Asociacioni për Mirëqenien e të Miturve të Kosovës është organizatë joqeveritare e cila është e themeluar në vitin 2008 nga një grup ekspertësh të profileve të ndryshme si; psikolog, sociolog, mjek, jurist , student, vullnetar etj, me qëllim që të kontribuoj në mirëqenien e fëmijëve dhe të miturve të Kosovës në aspektin psikologjik, social, ekonomik etj. Asociacioni për Mirëqenien e të Miturve të
Kosovës është themeluar me qëllim dhe synim që mirëqenia e fëmijëve dhe të miturve të jetë e nivelit standard dhe konform dokumenteve universale për të drejtat e fëmijëve
Qëllimet që synojmë të arrijmë :
Fëmijëve dhe të miturve të i ndihmohet në fusha të shumta këshillimi, ndërgjegjësimi, sensibilizimi, njohje, avokimi dhe elementeve të tjera që kanë të bëjnë me ngritjen e tyre psiko sociale dhe krijimin e kulturës së mirëfilltë qytetare. Pra qëllimet synojnë që :
•Të mundësojë njohjen e të drejtave, të detyrave dhe të përgjegjësive të qytetarit si dhe të organizatave e të dokumenteve më të rëndësishme për të drejtat e njeriut/fëmijëve;
•Të bëjë vetëdijësimin për rëndësinë e respektimit të të drejtave dhe të përgjegjësive njerëzore dhe të ndihmojë në zhvillimin e aftësive për kundërshtimin e diskriminimit mbi bazën e moshës, gjinisë, prejardhjes etnike, statusit ekonomik etj.;
•Përgatitja për pjesëmarrje aktive në jetën sociale, ekonomike dhe politike në shoqërinë demokratike;
•Të zhvillojë tek të fëmijët, të miturit dhe të rinjtë aftësitë për t’u përshtatur, integruar dhe për të vepruar në mënyrë aktive dhe të përgjegjshme nëpër grupet elementare sociale, si: familja, shkolla, klubet, shoqatat dhe institucionet e ndryshme.
•Të zhvillojë tek fëmijët, të miturit dhe të rinjtë ndjenjën e përgjegjësisë dhe të përkushtimit për pjesëmarrje aktive në jetën qytetare, duke respektuar parimet demokratike të punës, qoftë në organizatat ose institucionet joqeveritare,qoftë në ato qeveritare.
•T’u mundësojë fëmijëve, të miturve dhe të rinjve një parapërgatitje për t’u bërë pjesëtarë aktivë të shoqërisë civile dhe para organeve të pushtetit të dinë t’i artikulojnë kërkesat për zgjidhje të problemeve individuale dhe grupore (kolektive).
•T’u ndihmojë fëmijëve, të miturve dhe të rinjve në formimin e shprehive për komunikim të drejtë, për sjellje tolerante dhe mirëkuptim në komunikimin ndërkulturor, si dhe t’i nxisë në formimin e aftësive për përdorimin e teknologjive bashkëkohore të komunikimit.
•T’u ndihmojë fëmijëve, të miturve dhe të rinjve në krijimin e aftësive për respektimin e dinjitetit njerëzor, diversitetit njerëzor e kulturor si dhe diversitetit ekologjik, si dhe të krijojë shprehitë e ruajtjes së mjedisit
•T’u ndihmohet fëmijëve, të miturve dhe të rinjve që të bëhet aktiv dhe kureshtar për themelimin,funksionimin dhe zhvillimin e aktiviteteve të klubeve dhe shoqatave rinore në komunitet.
•Të vetëdijësohen fëmijët, të miturit dhe të rinjtë për rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të në krijimin e organeve drejtuese të institucioneve shoqërore.
•Të vetëdijësohen fëmijët, të miturit dhe të rinjtë për rëndësinë e respektimit të të drejtave dhe përgjegjësive të anëtarëve të grupit dhe pengimin e çdo lloj diskriminimi (etnik, fetar, racor, gjinor etj.).
•Të ndihmohen fëmijët, të miturit dhe të rinjtë që të njohin llojet e ndryshme të institucioneve shoqërore, mënyrën e formimit dhe funksionimit të tyre.
•Të aftësohen fëmijët, të miturit dhe të rinjtë që të reagojnë ndaj shkeljeve eventuale të rregullave dhe të procedurave të punës së grupeve dhe institucioneve.
•Të aftësohen fëmijët, të miturit dhe të rinjtë që të kuptojnë format e ndryshme të pjesëmarrjes, por edhe të ushtrimit të ndikimit të qytetarëve dhe të shoqërisë civile tek autoritetet e pushtetit
•Krijimin e kushteve përfëmijët, të miturit dhe të rinjtë për të përfituar njohuri të nevojshme për demokracinë dhe qytetarinë;
•Mundësimin e krijimit të qëndrimeve, të vlerave dhe të sjelljeve si dhe pranimin kritik të informacionit dhe të mjeteve të komunikimit;
•T’i zhvillojë tek fëmijët, të miturit dhe të rinjtë njohuritë dhe t’i zhvillojë aftësitë e tyre intelektuale dhe qytetare, për të kuptuar, analizuar dhe vepruar në jetën e përditshme .
•Të krijojë qytetarë të aftë, të jenë të përgjegjshëm për veprime dhe marrëdhënie të pavarura me qytetarë të tjerë, me grupe dhe institucione të shoqërisë civile. Objektivat që synojmë të arrijme :
Qdo fëmijë, i mitur apoi ri ka të drejtë të jetoj i lirë, të shpreh mendimet lirshëm, të shfrytëzoj të drejtat e tyre, dhe parasegjithash qdo fëmijë, i mitur apo i ri duhët që :
Të zhvillojë qëndrimet dhe vlerat
•Në fushën e tolerancës ndaj personave me përkatësi tjetër gjinore, etnike, fetare, kulturore, racore; duke i kundërshtuar format e ndryshme të diskriminimit mbi bazën e moshës, gjinisë, përkatësisë fetare, kombëtare, racore;
•të shfaqë qëndrim kritik në lidhje me punën e klubeve, shoqatavedhe institucioneve;
•të jetë i hapur e tolerant dhe të kundërshtojë çdo formë të diskriminimit gjinor, etnik, fetar, racor;
•të jetë kureshtar dhe i vullnetshëm për aktivitetet e klubeve, shoqatave, OJQ-ve. se diversiteti kulturor, fetar dhe gjuhësor është begati e një shoqëriedemokratike;
•të shfaqë qëndrim kritik ndaj mënyrës së komunikimit me të tjerët në shtëpi, në shkollë dhe në komunitet.
•të jetë i hapur e tolerant ndaj personave me përkatësi tjetër gjinore, etnike, fetare, kulturore, racore ose edhe ndaj personave të tra-fikuar;
•të kundërshtojë format e ndryshme të paragjykimeve dhe të diskriminimit mbi bazën e moshës, gjinisë, përkatësisë fetare,
Të kuptojë
•Ku dallon dhe çfarë ka të ngjashme me anëtarët e familjes, me shokët etj.
•Rëndësinë e vendosjes së rregullave në një veprimtari të caktuar;
•Rëndësinë e pjesëmarrjes aktive në punën e klubeve, shoqatave dhe institucioneve;
•Përgjegjësitë dhe kompetencat që dalin nga puna në klub, shoqatë dhe institucione;
•Rëndësinë e pjesëmarrjes aktive në qeverisje dhe mënyrat e ndikimit në qeverisje.
•Rëndësinë e informimit dhe të komunikimit në forma të ndryshme.
•Detyrat dhe përgjegjësitë e qytetarit në përgjithësi, por edhe detyrat dhe përgjegjësitë e punëtorit, udhëheqësit dhe drejtorit nëndërmarrje;
•Format e ndryshme të diskriminimit dhe shfrytëzimit të punës së fëmijve;
•Rolin e shkencës dhe të teknologjisë në zhvillimin e shoqërisë. Të vlerësojë
•Të drejtat dhe detyrat e pjesëtarëve të familjes; rolin e tij dhe të të tjerëve në familje, grup dhe komunitet;
•Nevojën që ai ka për njerëzit dhe mjedisin që e rrethon; kulturën, vlerat dhe besimet në një shoqëri shum etnike.
•Rëndësinë e qeverisjes demokratike për zhvillimin e klubit, shoqatës, istitucionit, por edhe të shoqërisë në përgjithësi;
•Nevojat dhe mundësitë për themelimin e klubeve dhe shoqatave në shkollë dhe komunitet;
•Nevojat e bashkëpunimit me klube, shoqata dhe institucione të tjera në shkollë dhe komunitet;
•Rolin e autoriteteve në ushtrimin e përgjegjësive në qeverisje.përmbushjen e detyrave dhe të përgjegjësive që i përkasin si qytetar;
Të zbatojë
•Në situata të simuluara, sjellje të sigurta në komunikacion; të përdorë fjalorin e duhur në një situatë të caktuar në rrugë; gatishmërinë e tij për të ndjekur rregullat në veprimtaritë e përditshme në familje, grup, shkollë dhe komunitet.
•Rregullat dhe procedurat e klubeve, shoqatave dhe institucioneve.detyrat dhe përgjegjësitë personale që kanë të bëjnë me jetën në: familje, shkollë, komunitet dhe në shoqëri;
•Njohuritë e fituara nga shkenca dhe teknologjia me rastin e komunikimit, informimit;
Përmbledhje
Të gjitha këto synime, qëllime dhe objektiva ne do ti realizojmë falë stafit profesional dhe poashtu bashkëpunimin me organizata të tjera dhe institucione të ndryshme qeveritare e joqeveritare në drejtim të arritjes së qëllimeve tona.