Fshati Babaj i Bokes, Gjakovë

Fshati Babaj i Bokes, Gjakovë Fshati Babaj i Bokës shtrihet në anën perëndimore të Komunës së Gjakovës në kufirin Kosovë - Shqipëri/ Kufiri i viteve të 1913. Shkruar nga Muharrem Miftari

Fshati Babaj Bokes është në lartësin mbidetare 470-485 metra, me siperfaqe rreth 5,4 km katrorë. Fshati Babaj Bokes gjindet ne kilometrin e 7-të ne perendim te qytetit Gjakovë. Shtrihet afër brigjeve të lumit Erenik, i cili ja shton edhe më shumë bukurinë me një peizazh shumë atraktiv, po ashtu për rreth fshatit shtrihen edhe Bokat me te cilat lidhet emri i fshatit dhe vet gjeneza e tij. Sipas

gojdhënave fshati Babaj Bokes është banuar diku ne kohen bizantine. Fshati ka rreth 1200 banorë e mbi 120 familje ose shtepi, i banuar me familje kryesisht shqiptare të religjionit mysliman dhe përbehet nga dy fise (Berishë dhe Kastrat). Emri Babaj Bokes është emer shqip e plot domethënës ku flitet per një plakë te menqur te kohës që të tjeret e quanin Babaj i Bokes Këtë emer e mban qe atëher e sotë me plot krenari. Fshati u themelua pas dyndjes te popullit shqiptar nga kater ; Leka-Gjoni-Bala dhe Kola te cilet u vendosen rrez maleve te fshatit ku edhe sotë flasin gjurmet e themelet e shtëpive të tyre si edhe emrat e vendeve ku ishin vendosur . Me kalimin e kohes ata dhe niprit e tyre zbriten ne pjesen e ultë të fshatit ku edhe sotë gjendet dhe shtrihet fshati..

Address

Gjakova
50000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Fshati Babaj i Bokes, Gjakovë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share