OJQ Pnishi eshtë organizatë jofitimprurëse e regjistruar qe punon për zhvillimin lokal dhe mirëqenien e komunitetit: projekte sociale, rini, kultur, mjedis/ambient dhe ndihmë humanitare. Ne organizojmë aktivitete dhe realizojmë projekte në bashkëpunim me banorët, institucionet dhe partnerët, duke promovuar vullnetarizëm, solidaritet dhe zhvillim lokal. Misioni ynë: Të mbeshtesim zhvillimin e qëndrueshem të Pnish*t dhe mirëqenien e banorëve permes iniciativave komunitare dhe projekteve të tjera me vlerë për vendin tonë. Fushat kryesore: Zhvillim komunitar dhe infrastrukturë lokale. Rini, sport dhe edukim. Kultur dhe trashëgimi. Ndihmë sociale dhe humanitare (me raste). Mjedis dhe pastrim/ndergjegjësim per ambientin.