Jakova Innovation Center

Jakova Innovation Center Jakova Innovation Center is a non-profit organization and it's mission is to support and help entrepreneurs build profitable and sustainable companies.

Jakova Innovation Center provides business with advisory support, management guidance, educational programs, mentor networks, office space, and other resources.

AI4Youth Hackathon – disa vende të lira Ka ende disa vende të lira për AI4Youth Hackathon që do të mbahet:📍 Gjakovë – Ja...
10/04/2026

AI4Youth Hackathon – disa vende të lira

Ka ende disa vende të lira për AI4Youth Hackathon që do të mbahet:
📍 Gjakovë – Jakova Innovation Center
📅 14–16 Prill

Nëse jeni të interesuar, mund të formoni grup prej 5 personash dhe të bashkoheni në hackathon. Aktualisht ka hapësirë për edhe 2–3 grupe.

📩 Për aplikim/kontakt:

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1292293509596885&set=pb.100064487450071.-2207520000&type=3
https://www.instagram.com/p/DTfl9f3CBpd/?igsh=MXhjM2luMjdxcDR0bg==

🏆 Jakova Innovation Center përzgjidhet në mesin e 8 projekteve më të mira në Evropë për Çmimin CEB për Kohezion Social 2...
23/02/2026

🏆 Jakova Innovation Center përzgjidhet në mesin e 8 projekteve më të mira në Evropë për Çmimin CEB për Kohezion Social 2026

Me krenari të veçantë ju njoftojmë se projekti ynë Community-Driven Social Innovation Programme (CDSIP) është përzgjedhur zyrtarisht në listën e ngushtë të 8 projekteve më të mira në Evropë, nga gjithsej 177 aplikime nga 32 shtete, për Çmimin prestigjioz të Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës (CEB) për Kohezion Social 2026.

Përmes CDSIP, Jakova Innovation Center po mbështetë gra, të rinj dhe komunitete të nën-përfaqësuara në zhvillimin e ideve të tyre dhe krijimin e ndërmarrjeve sociale, duke kontribuar drejtpërdrejt në krijimin e vendeve të punës, fuqizimin ekonomik dhe adresimin e sfidave sociale në komunitetin tonë.

Ky vlerësim ndërkombëtar përfaqëson një njohje të rëndësishme për punën dhe angazhimin tonë në ndërtimin e një ekosistemi të qëndrueshëm të ndërmarrësisë sociale në Kosovë, dhe një dëshmi se inovacioni i bazuar në komunitet mund të sjellë ndryshim real dhe të qëndrueshëm.

🙏 Falënderojmë sinqerisht të gjithë pjesëmarrësit, mentorët, partnerët dhe mbështetësit tanë, si dhe në veçanti projektin “Mbështetje për Shoqërinë Civile në Kosovë”, financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe implementuar nga LuxDev - Luxembourg Development Cooperation Agency, për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme në këtë rrugëtim.

📅 Fituesi do të shpallet më 16 mars 2026, në Varshavë.

Ky aktivitet realizohet me mbështetjen e projektit "Mbështetje për Shoqërinë Civile në Kosovë", financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe implementuar nga LuxDev - Luxembourg Development Cooperation Agency, Agjencia e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor.

The CEB has shortlisted eight projects for the CEB Award for Social Cohesion 2026, highlighting inspiring initiatives that strengthen communities and support vulnerable people across Europe.

03/02/2026
24/12/2025

🚀 Exciting opportunity for high-impact innovative enterprises in Kosovo!

The Luxembourg Development Cooperation is delighted to launch a new call for proposals
aimed at Kosovar businesses .
The LuxAid Demonstration Fund targets pioneering digital and green innovations that address
societal challenges.

Open to well-established businesses, the fund offers co-financing ranging from EUR 100,000 to EUR 350,000.

You are warmly invited to apply if you are:

- an enterprise registered in Kosovo before 1 November 2022;
- proposing an innovative solution with solid revenues and proven societal impact;
- able to co-finance at least 50% of the project costs.

💻 Save the date

Don't miss our upcoming info webinar on 14 January 2026 at 10 am and learn how to combine
business ambition with meaningful change.
Register here 👉 https://qrcode.lu/skYukP
Two onsite Q&A/info session will be hold on 21 and 28 January 2026.
Apply by 6 February 2026 and be part of Kosovo's sustainable future!

💡 Stay tuned : https://lnkd.in/gybSEVvX

Together, let's scale impact through innovation 🚀
This initiative is funded by the Grand Duchy of Luxembourg and implemented by LuxDev, the Luxembourg Development Cooperation Agency.
| | | | |
| | | | Ministry of Foreign and European
Affairs, Defence, Development Cooperation and Foreign Trade | Gouvernement luxembourgeois

Fillo rrugëtimin digjital të fëmijës tënd!Grupet e rregullta në Shkolla Digjitale në Gjakovë  nisin së shpejti. 📱  Konta...
03/09/2025

Fillo rrugëtimin digjital të fëmijës tënd!
Grupet e rregullta në Shkolla Digjitale në Gjakovë nisin së shpejti.

📱 Kontaktoni në 049 584 400 për informata shtesë
📍 Rr. 189 Sylejman Hadum Aga

📢Regjistrimet në Shkolla Digjitale Gjakovë kanë filluar 👇🏼
27/08/2025

📢Regjistrimet në Shkolla Digjitale Gjakovë kanë filluar 👇🏼

22/08/2025

Sot, Kryetari i Komunës së Gjakovës, z. Ardian Gjini, priti në takim z. Valon Mejzini, Drejtor i organizatës CELIM Milano për Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe z. Fatos Axhemi nga Jakova Innovation Center, për të diskutuar mbi zbatimin e projektit “Punësimi Produktiv dhe Inkluziv në Kosovë (OPIK)”, me fokus të veçantë në ndikimin e tij për komunën tonë.

🤝 Projekti OPIK, i financuar nga AICS – Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, dhe i zbatuar nga organizata italiane CELIM Milano, synon të përkrahë zhvillimin ekonomik të Gjakovës në disa drejtime të rëndësishme:

🔹 Transferimi i njohurive dhe përvojave nga Italia – përmes bashkëpunimit me ekspertë italianë të profileve të ndryshme ekonomike dhe shkëmbimit të praktikave të suksesshme në fushën e sipërmarrjes dhe zhvillimit profesional.

🔹 Aftësimi profesional i të rinjve dhe grave – me qëllim rritjen e punësimit dhe mbështetjen e iniciativave të reja “start-up”, por edhe forcimin e bizneseve ekzistuese në Gjakovë, përmes ndërlidhjes së tyre me rrjete të bizneseve italiane.

🔹 Përmirësimi i infrastrukturës për rininë – përmes investimeve në hapësirat e Jakova Innovation Center, duke krijuar një ambient më të përshtatshëm për të nxitur kreativitetin, inovacionin dhe sipërmarrjen tek të rinjtë.

🔹 Pajisja e laboratorëve në shkollat profesionale të Gjakovës – me pajisje bashkëkohore sipas standardeve të BE-së, për të rritur cilësinë e arsimit profesional.

🔹 Grante për ide inovative dhe përkrahje financiare për biznese të vogla ekzistuese – duke fuqizuar komunitetin lokal me mjete konkrete për rritje dhe zhvillim.

✨ Komuna e Gjakovës mbetet e përkushtuar për të bashkëpunuar ngushtë me partnerët tanë në këtë projekt me ndikim të madh, duke garantuar një zbatim të suksesshëm dhe përfitime afatgjata për qytetarët tanë.

🙏 Një falënderim i veçantë për Qeverinë Italiane, e cila vazhdimisht dëshmon përkushtimin e saj për zhvillimin e qëndrueshëm dhe përkrahjen e komunës sonë.

Faleminderit – Grazie – Thank you!

15/08/2025

👨‍👩‍👧‍👦 Prindër, a dëshironi që fëmija juaj të bëhet programer?
🚀 Një nga profesionet më të kërkuara dhe më të paguara në botë!
🎓 Filloni sot me njohuritë e para që do t’i shërbejnë gjithë jetës.

🖥️ Shkolla Digjitale – Kurse Programimi për Fëmijë 8-18 vjeç! 🧑‍💻👧

🎉 Regjistrimet për grupet e reja hapen tani!
✅ Kurse për të gjitha moshat:
🔹 Scratch – për fëmijë 8-12 vjeç
🔹 Frontend (HTML, CSS, JavaScript) – për adoleshentë 12-15 vjeç
🔹 Python, AI, PHP – për 15-18 vjeç

👫 OFERTË SPECIALE – për vëlla e motër, vetëm 30€ secili në muaj
🎁 Regjistrohu në muajin gusht dhe përfito 20% zbritje në muajin e parë!

📅 Grupet e reja fillojnë nga data 1 Shtator!
⚡ Interesimi është i madh rezervoni vendin e fëmijës tuaj që të bëhet pjesë e grupit.

📍 Adresa: 189 Sylejman Hadum Aga
📞 Kontakti: 049 584 400
💬 Na shkruani në Viber ose WhatsApp

📢 CDSIP – Konsolidimi i Ideve për Ndërmarrësi Sociale!Këtë javë, po vazhdojmë me takimet intensive me organizatat dhe gr...
23/07/2025

📢 CDSIP – Konsolidimi i Ideve për Ndërmarrësi Sociale!

Këtë javë, po vazhdojmë me takimet intensive me organizatat dhe grupet partnere të projektit Community-Driven Social Innovation Programme (CDSIP) për të konsoliduar idetë më premtuese që do të shndërrohen në ndërmarrje sociale me ndikim në komunitet. 💡

🤝 Këto sesione ofrojnë një hapësirë të vlefshme për mentorim, diskutim të strategjive të zhvillimit dhe përgatitje për fazën e mbështetjes financiare dhe teknike.

Ky aktivitet realizohet me mbështetjen e projektit "Mbështetje për Shoqërinë Civile në Kosovë", financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe implementuar nga LuxDev - Luxembourg Development Cooperation Agency, Agjencia e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor.

📍 Sot, Jakova Innovation Center pati kënaqësinë të presë në vizitë Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Shkëlqesi...
14/07/2025

📍 Sot, Jakova Innovation Center pati kënaqësinë të presë në vizitë Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Shkëlqesinë e Tij z. Aivo Orav, i shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Gjakovës, z. Ardian Gjini.

🤝 Gjatë takimit, diskutuan për projektet e deritanishme të mbështetura nga BE-ja dhe Komuna e Gjakovës, si dhe u theksua gatishmëria për bashkëpunime të reja në të ardhmen.

Address

189 Sylejman Hadum Aga
Gjakova
50000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Jakova Innovation Center posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Jakova Innovation Center:

Share