07/10/2026
Dy ekipe nga Kosova vazhdojnë rrugëtimin në AI4Society! 🏆
Nga 213 aplikantë, 28 të rinj në 10 ekipe përfaqësuan Kosovën në Hackathonin e mbajtur më 25-27 shtator në Tiranë, duke punuar mbi sfida reale të Komuna e Gjakovës.
🍯 HoneyFresh - Lumi Zhubi dhe Lir Ballata - fitoi çmimin për Kosovën. Në fazën e ardhshme, ekipi do të zhvillojë më tej një zgjidhje për raportimin e qytetarëve dhe menaxhimin e kërkesave në Komunën e Gjakovës.
💡 StackNova - Hygerta Hulaj, Leonita Murati, Leonita Mataj dhe Arlinda Aliçkaj - u përzgjodh gjithashtu për të vazhduar programin, si ekipi më i vlerësuar nga Kosova në një tjetër fushë të sfidave. Ato do të punojnë në një zgjidhje për menaxhimin digjital të granteve dhe subvencioneve në Komunën e Gjakovës.
Tani, të dy ekipet vazhdojnë me fazën e mentorimit, ku do t’i zhvillojnë dhe validojnë më tej zgjidhjet e tyre, përpara se t’i prezantojnë ato para përfaqësuesve të Komunës së Gjakovës.
Urime HoneyFresh dhe StackNova, dhe faleminderit të gjithë të rinjve që përfaqësuan Kosovën në këtë edicion.✔️
AI4Society mbështetet nga Open Society Foundations Western Balkans dhe realizohet së bashku me partnerët e programit.