I KRYESISË SË RE TË SHOQATËS SË MATEMATIKANËVE TË GJILANIT

Shoqata e Matematikanëve të Gjilanit njofton anëtarët, bashkëpunëtorët dhe opinionin publik se, në mbledhjen online të mbajtur më 27 gusht 2026, me shumicën e votave të anëtarëve pjesëmarrës në votim, është marrë vendim për shkarkimin e Kryesisë së deritanishme dhe emërimin e Kryesisë së re të Shoqatës.

Ky riorganizim është bërë me qëllim të delegimit më të qartë të përgjegjësive, ndarjes së detyrave dhe krijimit të një strukture më funksionale dhe efikase për realizimin e aktiviteteve, projekteve dhe objektivave të Shoqatës.

Kryesia e re e Shoqatës, e renditur sipas rendit alfabetik, përbëhet nga:

1. Agim Maliqi
2. Agon Mahmuti
3. Armend Limoni
4. Blerta Ismaili
5. Elda Sahiti
6. Flamur Shala
7. Florent Jerliu
8. Merita Emini
9. Natyra Robelli
10. Sami Shurdhani

Në kuadër të Kryesisë së re, përgjegjësitë janë ndarë sipas këtyre fushave:

Organizimi dhe realizimi i garave
• Natyra Robelli
• Sami Shurdhani
• Florent Jerliu
• Blerta Ismaili

Ky grup do të jetë përgjegjës për planifikimin, koordinimin dhe realizimin e garave të matematikës, përgatitjen organizative të tyre, komunikimin me shkollat dhe pjesëmarrësit, si dhe koordinimin e proceseve që lidhen me mbarëvajtjen e garave.

Planet, projektet dhe çështjet e tjera organizative
• Flamur Shala
• Elda Sahiti
• Merita Emini
• Armend Limoni

Ky grup do të angazhohet në hartimin dhe zhvillimin e planeve dhe projekteve të Shoqatës, identifikimin e mundësive për bashkëpunime të reja, koordinimin e aktiviteteve organizative, si dhe mbështetjen e zhvillimit institucional të Shoqatës.

Përfaqësimi dhe koordinimi në Kamenicë
• Agon Mahmuti – Kryetar i Degës në Kamenicë
• Agim Maliqi – Anëtar

Përfaqësuesit në Kamenicë do të jenë përgjegjës për koordinimin e aktiviteteve të Shoqatës në këtë komunë, bashkëpunimin me institucionet arsimore dhe partnerët lokalë, si dhe për përfshirjen e nxënësve dhe mësimdhënësve në aktivitetet e Shoqatës.

Me strukturën e re, funksionimi i Shoqatës do të mbështetet në punën aktive të Kryesisë, në delegimin e përgjegjësive dhe në bashkëpunimin ndërmjet anëtarëve të saj, me synim rritjen e efikasitetit dhe të cilësisë në organizimin dhe realizimin e aktiviteteve.

Ky riorganizim synon krijimin e një modeli më funksional të punës, në të cilin përgjegjësitë ndahen qartë, bashkëpunimi ndërmjet anëtarëve forcohet dhe secili anëtar i Kryesisë ka një rol aktiv dhe konkret në përmbushjen e misionit dhe objektivave të Shoqatës.

Njëkohësisht, shprehim mirënjohjen tonë për anëtarët e Kryesisë së deritanishme, për angazhimin dhe kontributin e tyre në punën dhe zhvillimin e Shoqatës.

Kryesisë së re i urojmë punë të mbarë dhe suksese në përmbushjen e përgjegjësive të marra, me synimin e përbashkët për të kontribuar në zhvillimin e matematikës, mbështetjen dhe zhvillimin e talenteve, si dhe krijimin e mundësive të reja për nxënësit dhe mësimdhënësit.

Shoqata e Matematikanëve të Gjilanit
27 gusht 2026

INSTITUCIONALIZOHET BASHKËPUNIMI ME DKA-NË NË KAMENICË – NGA 1 SHTATORI FILLOJNË TRAJNIMET PA PAGESË PËR NXËNËSIT E TALE...
25/08/2026

INSTITUCIONALIZOHET BASHKËPUNIMI ME DKA-NË NË KAMENICË – NGA 1 SHTATORI FILLOJNË TRAJNIMET PA PAGESË PËR NXËNËSIT E TALENTUAR

Shoqata e Matematikanëve të Gjilanit dhe Drejtoria Komunale e Arsimit në Kamenicë kanë nënshkruar sot Memorandum Bashkëpunimi, përmes të cilit institucionalizohet bashkëpunimi ndërmjet dy palëve dhe krijohet një kornizë e qëndrueshme për zhvillimin e aktiviteteve në fushën e matematikës në Komunën e Kamenicës.

Memorandumi u nënshkrua nga kryetari i Shoqatës së Matematikanëve të Gjilanit, z. Bregan Isufi, dhe drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Kamenicë, z. Selami Klaiqi. Në nënshkrimin e Memorandumit mori pjesë edhe kryetari i Degës së Shoqatës në Kamenicë, z. Agon Mahmuti.

Një nga hapat e parë konkretë në kuadër të këtij bashkëpunimi do të jetë fillimi, nga 1 shtatori, i programit të trajnimeve (kurseve) pa pagesë për nxënësit e talentuar dhe ata me potencial të lartë në matematikë në Komunën e Kamenicës.

Përmes këtyre trajnimeve synojmë t’u ofrojmë nxënësve mbështetje të vazhdueshme profesionale, të zhvillojmë potencialin dhe aftësitë e tyre matematikore, si dhe të krijojmë një sistem të organizuar të përgatitjes për gara dhe olimpiada të matematikës.

Memorandumi krijon një bazë shumë më të gjerë bashkëpunimi. Ai parasheh mundësinë e organizimit të garave, olimpiadave, kupave, kampeve, klubeve dhe kurseve plotësuese; identifikimin dhe mbështetjen e nxënësve me potencial në matematikë; organizimin e punëtorive dhe aktiviteteve për ngritjen profesionale të mësimdhënësve; hartimin e materialeve mësimore dhe bankave të detyrave; realizimin e hulumtimeve dhe analizave, si dhe organizimin e konferencave, ligjëratave dhe aktiviteteve të tjera akademike.

Në kuadër të bashkëpunimit parashihet gjithashtu mundësia e shfrytëzimit të hapësirave shkollore dhe publike, si dhe planifikimi dhe realizimi i projekteve të përbashkëta me interes për nxënësit, mësimdhënësit dhe komunitetin arsimor të Kamenicës.

Për Shoqatën e Matematikanëve të Gjilanit, ky Memorandum paraqet një hap të rëndësishëm drejt institucionalizimit dhe krijimit të qëndrueshmërisë së aktiviteteve për zhvillimin e matematikës, duke e shndërruar bashkëpunimin me institucionet arsimore nga iniciativa të veçanta në një proces të planifikuar, të koordinuar dhe afatgjatë.

Falënderojmë Drejtorinë Komunale të Arsimit në Kamenicë dhe drejtorin, z. Selami Klaiqi, për gatishmërinë dhe bashkëpunimin institucional, si dhe Degën e Shoqatës në Kamenicë, e cila do të ketë një rol të rëndësishëm në koordinimin dhe zhvillimin e aktiviteteve në nivel lokal.

Shoqata do të vazhdojë të punojë që talenti në matematikë të identifikohet, të mbështetet dhe të ketë hapësirën e duhur për t’u zhvilluar.

Nga 1 shtatori fillojmë me hapa konkretë – trajnime pa pagesë, më shumë mundësi dhe më shumë mbështetje për talentet e matematikës në Kamenicë.

Shoqata e Matematikanëve të Gjilanit

📢 NJOFTIM PËR ORGANIZIMIN E TRANSPORTIT PËR NXËNËSIT PJESËMARRËS NË KAMO 2026Shoqata e Matematikanëve të Gjilanit njofto...
23/06/2026

📢 NJOFTIM PËR ORGANIZIMIN E TRANSPORTIT PËR NXËNËSIT PJESËMARRËS NË KAMO 2026

Shoqata e Matematikanëve të Gjilanit njofton se ka organizuar transportin nga Gjilani për në Prizren dhe anasjelltas për nxënësit që do të marrin pjesë në Olimpiadën Kombëtare të Matematikës – KAMO 2026.

Nxënësit pjesëmarrës janë:

🔹 Klasa VII
• Ani Kosumi
• Eni Kosumi
• Elea Hajrullahu

🔹 Klasa VIII
• Amar Hismoni
• Earta Kosumi (NYSS Prishtinë)
• Vesa Xhymsh*ti (NYSS Prishtinë)

🔹 Klasa IX
• Arban Asllani

🚌 Nisja për në Prizren do të bëhet më 27.06.2026 (e shtunë), nga kampusi i shkollave të mesme në Gjilan.

Nxënësit duhet të paraqiten në vendin e nisjes jo më vonë se në orën 13:15, ndërsa nisja e autobusit do të bëhet në orën 13:30.

Lusim nxënësit e lartcekur që ta konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre te prof. Sami Shurdhani, në numrin 044 211 179, në mënyrë që të finalizohen detajet organizative të transportit.

Të gjithë garuesve u dëshirojmë suksese dhe rezultate sa më të mira në KAMO 2026.

PO VAZHDOJNË TË MBAHEN TRAJNIMET PA PAGESË PËR MATURANTËTNë kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Drejtoria Komunale e Arsimi...
17/06/2026

PO VAZHDOJNË TË MBAHEN TRAJNIMET PA PAGESË PËR MATURANTËT

Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Drejtoria Komunale e Arsimit DKA - Gjilan dhe Shoqatës së Matematikanëve të Gjilanit, po vazhdojnë të mbahen trajnimet përgatitore pa pagesë për Testin e Maturës Shtetërore 2026.

Ky program, i cili po realizohet në ambientet e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, ka zgjuar interesim të madh te maturantët gjilanas, të cilët çdo ditë po ndjekin ligjërata nga lëndët e Matematikës dhe Gjuhës shqipe.

Përmes këtij projekti, maturantëve po u ofrohet mbështetje shtesë akademike dhe mundësi për përgatitje sa më cilësore për Testin e Maturës Shtetërore 2026.

Falënderojmë mësimdhënësit e angazhuar për përkushtimin e tyre, si dhe të gjithë maturantët për seriozitetin dhe angazhimin e treguar gjatë zhvillimit të trajnimeve.

Maturantëve tanë u dëshirojmë suksese në vazhdim të trajnimeve dhe rezultate sa më të mira në Testin e Maturës Shtetërore 2026.

MOMENTE NGA DARKA SOLEMNE E KUPËS SË ANAMORAVËS 2026Një mbrëmje e veçantë, e mbushur me respekt, miqësi dhe frymë bashkë...
09/06/2026

MOMENTE NGA DARKA SOLEMNE E KUPËS SË ANAMORAVËS 2026

Një mbrëmje e veçantë, e mbushur me respekt, miqësi dhe frymë bashkëpunimi, e cila do të mbahet mend gjatë nga të gjithë pjesëmarrësit.

Në kuadër të Kupës së Anamoravës 2026, kjo darkë solemne bashkoi mësimdhënës, drejtues institucionesh dhe mysafirë nga të gjitha trojet shqiptare, përfshirë Preshevën, Bujanocin, Kumanovën, Shkupin, Durrësin, Fushë Kosovën, Drenasin dhe shumë qytete të tjera.

Përtej matematikës dhe garës, kjo mbrëmje dëshmoi fuqinë e bashkimit, shkëmbimit të përvojave dhe vullnetit të përbashkët për mbështetjen e gjeneratave të reja të talenteve shqiptare.

Kupa e Anamoravës po shndërrohet në më shumë se një olimpiadë matematike — ajo po bëhet një urë bashkëpunimi që lidh mësimdhënësit dhe nxënësit shqiptarë kudo që ndodhen.

Ishte një mbrëmje e bukur dhe plot emocion, ku u krijuan miqësi të reja, u forcuan lidhjet profesionale dhe u dëshmua se arsimi dhe dija janë vlerat që na bashkojnë më së shumti.

Një mbrëmje e denjë për një ngjarje që synon të shndërrohet në traditë.

Address

Rr. Adem Jashari
Gjilan
60000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shoqata e Matematikanëve të Gjilanit posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share