Bethany Christian Services - Kosovo

Bethany Christian Services - Kosovo Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Bethany Christian Services - Kosovo, Str. Martirët e Kombit, Gjakova.

Vizioni :
Krijimi i premisave në funksion të një shoqërie me vlera të larta demokratike, e gatshme për vënje në jetë dhe rrespektimin të të drejtave të njeriut, me qëllim të zhvillimit të gjithëmbarshëm shoqëror. Aktivetetet e Bethany Christian Services :
Menaxhon Qendrën mësimore në lagjën Brekoc, Komuna e Gjakovës e cila zhvillon aktivitetet si :
• Programi për parashkollorë dhe parafillor

Programi në mbështetje të detyrave të shtëpisë për nxënës fillorist të cilët e ndjekin mësimin nepër shkollat publike të qytetit të Gjakovës
• Kursi i Analfabetizmit për të rritur ,
• Programit për parandalimin e punes së fëmijëve SCREAM – Save the Children Rights by Education, Art and Media
• Ngritje e kapaciteteve për të rinjët dhe pjesetarët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian ,
• Organizimi I trajnimeve profesionale për mesimdhënës, prindër dhe të rinjë vullnetarë të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian ,
• Takimet me përfaqesues të komuniteteve, prindër , shkolla dhe institucione të ndryshme,
• Shërbime shëndetësore në form të vaksinimit dhe këshilldhënjës mjekësore për pjesëtarë të komuniteteve ,
• Programe kulturore, sportive dhe rinore

Sukseset e arritura deri me sot konsistojne në :

o Gjithëpërfshirjen e fëmijëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në sistemin arsimor të kosovës në të gjitha nivelet përfshirë ketu: Mesimin parafilor, parashkollorë, fillore, të mesem dhe të lartë . o Përmirësimin e cilësisë arsimore dhe parandalimi i braktisjës së shkolimit
o Zvogëlimi i numrit të pjesëtarëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian të cilët nuk dinë shkrim – lexim . o Ngritja e vetëdijës në komunitet mbi rolin e edukimit dhe arsimit të brezave të rinjë
o Zvogëlimi i numrit të fëmijëve të përfshirë në punë
o Ngritja e bashkëpunimit në mes institucioneve lokale dhe komunitetit
o Ngritja e kapaciteteve profesionale të mësimdhënësve dhe vullnetarëve të komunitetit në kuadër të punës arsimore dhe edukative me femijë

18/08/2026
NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR PRINDËRIT Te dashur prindër, ju njoftojmë se ditë më parë ka filluar aplikimi për subvencionim...
03/08/2026

NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR PRINDËRIT

Te dashur prindër,

ju njoftojmë se ditë më parë ka filluar aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për klasat 1–9 nga ana e MASHT, i cili aplikim do të jetë i hapur deri më 9 gusht 2026 në platformën eKosova. Për të gjithë ata prindër që kanë nevojë për asistencë teknike për aplikim për libra stafi i Qendrës Mësimore do të jetë në dispozicionin tuaj për t'ju ndihmuar me procesin e aplikimit në platformen elektronike eKosova.

🔗 Linqet për aplikim:

• 🔹 Klasat 1–5: https://rks-gov.net/469

• 🔹 Klasat 6–9: https://rks-gov.net/471

Ju ftojmë që të siguroheni që email adresa, numri i telefonit dhe xhirollogaria juaj bankare të jetë aktive dhe e saktë para se të aplikoni.

U bëjmë thirrje gjithashtu të gjithë prindërve që nuk kanë arritur ende t'i regjistrojnë fëmijët e tyre në shkollë, ta bëjnë këtë menjëherë pas datës 15 Gusht 2026 duke u paraqitur pranë shkollave më të afërta të tyre dhe me vehte ti merrni ekstaktet e lindjes përfëmijët tuaj në mënyrë që ta nisin procesin mësimor krahas bashkëmoshatarëve të tyre.

Duke i uruar suksese të gjithë nxënësit për një viti të mbarë shkollor, njëherit e falenderojmë - Ora Egjiptiane dhe gazetaten Nora Xhuzi në ndihmën e dhënë në vazhdimësi të kesaj fushate sensibilizuese dhe informuese per prindër dhe fëmijë.

https://www.facebook.com/share/p/1PzhqS8QDh/

Aty ku fëmijëria fillon përsëri Në Brekoc, çdo mëngjes fëmijët hyjnë me buzëqeshje në një qendër ku mësojnë, luajnë dhe ...
23/07/2026

Aty ku fëmijëria fillon përsëri

Në Brekoc, çdo mëngjes fëmijët hyjnë me buzëqeshje në një qendër ku mësojnë, luajnë dhe ndihen pjesë.

Për Edonën, kjo qendër ishte më shumë se një vend për të kaluar ditën. Ishte fillimi i një rruge të re.

Ajo jo vetëm që nisi të vinte vetë, por filloi t’i ftonte edhe fëmijët e tjerë të lagjes që t’i bashkoheshin.

“Falë Edonës, shumë fëmijë erdhën në qendër”, tregon Dhurata G Xhahnemi, edukatore në qendrën me bazë në komunitet.

Historia e saj na kujton se kur një fëmije i jepet mundësia e duhur që në vitet e para, ndryshimi mund të prekë një familje, një lagje dhe një komunitet të tërë.

Lexoni historinë e Edonës: https://www.unicef.org/kosovoprogramme/sq/histori/aty-ku-f%C3%ABmij%C3%ABria-fillon-p%C3%ABrs%C3%ABri

***
Tamo gde detinjstvo počinje ponovo

U Brekocu, svakog jutra deca ulaze sa osmehom u centar u kojem uče, igraju se i osećaju da pripadaju.

Za Edonu, ovaj centar bio je više od mesta gde provodi dan. Bio je početak novog p**a.

Ona nije samo počela sama da dolazi, već je počela da poziva i drugu decu iz naselja da joj se pridruže.

„Zahvaljujući Edoni, mnoga deca su došla u centar”, kaže Dhurata, vaspitačica u centru zasnovanom u zajednici.

Njena priča nas podseća da kada dete dobije pravu priliku već u najranijim godinama, promena može da dotakne jednu porodicu, jedno naselje i celu zajednicu.

Pročitajte Edoninu priču: https://www.unicef.org/kosovoprogramme/sr/price/tamo-gde-detinjstvo-po%C4%8Dinje-iznova

Bethany Christian Services - Kosovo

Si një qendër me bazë në komunitet për zhvillimin në fëmijërinë e hershme në Brekoc po u jep fëmijëve romë, ashkali dhe egjiptianë mundësinë të mësojnë.

21/07/2026

Si një qendër me bazë në komunitet për zhvillimin në fëmijërinë e hershme në Brekoc po u jep fëmijëve romë, ashkali dhe egjiptianë mundësinë të mësojnë.

01/06/2026
Chess 4Hope KosovaSot, në Qendrën Mësimore në Brekoc, ka nisur zyrtarisht aktiviteti "Chess 4Hope Kosova", një projekt q...
24/04/2026

Chess 4Hope Kosova

Sot, në Qendrën Mësimore në Brekoc, ka nisur zyrtarisht aktiviteti "Chess 4Hope Kosova", një projekt që synon zhvillimin intelektual të të rinjve përmes sportit të shahut.
​Në këtë cikël të parë trajnimesh janë përfshirë 20 fëmijë të moshave të ndryshme (klasat 3-9), të cilët do të kenë mundësinë të mësojnë sekretet e lojës mbretërore. Kursi udhëhiqet nga trajnerë profesionistë të Federatës së Shahut të Kosovës, duke garantuar një nivel të lartë instruktimi dhe mentorimi.
​Ky bashkëpunim mes Federatës dhe Qendrës Mësimore synon të nxisë mendimin strategjik dhe disiplinën tek nxënësit, duke e parë shahun si një mjet edukativ dhe socializues për komunitetin.

Address

Str. Martirët E Kombit
Gjakova
50000

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Telephone

+38344134471

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Bethany Christian Services - Kosovo posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Bethany Christian Services - Kosovo:

Shortcuts

Share