Handikos Gjakovë

Handikos Gjakovë Shoqata e paraplegjikëve dhe paralizës së fëmijëve të Gjakovës “Handikos Gjakovë“

Përkushtimi ynë ndaj fëmijëve shkon përtej ofrimit të shërbimeve të drejtpërdrejta. Ne besojmë se loja, argëtimi, social...
09/10/2026

Përkushtimi ynë ndaj fëmijëve shkon përtej ofrimit të shërbimeve të drejtpërdrejta. Ne besojmë se loja, argëtimi, socializimi dhe përjetimet e bukura janë po aq të rëndësishme për mirëqenien dhe zhvillimin e tyre. ❤️
Sot, fëmijëve tanë u dhuruam një ditë ndryshe, të mbushur me lojëra, të qeshura dhe çaste të paharrueshme. Gëzimi në sytë e tyre dhe buzëqeshjet e sinqerta na kujtojnë se lumturia shpesh fshihet në gjërat më të thjeshta.
Përmes aktiviteteve të tilla, synojmë të krijojmë hapësira ku çdo fëmijë ndihet i përfshirë, i vlerësuar dhe i lirë të shijojë bukurinë e fëmijërisë.
🌟 Sepse kujdesi për fëmijët nuk është vetëm mbështetje dhe shërbim, por edhe përkushtim për t'u dhuruar gëzim, dashuri dhe kujtime të bukura! 💙
Ky aktivitet u realizuar në kuadër të projektit “Ofrimi i shërbimeve bio-psiko sociale për personat me aftësi të kufizuara“ i financuar nga Komuna e Gjakovës dhe i implementuar nga Handikos Gjakovë

Për dikë mund të jetë vetëm një hap. Për një fëmijë dhe familjen e tij, mund të jetë një fitore e jashtëzakonshme.Çdo lë...
05/10/2026

Për dikë mund të jetë vetëm një hap. Për një fëmijë dhe familjen e tij, mund të jetë një fitore e jashtëzakonshme.

Çdo lëvizje e re, çdo përmirësim dhe çdo buzëqeshje e fituar me përpjekje ka një vlerë të pafund.

Përmes rehabilitimit fizik dhe fizioterapisë, me përkushtim, durim dhe shumë kujdes, i mbështesim fëmijët të zbulojnë forcën e tyre dhe të ecin përpara, hap pas hapi.

Ne besojmë në çdo përpjekje. Në çdo mundësi. Në çdo fëmijë.

Këto shërbime po ofrohen në kuadër të projektit “Përmirësimi i Shërbimeve Sociale për Personat me Aftësi të Kufizuara në Gjakovë” i financuar nga Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, i implementuar nga Handikos Gjakovë.

📚✨ Edukimi joformal – mësim, zhvillim dhe përfshirje!Në kuadër të Shërbimit të Edukimit Joformal në Handikos Gjakovë, fë...
01/10/2026

📚✨ Edukimi joformal – mësim, zhvillim dhe përfshirje!
Në kuadër të Shërbimit të Edukimit Joformal në Handikos Gjakovë, fëmijët dhe të rinjtë marrin pjesë në aktivitete të ndryshme edukative, kreative dhe zhvillimore, të përshtatura sipas nevojave dhe aftësive të tyre.
Përmes lojës, punës në grup, aktiviteteve kreative dhe mbështetjes profesionale, synojmë të krijojmë një ambient të sigurt dhe motivues, ku secili pjesëmarrës ka mundësi të mësojë, të shprehë veten, të zhvillojë aftësi të reja dhe të rrisë pavarësinë e tij.
💙 Çdo aktivitet është një hap drejt zhvillimit, gjithëpërfshirjes dhe mundësive të barabarta.
Këto shërbime po ofrohen në kuadër të projektit “Ofrimi i shërbimeve bio-psiko sociale për personat me aftësi të kufizuara“ i financuar nga Komuna e Gjakovës dhe i implementuar nga Handikos Gjakovë

💙 Një ditë e veçantë, plot emocione, buzëqeshje dhe mirënjohje!Me dëshirën e madhe të fëmijëve dhe të rinjve të Handikos...
29/09/2026

💙 Një ditë e veçantë, plot emocione, buzëqeshje dhe mirënjohje!

Me dëshirën e madhe të fëmijëve dhe të rinjve të Handikos Gjakovë për të kaluar një ditë pranë Policisë së Trafikut, sot patëm kënaqësinë dhe privilegjin ta realizojmë këtë dëshirë.

Ky takim ishte shumë më tepër se një aktivitet edukativ. Ishte një mundësi e bukur që fëmijët dhe të rinjtë tanë të njihen nga afër me punën e Policisë së Kosovës, me rregullat dhe sigurinë në komunikacion, por mbi të gjitha me njerëzit që çdo ditë kujdesen për sigurinë e qytetarëve tanë.

Shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë më të sinqertë për Policinë e Kosovës – Njësinë e Trafikut, për mikpritjen e jashtëzakonshme, përkushtimin, durimin dhe ngrohtësinë që treguan ndaj fëmijëve dhe të rinjve tanë. 👮‍♀️👮‍♂️

Faleminderit që gjetët kohë për ta, që iu përgjigjët pyetjeve të tyre, që ndatë përvojën tuaj dhe që ua dhuruat një ditë të mbushur me kujtime të bukura.

Për fëmijët dhe të rinjtë tanë, kjo ishte një përvojë që do të mbahet mend gjatë. Për ne, ishte edhe një dëshmi e bukur se bashkëpunimi, respekti dhe përkushtimi ndaj komunitetit krijojnë momente me vlerë të jashtëzakonshme.

Faleminderit nga zemra Kosovo Police Policisë së Kosovës dhe në veçanti Njësisë së Trafikut për gatishmërinë dhe mbështetjen tuaj.

Respekt dhe mirënjohje për punën që bëni çdo ditë!

Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të stafit dhe anëtarëve të Handikos Gjakovë,  u mbajt punëtoria me temën “Gjuha e ...
23/09/2026

Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të stafit dhe anëtarëve të Handikos Gjakovë, u mbajt punëtoria me temën “Gjuha e Lehtë”, e organizuar nga Caritas Kosova në kuadër të projektit ACTIVE.

Përmes shembujve praktikë dhe punës në grupe, pjesëmarrësit avancuan njohuritë për komunikim më të qartë, të kuptueshëm dhe të qasshëm për të gjithë.

Falënderojmë Caritas Kosova për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme në ngritjen e kapaciteteve dhe fuqizimin e anëtarëve tanë.

Shprehim mirënjohjen dhe falënderimin e sinqertë për Kryetarin e Komunës së Gjakovës, z. Ardian Gjini, për mbështetjen e...
17/09/2026

Shprehim mirënjohjen dhe falënderimin e sinqertë për Kryetarin e Komunës së Gjakovës, z. Ardian Gjini, për mbështetjen e tij të vazhdueshme ndër vite ndaj shoqatës sonë dhe personave me aftësi të kufizuara.

Falënderojmë gjithashtu Drejtorin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, z. Lulzim Goqi, për bashkëpunimin, përkushtimin dhe mbështetjen institucionale.

Një falënderim i veçantë shkon edhe për asambleistët e Kuvendit Komunal të Gjakovës, të cilët e votuan unanimisht këtë mbështetje, duke dëshmuar se përfshirja, mirëqenia dhe përmirësimi i shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara janë një përgjegjësi dhe prioritet i përbashkët.

Kjo mbështetje na jep mundësi që të vazhdojmë punën dhe shërbimet tona me edhe më shumë përkushtim për anëtarët tanë dhe familjet e tyre.

Sot, Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, së bashku me Drejtorin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Lulzim Goqi, pritën në takim përfaqësues të Shoqatës “Handikos” Gjakovë.

Gjatë takimit u nënshkrua kontrata e re për mbështetje financiare, përmes së cilës Komuna e Gjakovës vazhdon të përkrahë punën dhe shërbimet që kjo shoqatë ofron për personat me aftësi të kufizuara.

Kryetari Gjini vlerësoi angazhimin e “Handikos” dhe punën e vazhdueshme të stafit dhe bashkëpunëtorëve të saj, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit institucional në krijimin e mundësive dhe shërbimeve më të mira për personat me aftësi të kufizuara.

Komuna e Gjakovës do të vazhdojë të mbështesë iniciativa dhe organizata që kontribuojnë në përfshirjen dhe mirëqenien e qytetarëve.

Një moment shumë domethënës nga rrugëtimi i Akilit, i cili merr shërbime të fizioterapisë në Handikos Gjakovë, na rikujt...
15/09/2026

Një moment shumë domethënës nga rrugëtimi i Akilit, i cili merr shërbime të fizioterapisë në Handikos Gjakovë, na rikujtoi edhe një herë sa e rëndësishme është mbështetja e vazhdueshme për zhvillimin dhe përfshirjen e çdo fëmije.

Familja e Akilit shprehu mirënjohjen për punën dhe përkushtimin e fizioterapeutes sonë, ndërsa lajmi më i bukur ishte se Akili është regjistruar në Institucionin Parashkollor “Ganimete Tërbeshi” në Gjakovë.

Për ne, ky nuk është vetëm një regjistrim në institucion parashkollor. Është një hap i rëndësishëm drejt përfshirjes, socializimit, zhvillimit dhe pavarësimit të mëtejmë.

Për fëmijët me aftësi të kufizuara, qasja në arsim dhe pjesëmarrja e barabartë në jetën e përditshme janë thelbësore për zhvillimin e potencialit të tyre. Çdo fëmijë duhet të ketë mundësinë të mësojë, të luajë, të krijojë miqësi dhe të rritet në një mjedis ku ndihet i mirëpritur, i respektuar dhe i barabartë me të tjerët.

Çdo hap përpara ndërtohet përmes bashkëpunimit të familjes, profesionistëve, institucioneve dhe komunitetit.

Akilit i dëshirojmë shumë gëzim, miqësi të reja dhe përvoja të bukura në këtë kapitull të ri. 💙

Urojmë që çdo fëmijë, pa dallim, të ketë mundësinë të jetë pjesë e arsimit, të zhvillohet dhe ta ndërtojë të ardhmen e tij me dinjitet dhe mundësi të barabarta.

🤝 Miqësi pa kufij – Friendship without Borders 🩷Me shumë kënaqësi përmbyllëm takimin përgatitor me partnerët tanë nga Za...
14/09/2026

🤝 Miqësi pa kufij – Friendship without Borders 🩷

Me shumë kënaqësi përmbyllëm takimin përgatitor me partnerët tanë nga Zavod ZRIPS në Slloveni, në kuadër të shkëmbimit rinor që do të zhvillohet në muajin tetor.

Gjatë këtyre ditëve patëm mundësinë të diskutojmë, planifikojmë aktivitetet dhe të ndajmë ide për një shkëmbim sa më të suksesshëm, gjithëpërfshirës dhe me përvoja të reja për të rinjtë tanë.

Falënderojmë përzemërsisht Zavod ZRIPS për mikpritjen, bashkëpunimin dhe energjinë pozitive. Mezi presim muajin tetor dhe vazhdimin e kësaj miqësie të bukur pa kufij! 🌍💙

🤝 Friendship without Borders 🩷

We were very pleased to successfully complete the preparatory meeting with our partners from Zavod ZRIPS, as part of the youth exchange that will take place in October.

During these days, we had the opportunity to discuss, plan activities and exchange ideas in order to make the upcoming exchange successful, inclusive and full of new experiences for our young people.

We sincerely thank Zavod ZRIPS for their warm hospitality, cooperation and positive energy. We are looking forward to October and to continuing this beautiful friendship without borders! 🌍💙

Sot patëm kënaqësinë të zhvillojmë një vizitë në Qendrën për Punë Sociale në Gjakovë, ku u pritëm nga drejtoresha, znj. ...
08/07/2026

Sot patëm kënaqësinë të zhvillojmë një vizitë në Qendrën për Punë Sociale në Gjakovë, ku u pritëm nga drejtoresha, znj. Jozefina Osmani.

Me këtë rast, znj. Osmani i uruam suksese në detyrën e saj të re dhe shprehëm gatishmërinë për të vazhduar e forcuar bashkëpunimin ndërinstitucional, në funksion të mbështetjes dhe përmirësimit të cilësisë së jetës së personave me aftësi të kufizuara dhe familjeve të tyre.

Jemi të bindur se përmes partneritetit, komunikimit dhe angazhimit të përbashkët do të vazhdojmë të ndërtojmë iniciativa me ndikim pozitiv për komunitetin.

Sot,  zhvilluam një sesion informues mbi sigurinë në internet dhe rrjetet sociale. Diskutuam për mbrojtjen e privatësisë...
01/07/2026

Sot, zhvilluam një sesion informues mbi sigurinë në internet dhe rrjetet sociale. Diskutuam për mbrojtjen e privatësisë, përdorimin e përgjegjshëm të rrjeteve sociale dhe mënyrat për të qëndruar të sigurt në botën digjitale.
💙 Një hap më shumë drejt një interneti më të sigurt për të gjithë.

Address

Rruga Tivari
Gjakova
50000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

+383390310150

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Handikos Gjakovë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Handikos Gjakovë:

Shortcuts

Share